Avdulla Kënaçi: Portreti i grirë me thikë
Tregim
1.
Pema e mollës që kam mbjellë në kopsht u bë shkak për njohjen me Shabiun. Realisht, na lidh diçka tjetër: librat dhe jo kopshti. Nuk më pëlqen t’i jap hua librat e mi, aq më tepër këtu në Kanada, ku jetoj prej më shumë se një dekade. Por me Shabiun ishte ndryshe. Më besoni, ai më zuri ngushtë. Refuzoi të merrte shpërblim për krasitjen e pemëve, veç më kërkoi hua një libër të zgjedhur në gjuhën shqipe. Ia dhashë me mëdyshje. Pas një jave ma ktheu dhe kërkoi një tjetër, e kështu me radhë. Nuk u ndal më. Ishte tepër korrekt, i heshtur dhe i sjellshëm, gjë që mua më mjaftoi. Them se u bëmë miq. Pas leximit, atij i pëlqente të bisedonim për subjektin dhe unë nuk ia prishja; madje rrekesha të kuptoja se si i konceptonte ai ngjarjet, lojën e shkrimtarit dhe mesazhet që fshiheshin pas tyre. Nën atë qetësi prej intelektuali provincial, dukej sikur fshihte një botë që ende nuk e kisha zbërthyer plotësisht.
Ja tek u duk përsëri te porta e kopshtit. Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë ishte i zbehtë në fytyrë, me tipare të tendosura dhe vështrim të shpërqendruar. Ndoshta ka punuar me orar të zgjatur, mendova. Ecte sikur po i merreshin këmbët. Nisa të vras mendjen se cilin libër tjetër duhej të zgjidhja për ta këmbyer me të parin. Bëra të ngrihem nga karrigia portative, por ai ma bëri me shenjë të mos lëvizja. Më tha se kishte dëshirë të rrinim në verandë, aty ku më gjeti duke lexuar.
– Ke më nga ai konjaku “Skënderbeu”? Kam nevojë të mbledh trurin, – tha i dëshpëruar dhe pak si i përhumbur.
Diçka e rëndë duhej t’i kishte ngjarë. Ishte hera e parë që guxonte ta kërkonte vetë pijen alkoolike, para se t’ia ofroja unë.
– Janë mirë në Kosovë? Ke kohë që ke folur me prindërit? – pyeta i merakosur, duke lexuar trazimin në sytë e tij. Nuk e kisha parë kurrë në atë gjendje. U përpoqa të lexoja në mendjen e tij, por ai nuk më la të hamendësoja më gjatë.
– Më braktisi Liridona, – tha me zë të dridhur, teksa me dorën e djathtë bëri ca lëvizje të prera, plot nervozizëm në ajër.
– Liridona? Mos more, nuk më besohet… Po si kështu? Kishte ndonjë arsye? – pyeta i habitur dhe njëkohësisht i shqetësuar.
– Arsye?! Kurrë nuk i kam kuptuar gratë, aq më tepër këto të rritura në Kanada! – u përgjigj Shabiu duke shtrënguar nofullat.
Ajo butësia e tij e zakonshme u zhduk për një çast, duke lënë vendin për një inat të ftohtë, gati përbuzës. Instinktivisht bëra një përpjekje për ta zbutur situatën:
– Shiko, nganjëherë mendësia e vjetër na tradhton; mos e ke fyer rëndë, apo mos ke ngritur dorë mbi të? Si ka mundësi të të braktisë kështu, pa pritur e pa kujtuar, pa asnjë paralajmërim?!
– Iku me atë piktorin prej Tirane! Me atë maskara, atë mashtrues, Genti Kodrën! – shpërtheu ai, me zërin që i çirrej nga mllefi.
– Ndalu pak, o Shabi, frenoje gjuhën! Po ti sikur më ke thënë se ai piktori është në moshën e babait të saj, – shtova unë duke mos e besuar plotësisht.
– Kjo më habiti edhe mua. Pse pikërisht me atë?!
Nuk isha në gjendje t’i jepja një këshillë të saktë. Duke dëgjuar vetëm njërën palë, ishte shumë lehtë të gaboja. Kështu, u përpoqa vetëm ta qetësoja; i thashë të ruante gjakftohtësinë dhe të mos bënte asnjë hap të nxituar pa u këshilluar me njerëzit e ligjit, aq më tepër këtu në Kanada, ku rregullat mbrojnë më së pari gruan.
