Artan Xh. Duka: Gur-gur bёhet… urё!
Nuk del “demode”
Pavarёsisht arritjeve tё jashtёzakonshme tё qytetёrimit pas Luftёs sё Dytё Botёrore nga demokracia e shteti ligjor, kultura, mjekёsia, teknologjia, udhёtimet e zbulimet hapsinore, komunikimi e transporti, mirёqёnia sociale etj, prapё qytetёrimi vazhdon tё bёjё “lopёn” me luftrat qё nuk dalin kurrё “demode”.
Tragjedi e drama pafund, si dikur nё lashtёsi e Mesjetё, me ndryshimin se sot turpi i qytetёrimit ёshtё shumёfish sepse jo vetёm dimё mё shumё (historia, vetёdija planetare etj) por edhe kemi shumё herё mё tepёr mundёsi pёr t’i shmangur e ndaluar ato.
Po aq sa bori vdekjeje e rrёnimi pёr tё sotmen, luftrat mbeten edhe kёmbana paqeje e rikujtese pёr tё ardhmen. Njё jetё kemi dhe elitat politike nuk duhen lejuar tё abuzojnё me lojra e retorika luftёnxitёse “patriotizmi”, kufinjsh etj qё nisin luftra si pa tё keq e marrin nё qafё breza kur dihet qё ato bitisen, prapё si pa tё keq tryezave me shtrёngime duarsh, premtime solemne e poza heroi pёr medalje Nobel ndёrkohё qё qytetari tashmё ka shkuar mish pёr top!
Lufta nё Ukrainё nuk bёn pёrjashtim dhe pёrgjegjёsia pёr tё nuk fillon e mbaron vetёm me atё qё shkrepi pushkёn e parё. Ajo zё fill mё herёt dhe i paraprin luftёs dhe pavarёsisht ndarjes agresor-viktimё mё pas, kjo luftё do tё mbetet dёshmi e dёshtimit historik tё mbarё qytetёrimit europian pёr tё ruajtur paqen e ҫmuar nga viti 1945 nё kontinent.
Europa investoi shumё e gjatё qё tё shndёrrohej e njihej si etalon paqeje e demokracie nё botё. Projekti BE bёri qё pёr shumё breza paqja e harmonia mes kombeve tё merrej e mirёqёnё aq sa mesa duket luftrat e historia u “harruan” pa ndodhёn dhe drama si ato nё ish-Jugosllavi apo Ukrainё. E kur harrohet historia, ёshtё lufta qё t’a rikujton me faturё tragjike atё! Lufta nё Ukrainё nuk po bashkon Europёn por po e ndan atё sepse “muri” nuk simbolizon bashkim ndaj qё popujt tё jenё bashkё duhet qё gur-gur tё bёhet urё!
Ura afrimi apo mure largimi!
Europёs, BE, nuk i shkon roli i “breshkёs” qё struket nё zhguall e bashkohet kёtej “murit” kur fryjnё erёra lufte e paqja e demokracia trazohen nё kontinent. Si luftё “civile” nё kontinent, edhe barra e zgjidhjes sё konfliktit nё Ukrainё bie sё pari mbi ata qё ndajnё fatin nё kontinent.
Pёrtej pёrgjegjёsive tё luftёs, pёr tё cilat koha e drejtёsia do tё bёjnё tё tyren njё ditё, kjo luftё nuk duhet tё niste e mosparandalimi i saj pёrbёn dёshtim paneuropian. Tё paktёn tani, Europa e BE duhet tё bёjnё tё tyren qё kjo luftё tё ndalet njё orё e mё parё e pa lёnё pasoja afatgjata pёr brezat qё nuk na kanё ndonjё borxh t’u lёmё “stafetё” mosbesim e armiqёsi nё kontinent.
Europa qё vuajti pasojat e Luftёs sё Ftohtё e “mureve” tё saj, nuk bёn tё pёrjetojё njё tё dytё tani e kjo nuk ёshtё thjesht ҫёshtje superfuqie ushtarake por edhe diplomatike pёr tё cilёn ajo ka nam e pёrvojё. Vetё koncepti i BE bazohet tek diplomacia si levё paqeje kur afroi Gjermaninё e Francёn e garantoi paqe afatgjatё mes armiqve shekullorё, pёrvojё kjo e vyer qё pёrdoret sot edhe nё qasjen ndaj “fuҫisё sё barutit” nё Gadishullin Ilirik.
Paradoksalisht, kjo qasje nuk u dёshmua efektive, pёr tё mos thёnё qe kundёrproduktive, nё rastin e Rusisё pas shpёrbёrjes sё BRSS. Ajo qё dominoi pas luftёs sё Ftohtё ishte retorika e ngadhnjimit dhe ndikimi pёrmes zgjerimit (ish-republikat sovjetike, vёndet lindore) qё u perceptua si rrethim e karshillёk nga tjetri “matanё” dhe kjo nuk kontribuoi sa e si duhet nё klimёn e besimit nё kontinent.
Fjala peshon mё shumё se pushka dhe nёse Europa nuk ёshtё superfuqi ushtarake, ajo mbetet superfuqi diplomatike ndaj dhe duhet tё sillet si e tillё. E keqja e luftёs nё Ukrainё nuk ka fund ndaj duhet ndaluar para se tё jetё aq vonё sa paqja e mirёbesimi tё shndёrrohen nё pamundёsi e njё luftё e dytё e Ftohtё tё pllakosё nё kontinent.