– Gjithë natën nuk kam vënë gjumë në sy, – vazhdoi ai, duke më lënë edhe më të hutuar. – Kur mbeta vetëm, mendova se ishte një kërcënim i zakonshëm i saj, një presion psikologjik ose shaka, dhe se ajo do të kthehej. Sot më mori në telefon dhe më dha ultimatumin. Më jep vetëm një javë kohë sa të gjej banesë tjetër.
– Shtëpia është në emrin e saj? – e pyeta, duke dashur të sqaroja këtë pikë të ndjeshme në marrëdhëniet në çift.
– Po, në emrin e saj. Banesën ia kanë bërë dhuratë vëllezërit kur vendosëm të martoheshim. Vetëm asaj i kanë lënë edhe aktin e pronësisë.
– Ke folur me kunetërit, me vëllezërit e saj, ballë për ballë për këtë ngjarje?
– Asnjëri prej tyre nuk ma hap telefonin. E di, ata lozin mendsh pas saj, e shohin si shenjtore, të pagabueshme, e kanë si engjëllin e familjes. As duan t’ia dinë për mua dhe fjalën time. Vetëm atë besojnë. Edhe më parë, si me shaka, më thërrisnin “kollovar”.
– Po, e di kuptimin e kësaj fjale, – i thashë me zë të ulët. – Vjen nga sllavishtja e jugut dhe ka kuptimin “i zhveshur” ose “pa gjë”. Në shqipen time krahinore i themi “vjen në dasmë me lugë në brez, vetëm për të ngrënë”. Kjo fjalë mbart një peshë të rëndë përbuzëse, sidomos për krenarinë e një burri.
Dhe pikërisht aty kuptova se kjo fjalë i kishte gërryer sedrën Shabiut shumë më tepër nga sa pranonte të thoshte.
2.
Nuk e di, por argumentet që parashtroi Shabiu nuk më bindën; ose kishte lënë diçka të errët pa thënë, ose kërkonte me çdo kusht ta nxirrte atë fajtore. Vras mendjen të gjej se çfarë arsyeje të fortë ka pasur Dona, siç i thërrasin në Kanada, që ka arritur deri te ndarja. Nuk e gjej dot me kaq informacion sa kam.
E njoh prej kohësh si vajzë të ekuilibruar, me një karakter të fortë e të kristaltë. Gjithnjë ka rënë në sy gjatë mbrëmjeve të komunitetit, sidomos në festat e Nëntorit, kur vishet me kostum popullor dhe del në krye të manifestuesve me flamurin kombëtar. Të jep përshtypjen se është ende një adoleshente, për shkak të fytyrës së saj të imtë dhe flokëve të prerë shkurt, model kalipso, me baluke mbi ballë. Flet një anglishte të kulluar dhe televizionet gjithnjë atë intervistojnë kur bie fjala te shqiptarët. Nëpër evente merr rolin e moderatores: e guximshme, e butë, e çiltër dhe brisk nga goja, pa komplekse dhe e përzemërt me të gjithë. Kam formuar bindjen se është racionale dhe e përpiktë, shumë më e pjekur se mosha që ka. Tek portreti i saj mbizotëron harmonia; është mendjehapur, elegante, por edhe e ndjeshme e delikate njëkohësisht.
Ma ka rrëfyer vetë jetën e saj. E kujton si një ëndërr të keqe shpërnguljen – më saktë, dëbimin me forcë nga Kosova. Ishte kohë lufte. Udhëtimi bëhej kryesisht natën, brenda karrocerisë së një rimorkioje të mbuluar me mushama, që tërhiqej prej një traktori. Familja e saj, me katër vëllezër, dy pleq dhe disa bashkëfshatarë, kishte tri ditë që udhëtonte përmes rrugëve me baltë, ku dukeshin gjurmët e tankeve dhe kamionëve ushtarakë. Herë pas here dëgjoheshin krisma armësh, britma dhe rënkime. Sa herë dëgjonte shpërthime, Liridona zhytej midis thasëve me tesha, sup më sup me vëllezërit. Ata ishin të gjithë me trup të imtë dhe dukeshin më të vegjël nga mosha e vërtetë. Liridona ishte më e vogla, as gjashtë vjeçe.
Siç mësoi më vonë, që ata të kalonin, gjyshi paguante ushtarët serbë në çdo postbllok. “Shporruni sa më shpejt në atdheun tuaj!” – bërtisnin ata pasi merrnin markat gjermane.
– Paraja e bardhë, për ditë të zezë, – thoshte gjyshi plak kur largohej prej tyre. Ai pranonte ta shanin, ta godisnin me qytën e automatikut, ta poshtëronin, vetëm që fëmijët dhe gruan të mos ia preknin. Dhe ia doli. Kur kaloi kufirin shqiptaro-shqiptar, zbriti nga traktori, u ul në gjunjë, puthi tokën dhe thirri me të madhe:
– Merrni frymë lirisht, mbërritëm në Shqipni! Tash nuk ka ma militarë serbë. Jemi të lirë…
Jehona e zërit të tij u përplas në shpatet e maleve, duke u përzier me gjëmimin e aeroplanëve të NATO-s që vinte si një bekim nga qielli. Bashkëfshatarët dhe të pesë fëmijët flakën mushamanë gri dhe u ngritën me rrëmbim në këmbë. Ishin të palarë, të uritur, por të gëzuar. Kishin shpëtuar nga vdekja.
Në Shqipëri kishte qetësi, por shumë varfëri. Vendasit ishin të dashur e të përzemërt. I pritën si vëllezër e motra të një gjaku e të një gjuhe. Kudo flitej vetëm shqip. Familja kosovare për të cilën bën fjalë ky tregim qëndroi për tre muaj në një apartament në Plazhin e Durrësit, derisa babai i tyre mbërriti nga Kanadaja dhe i tërhoqi të gjithë, me përjashtim të pleqve. Ata nuk pranuan; u kthyen në Kosovën e lirë së bashku me traktorin e rrugës së mundimshme. U ndanë me lot në sy, por të lumtur që po ktheheshin në trojet e tyre.
3.
Kanadaja ndryshonte krejtësisht nga Kosova dhe Shqipëria. Nuk kishte male fare; nga të katër anët e horizontit shtrihej vetëm qiell dhe gjelbërim. Kupa e qiellit ngjante më e madhe se në vendlindje. Rrugë të gjera, fusha me bar, pyje, parqe dhe ujëra të ëmbla. Ai që Liridonës iu duk si deti në Durrës, qenkësh liqeni i Ontarios, pa anë e pa fund. Njerëz nga të gjitha racat e botës qarkullonin pa bujë, secili në punën e vet.
Babai punonte pa u lodhur në një kompani pastrim-gjelbërimi, madje edhe fundjavave. Vëllezërit u regjistruan në kampet verore, ndërsa Liridona mbeti me të ëmën në shtëpi. Kur erdhi shtatori, u regjistrua në klasën e parë në një shkollë publike afër bllokut ku jetonin. Vëllezërit kujdeseshin për të si për sytë e ballit; ishte më e përkëdhelura dhe më e mbrojtura në familje. Koha ecte dhe çdo vit ajo bëhej më e bukur, trupdrejtë dhe e shkathët, si një lastar në lulëzim.
Vëllezërit, sa mbushnin moshën tetëmbëdhjetë vjeç, njëri pas tjetrit linin shkollën për të punuar me të atin në ndërtim, ndërsa për Liridonën babai vendosi prerë: ajo duhej të merrte diplomën e universitetit. Duhej të kishin edhe ata në familje një pjesëtar të arsimuar. Në shkollën e mesme, Liridona u aktivizua me grupin e valleve popullore të shoqatës shqiptare. Binte në sy mes moshatareve për bukurinë dhe energjinë e saj. Gjatë pushimeve të verës kthehej rregullisht në Kosovë, sepse e merrte malli për gjyshërit dhe fshatin.
Në vitin e dytë të universitetit u njoh me Shabiun. Ai punonte në një nga ministritë në Prishtinë dhe kishte mbaruar për agronomi në Universitetin e Kamzës, në Tiranë. Thuhej se kishte qenë studenti më i mirë i kursit. Halla e tij, e martuar brenda fisit të Liridonës, sa herë e shihte, nuk linte rast pa i vënë në dukje se shkonte shumë si çift me nipin e saj. Më në fund, Liridonës iu sos durimi:
– Ku e di ti që unë nuk kam një të dashur në Kanada? Pastaj, Kosova ka vajza të mira e të bukura sa të duash, sidomos Prishtina ku ai punon, – iu përgjigj ajo lirshëm, por me vendosmëri.