Sesa armatimi nё kurriz tё mirёqёnies e shёrbimeve publike, urtёsia e do qё Europa, BE, tё bёjё tё sajёn duke marrё rol parёsor pёr tё ulur palёt qё nesёr nё tryezё. Qasja amerikane e izraelite qё krahas luftёs mbajnё vetё apo pёrmes tё tretёve (Pakistani, Katari etj) tё hapura edhe kanalet e komunikimit me kundёrshtarёt, duhet tё pёrdorej me kohё nё Europё ndaj konfliktit nё Ukrainё.
Diplomacia ёshtё sinonim pёr Europёn dhe hezitimi ёshtё absurd e fatal pёr paqen nё kontinent. Rruga diplomatike mbase ёshtё mё e ngatёrruara por mbetet mё humanja, mё demokratikja, mё dinjitozja etj dhe pёr cinikёt, mё e lira! As mё shumё e as mё pak se ajo qё BE po i kёrkon Sёrbisё e Kosovёs qё e ardhmja tё mos mbetet peng i sё shkuarёs me integrimin drejt nё BE por qё vetё nuk e zbaton ndaj Rusisё.
Diplomacia e politika do tё bёjnё tё tyren nga ngrirja e konfliktit, rajonet e pretenduara, kufiri, tё drejtat kombёtare, shpagimi e drejtёsia etj por nё thelb, hapja mbetet e vetmja qasje qё garanton paqe e mirёbesim reciprok pakthim sikurse edhe vetё realiteti BE dёshmon.
Nuk ёshtё e thёnё qё Rusia tё ftohet nё BE pa kontinenti tё gjejё paqen qё meriton (ndonse kjo nuk do tё ishte pa interes). Hapja si premisё paqeje e bashkёpunimi nuk ёshtё eskluzivitet i anёtarёsimit nё BE sikurse realiteti norvegjez, zvicerian, britanik etj tregon. Hapja vlen kur ajo nuk bёhet pёr elitat por pёr shoqёritё qё ato tё shkojnё e tё vijnё, rinia tё vizitojё, njohё, studiojё e jetojё ku dёshiron nё kontinent etj. BE mbetet e paplotёsuar e kontinenti i pabashkuar sa kohё Rusia, Ukraina etj vёnde ende “matanё” nuk janё pjesё e kёtij mozaiku paqeje si “vaksina” mё efektive ndaj ҫdo pёrplasje, karshillёku e kanosjeje lufte nё kontinent.
Qasja drejt paqes ёshtё hapja dhe jo armatosja, nacionalizmi folklorik, “djathtizmi” politik qё pёr vota braktis moderimin nё favor tё ektremizmit, prapaktheu ekonomik anti-planet me rikthimin tek qymyri, gazi e nafta pёr tё pёrballuar kostot marramёndёse tё armatimit (mbyllja e Hormuzit nuk do tё pёrbёnte problem nёse marrёdhёniet me Rusinё do tё ishin ndёrtuar e mbajtur si duhet) etj.
Hapja vulos paqen nga “poshtё”
Ndonse kundёrshtarin nuk e zgjedh, ndonjёherё ia jep edhe vet njё dorё atij dhe kjo vlen edhe pёr politikёn ndёrkombёtare. Vlerat demokratike nuk imponohen e importohen por reklamohen qё shoqёritё dhe rregjimet “matanё”, herёt a vonё, tё reagojnё e tё ndryshojnё se ashtu si Roma, edhe demokracia nuk bёhet nё njё ditё.
Politika e strategjia e jashtme nё Europё e BE nuk duhet tё bjerё pre e drejtuesit tё rradhёs gjetiu nё botё. Marrёdhёniet mes kombeve e popujve i tejkalojnё ato mes drejtuesve dhe ashtu sikurse marrёdhёniet me SHBA duhet tё mbeten parёsore pavarёsisht presidencёs sё rradhёs atje, ashtu edhe lufta nё Ukrainё nuk duhet tё jetё sebep pёr mure por kёmbёngulje pёr ura e hapje nё kontinent. Pjekuria e urtёsia, qoftё dhe ajo biblike qё Europa e krishterё trumbeton, e do qё tё shtrihet dora ndaj tjetrit e tё ulesh nё tryezё pёr tё ngjizur mirёbesim e bashkёpunim afatgjatё.
Europa, BE duhet tё dёshmojё se mёsoi prej Luftёs sё Ftohtё e pёrpara nuk ecet me premisёn se gjёrat e drejtuesit “matanё” nuk ndryshojnё mё. Ajo duhet tё vazhdojё tё japё shёmbullin nё botё se diplomacia vlen mё shumё se armatimi duke e nisur nga “oborri” i saj nga zgjerimi pa vonesa, funksionimi efikas nё Bruksel, ndalimi urgjent i luftёs nё Ukrainё, hapja e mbarё kontinentit nё favor tё paqes e mirёbesimit etj.
Koha bёn tё vetёn dhe nёn presionin publik edhe drejtuesit “matanё”, nё mos ndryshojnё, ikin njё ditё dhe hapja mes popujve mbetet e pashmёngёshme e do tё ndodhё vetvetiu duke bёrё qё paqja dhe jo lufta, tё jetё nё “modё”. Pёr paqen nuk duhet lejuar tё na kujtojё lufta ndaj dhe hapja mes popujve dhe paqja nga “poshtё” qё pason, vetёm ajo garanton dhe e shndёrron paqen nё “default” apo tё vetmen rrjedhojё pakthim.