– Unë e kam për të mirën tënde, Liridona.
– Ka ikur koha e shkuesive, unë jam rritur ndryshe. Nuk më pëlqejnë krushqitë e llogaritura. E zëmë se yt shoq, kushëriri im i parë, të ndau; atëherë i bie ta prish edhe unë familjen? – iu përgjigj prerë.
Pas asaj bisede, halla e Shabiut u tërhoq. Por, kur Liridona u kthye në Kosovë pas diplomimit, dy shoqe e ftuan për një javë pushime në bregdetin e Ulqinit. U habit kur aty u ndodh edhe Shabiu me familjen e vet. Në Ulqin, rrugët zbresin si një hinkë drejt detit dhe kudo flitet shqip; doemos do të përplasesh me pushuesit. Shabiu nuk ia ndante sytë për asnjë çast. Ishte djalë i urtë, i qetë dhe tepër i sjellshëm. Nuk e ngrinte kurrë zërin. Kishte sy të zinj në formë bajameje, trup të drejtë dhe mollëzat e faqeve pak të dala.
– Ky djalë qenka i bezdisshëm, – u tha ajo shoqeve, kur për herë të tretë Shabiu po paguante akulloret që kishin porositur.
– Sa të shoqërohemi me ty, akulloret do t’i kemi falas! – qeshi njëra prej tyre. – Shabiut i ka rënë në kokë për Kanadanë.
Liridona u skuq gjer në rrëzë të veshëve. I erdhi turp që shoqet e kishin kuptuar synimin e tij, por e mbajti veten. Shkoi te banaku, pagoi dhe i tha kamarierit t’ia kthente paratë mbrapsht “atij djalit me këmishë të bardhë”.
Por historia nuk mbaroi aty. Gjyshi, për të cilin ajo kishte një dobësi të pashpjegueshme, sa u kthyen në fshat e thirri veçmas. I përkëdheli flokët me dashuri dhe i foli me zë të ngrohtë, të dridhëruar nga vitet:
– E mira dhe e bukura e gjyshit, zana e maleve, Liridona… Gjyshi ka një maraz të madh: dua të martohesh me një shqiptar nga Kosova. Ai djali që punon në Ministri është nga familje e mirë. Kam pyetur shumë për të. Ka shkollë të lartë si ti. Pa mendoje edhe një herë. Nuk pritet lisi me një të rënë të sopatës. Unë jam me sot e me nesër; dua të të shoh nuse sa më parë.
– Ta mendoj, gjysh, – iu përgjigj ajo, duke mos dashur t’ia thyente zemrën.
Kujtoi tri ditët e tmerrshme të eksodit dhe sakrificën e tij mbinjerëzore mes tankeve serbe. Të nesërmen, pas një nate pa gjumë dhe plot dilema mes zemrës së saj të lirë dhe detyrimit moral ndaj gjyshit, pranoi: “Pajtohem me propozimin tuaj, megjithëse nuk jam plotësisht e bindur”.
4.
Pata ndjesinë se midis meje dhe Shabiut, në heshtje, kishte kaluar mjaft kohë. Rrezet e diellit përthyheshin në mijëra shufra të arta nëpër gjethet e mollës. Vura re gotën e tij të konjakut; ishte zbrazur deri në pikën e fundit. Ia mbusha përsëri.
– Tani më thuaj, mik i dashur, çfarë hyj unë në këtë mes? Këto janë probleme të brendshme familjare, – e pyeta me mëdyshje.
– Ashtu është, por këtu jemi në vend të huaj. Mendoj se duhet ta qortosh piktorin. Po më shkatërron familjen. Gjithnjë kam dyshuar te miqësia e Liridonës me Genti Kodrën. Edhe miqësia ka një kufi!
– Je i sigurt se mbrëmë Liridona ka shkuar tek ai?
– Jo, por dyshoj… madje jam plotësisht i bindur.
– Më dëgjo me kujdes, – i thashë unë. – Nuk ta jap fjalën, do ta mendoj mirë. Ndoshta bëj diçka, – iu përgjigja shkurt e prerë.
E përcolla deri te porta. E ndoqa me sy teksa ecte drejt makinës; me ato supet e rëna, më ngjau sikur ishte plakur brenda një nate.
Hekuri rrihet sa është i nxehtë, mendova. Vërtet ta ketë bërë këtë poshtërsi piktori, patrioti im? Me Gentin nuk kisha bërë ndonjë bisedë të gjatë; e njihja nga shoqata. Njeri i qetë, me flokë të thinjur dhe sy plot dritë. Nuk më besohej që një artist me emër e dinjitet të sillej si një aventurier i rëndomtë. Pse ta shqetësoj atë?! Më mirë të takoj Liridonën.
Ajo punonte në një bankë aty afër, në sektorin e kujdesit për klientin. Kisha një orë kohë para se të mbyllej orari. Duke llogaritur trafikun, për dyzet minuta isha aty. Gjatë rrugës më kumbonin në vesh fjalët e tim eti, ndjesë pastë: “Dëgjo një e gjyko dy, nuk ka mundësi të bëhet. Duhet t’u vësh veshin të dyja palëve”.
5.
Liridona ishte vërtet një vajzë fisnike. Sa më pa te dera e bankës, buzëqeshi dhe ma bëri me shenjë të afrohesha.
– Me çfarë mund t’ju ndihmoj? – më pyeti në anglisht, me mirësjelljen e saj profesionale.
I thashë në shqip se nuk ishte punë banke, por duhej të bisedonim diku jashtë. Pranoi menjëherë, mori leje nga menaxheri dhe pas pak u ulëm në një tavolinë të veçuar te kafeneja “Second Cup”, përballë bankës. Nuk kishte grim në fytyrë dhe as unaza në gishtërinj. Hija e një lodhjeje të thellë i kishte rënë mbi sytë e saj të zgjuar.
– Ne shqiptarët jemi pak këtu, – e nisa unë bisedën, – dhe nganjëherë e kemi fajin vetë për tragjeditë tona.
Ajo u vrenjt në fytyrë dhe ndërhyri menjëherë, me një qartësi që më befasoi:
– E kuptoj që dini diçka. Habitem sa shpejt e keni marrë vesh, sepse këtë ngjarje e dinë vetëm vëllezërit e mi. Si e mësuat?
– Sot tek unë ishte Shabiu. Ishte i dërrmuar. Ai nuk e di që kam ardhur këtu; e vendosa vetë, sepse nuk mund të gjykoj pa dëgjuar të vërtetën.
– Po, Shabiu nuk ka leverdi të dalë e vërteta, – tha ajo me një buzëqeshje të hidhur.
– Mos më thuaj që ka vënë dorë mbi ty! – thashë i shqetësuar.
– Akoma më zi. Është e vërtetë që e kam braktisur dhe i kam kërkuar të largohet nga banesa ime. Vendimin e mora mbrëmë, bashkë me katër vëllezërit e mi. Ata u tërbuan kur mësuan arsyen. Dy prej tyre deshën ta zgjidhnin konfliktin “shqiptarçe”, por vëllai i madh dhe unë i ndaluam. Nuk mund të bëhemi objekt i policisë kanadeze.
– Më trego nga fillimi, të lutem. Unë kisha përshtypjen se Shabiu ishte djalë i kulturuar, i urtë dhe që lexonte shumë libra.
– Kështu mendoja edhe unë, por gjyshi im thotë se duhet të hash një thes me kripë që ta njohësh tjetrin.
– Mos u bë shkak për prishjen tuaj piktori Gent Kodra?
– Ja pra, ua paska thënë edhe juve! – Liridonës iu mbushën sytë me lot, por zëri nuk iu drodh; brenda saj po fliste krenaria e lënduar. – Gent Kodra është njeriu më i pafajshëm në këtë histori. Është turp t’i zihet emri në gojë.
Banakierja thirri se kafet ishin gati. Liridona i mori, u ul, rrufiti pak dhe me një shqipe letrare të pastër, ia nisi rrëfimit:
– Gent Kodrën e njoh prej shtatë vjetësh. Është shpirti i Shoqatës. Bën ato punë të heshtura që nuk i merr përsipër askush, pa kërkuar as dekorata e as duartrokitje. Ai më bindi të vishja kostumin popullor dhe të mbaja flamurin gjatë manifestimeve tona, si komunitet shqiptar. Duke parë fisnikërinë dhe patriotizmin e tij, vëllezërit dhe prindërit e mi e bënë mik të shtëpisë. Mosha e tij nuk më pengonte të flisja me të për gjithçka. Ai është i vetmuar këtu; njerëzit i ka në Shqipëri. Me origjinë është nga Çamëria, i dëbuar edhe ai nga trojet e tij, ndaj e kupton dhimbjen e Kosovës më mirë se kushdo. Me mikpritjen tonë, familja ime është munduar t’i kthejë sadopak borxhin e mikpritjes që na bëri Durrësi gjatë luftës.
Ajo bëri një pauzë të shkurtër, duke shtrënguar filxhanin me të dyja duart, pastaj vazhdoi:
– I kisha folur Shabiut qysh në fejesë për të. Kur u martuam, dilnim shpesh për mëngjes te “Panera Bread” dhe unë e ftoja edhe Gentin. Shabiu hiqej sikur e respektonte, madje fliste për libra me të. Por më vonë, Shabiu nisi të ftonte edhe një ish-shoqen e tij të shkollës, Sabihanë. Ajo është e martuar me një biznesmen të pasur kanadez që udhëton vazhdimisht. Sabihaja është e bukur, bionde, por një grua mendjelehtë, nga ato tipat “ku rafsha, mos u vrafsha”. Një mbrëmje, Shabiu më tha me një nënqeshje djallëzore se Sabihaja do ta “kollofiste” Gentin, sepse bukurisë së saj nuk i reziston asnjë burrë. Ma theksoi: “Prit, ke për të parë!” Aty m’u hapën sytë. Kuptova se im shoq kishte thurur një kurth të poshtër; ai donte ta fuste mikun e familjes sonë në një lidhje të ndyrë, vetëm që ta largonte nga unë. Nisa të shihja fytyrën e tij të vërtetë – një njeri me dy pamje, dinak dhe i mbushur me komplekse. Edhe vetë Genti më kishte thënë veçmas se nuk i duronte dot lajkat e Sabihasë dhe nisi të shmangej nga takimet tona.
Zëri i Liridonës u bë më i prerë, gati i akullt:
– Pika që derdhi gotën ishte një pikturë që Genti më dhuroi për ditëlindje: portreti im, me sfond Ujëvarën e Niagarës. Ishte një kryevepër plot dritë e ngrohtësi. E vara në dhomën tonë të gjumit. Pas disa ditësh, Shabiu më tha me inat të fshehur se piktura e kishte vendin në fund të korridorit. Kur unë e kundërshtova, ai shpërtheu me sarkazëm: “Më mirë ta vëmë në banjë, që ta shohin vizitorët kur të shkojnë atje!” Aty nuk m’u durua dhe ia ktheva po ashtu. Ai u tjetërsua në fytyrë. Ai djali i urtë, që nuk e ngrinte kurrë zërin, u kthye në një egërsirë, në një bishë. Në dhomë pllakosi një heshtje e rëndë, para se ai të dilte me vrull drejt kuzhinës. U kthye me një thikë në dorë dhe m’u afrua ngadalë, me sytë e errësuar nga urrejtja, duke më kërcënuar haptas. Kur unë i bërtita se kishte qenë një hipokrit dhe se kishte dashur Kanadanë e jo mua, iu nxi buza dhe m’u vërsul si dem i tërbuar. U mënjanova me shpejtësi. Atëherë, tërë mllefin e hidhur e zbrazi mbi kanavacën e pikturës, duke e goditur e shqyer disa herë me thikë… Shaktërroi një vepër të bukur artistike. Aty njoha karakterin e tij të vërtetë të cilin e kishte fshehur me shumë dinakëri për një kohë të gjatë.
Pastaj Liridona heshti. Mori frymë thellë, sikur sapo të kishte hequr një peshë të rëndë nga kraharori.
– Mjafton kaq, vajzë e mirë. Nuk ka nevojë ta vazhdojmë më tej këtë bisedë, jam shumë i qartë, nuk kam as më të voglin dyshim se kush është fajtori i kësaj drame, – i thashë unë, dhe vura me dhembshuri pëllëmbën time mbi dorën e saj që ende dridhej lehtë.
****
THE FINAL SRAW
(A Short Story)
1.
The apple tree I planted in my backyard was what first brought me and Shabiu together. In truth, it is something else that binds us: books, not gardening. I don’t like lending out my books, especially here in Canada, where I have lived for over a decade. With Shabiu, however, it was different. Believe me, he left me no choice. He refused to take any payment for pruning my trees, asking only to borrow a good book in Albanian. I gave him one with some hesitation. A week later, he returned it and asked for another, and so it went. He never stopped. He was exceptionally punctual, quiet, and polite, which was enough for me. I would say we became friends. After finishing a book, he loved to discuss the plot, and I never turned him down; in fact, I tried to understand how he perceived the events, the writer’s craft, and the messages hidden behind them. Beneath that quiet demeanor of a provincial intellectual, he seemed to hide a world I had yet to fully unravel.
There he was again at the garden gate. Unlike other times, his face was pale, his features tense, and his gaze distracted. Maybe he worked overtime, I thought. He walked as if his legs were giving out beneath him. I began racking my brain over which book to pick next to trade for the first one. I started to rise from my folding chair, but he motioned for me not to move. He said he wanted to sit on the porch, right where he had found me reading.
“Do you have any more of that ‘Skënderbeu’ cognac? I need to clear my head,” he said, sounding desperate and somewhat lost.
Something serious must have happened to him. It was the first time he had ever dared to ask for a drink himself before I offered it.
“Is everyone okay back in Kosovo? Has it been a while since you spoke to your parents?” I asked worriedly, reading the turmoil in his eyes. I had never seen him in such a state. I tried to read his mind, but he didn’t leave me guessing for long.
“Liridona left me,” he said, his voice trembling, cutting the air nervously with sharp movements of his right hand.
“Liridona? Come on, man, I can’t believe it… How could that happen? Was there a reason?” I asked, both stunned and concerned.
“A reason?! I’ve never understood women, especially the ones raised here in Canada!” Shabiu replied, clenching his jaw.
His usual gentleness vanished in an instant, giving way to a cold, almost contemptuous anger. Instinctively, I tried to soften the tension:
“Look, sometimes our old-school mindset betrays us. Did you insult her badly, or did you raise a hand to her? How could she just leave you like that, out of the blue, without any warning?!”
“She ran off with that painter from Tirana! With that scoundrel, that fraud, Genti Kodra!” he erupted, his voice cracking with bitterness.
“Hold on a second, Shabi, watch your tongue! Didn’t you tell me that painter is old enough to be her father?” I added, not entirely believing him.
“That’s what baffled me, too. Why him, of all people?!”
I wasn’t in a position to offer sound advice. Hearing only one side of the story, it was far too easy to get it wrong. So, I simply tried to calm him down; I told him to keep a cool head and not take any rash steps without consulting a lawyer—especially here in Canada, where the laws protect the woman first and foremost.
“I haven’t slept a wink all night,” he continued, leaving me even more perplexed. “When I was left alone, I thought it was just one of her usual threats, some psychological pressure or a joke, and that she would come back. Today she called and gave me an ultimatum. She’s giving me just one week to find another place to live.”
“Is the house in her name?” I asked, wanting to clarify this sensitive detail of their marriage.
“Yes, in her name. Her brothers bought it for her as a gift when we decided to get married. They put the deed strictly in her name.”
“Have you spoken to your brothers-in-law face-to-face about this?”
“None of them will answer my calls. You know how crazy they are about her—they see her as a saint, infallible, the angel of the family. They couldn’t care less about me or my word. They only believe her. Even before this, half-jokingly, they used to call me a kollovar.”
“Yes, I know the meaning of that word,” I said softly. “It comes from South Slavic and means ‘stripped’ or ‘empty-handed.’ In my regional dialect, we say ‘he comes to the wedding with a spoon tucked in his belt, just to eat.’ That word carries a heavy, humiliating weight, especially for a man’s pride.”
And right then, I realized that this word had eaten away at Shabiu’s ego far more than he cared to admit.
2.
I couldn’t put my finger on it, but Shabiu’s arguments didn’t convince me; either he had left something dark unsaid, or he was desperate to paint her as the guilty one at all costs. I racked my brain trying to figure out what strong reason Dona—as they call her in Canada—could have had to push things as far as a separation. I couldn’t piece it together with the little information I had.
I had known her for a long time as a balanced young woman with a strong, transparent character. She always stood out at community gatherings, especially during the November Independence celebrations, when she wore traditional folk attire and marched at the front of the crowd carrying the national flag. She gave the impression of still being a teenager, with her delicate face and short, calypso-cut hair with bangs across her forehead. She spoke impeccable English, and television networks always interviewed her whenever the topic turned to Albanians. At events, she took on the role of moderator: brave, gentle, candid, and sharp-witted, completely uninhibited and warm with everyone. I had come to see her as rational and punctual, far more mature than her years. Harmony defined her presence; she was open-minded and elegant, yet sensitive and delicate at the same time.
She had once told me her life story herself. She remembered the displacement—or rather, the forced expulsion from Kosovo—like a bad dream. It was wartime. They traveled mostly at night, crammed inside the bed of a tractor-pulled trailer covered with a tarp. Her family—four brothers, two elderly grandparents, and a few fellow villagers—had been traveling for three days along muddy roads scarred by the tracks of military tanks and trucks. Every now and then, gunfire, screams, and groans echoed in the dark. Whenever she heard explosions, Liridona buried herself among the sacks of clothes, shoulder-to-shoulder with her brothers. They were all slight of build and looked younger than their actual ages. Liridona was the youngest, not even six years old.
As she learned later, to get them through, her grandfather bribed Serbian soldiers at every checkpoint. “Get lost to your homeland as fast as you can!” they shouted after pocketing the German marks.
“White money for a black day,” the old grandfather would mutter as he walked away from them. He endured their insults, the blows from rifle butts, and the humiliation, just so they wouldn’t lay a finger on his wife and children. And he succeeded. When they crossed the Albanian border, he climbed down from the tractor, fell to his knees, kissed the earth, and shouted at the top of his lungs:
“Breathe freely, we’ve reached Albania! There are no more Serbian soldiers now. We are free…”
The echo of his voice bounced off the mountain slopes, mingling with the roar of NATO planes overhead that sounded like a blessing from the sky. The villagers and the five children threw off the gray tarp and scrambled to their feet. They were unwashed and starving, yet overjoyed. They had escaped death.
In Albania, there was peace, though widespread poverty. The locals were loving and warm-hearted. They welcomed them like brothers and sisters of the same blood and language. Everywhere, only Albanian was spoken. The Kosovar family in this story stayed for three months in an apartment by the beach in Durrës, until their father arrived from Canada and sponsored them all, except for the grandparents. The elders refused to go; they returned to a liberated Kosovo on the very same tractor they had taken on that grueling journey. They parted with tears in their eyes, yet happy to be returning to their ancestral land.
3.
Canada was entirely different from Kosovo and Albania. There were no mountains at all; to the four corners of the horizon stretched only sky and greenery. The dome of the sky seemed wider than back home. Wide roads, grassy fields, forests, parks, and freshwaters. What looked to Liridona like the sea in Durrës turned out to be Lake Ontario, endless and vast. People from every race in the world went about their lives quietly, each minding their own business.
Her father worked tirelessly for a landscaping company, even on weekends. Her brothers enrolled in summer camps, while Liridona stayed home with her mother. When September came, she started first grade at a public school near their apartment building. Her brothers watched over her like the apple of their eye; she was the most pampered and protected member of the family. Time passed, and with each year she grew prettier, standing tall and nimble like a budding sapling.
As soon as her brothers turned eighteen, one after another, they left school to work with their father in construction. For Liridona, however, her father made a firm decision: she had to earn a university degree. Their family needed at least one educated member. In high school, Liridona joined the folk dance group at the Albanian community association. She stood out among her peers for her beauty and energy. During summer vacations, she regularly returned to Kosovo, missing her grandparents and her village.
In her second year of university, she met Shabiu. He worked at one of the ministries in Prishtina and had graduated in agronomy from the University of Kamza in Tirana. Word was that he had been the top student in his class. His paternal aunt, who had married into Liridona’s extended family, never missed a chance to point out how well Liridona and her nephew matched as a couple. Finally, Liridona lost her patience:
“How do you know I don’t already have a boyfriend in Canada? Besides, Kosovo has plenty of good, beautiful girls, especially in Prishtina where he works,” she replied casually, yet firmly.
“I only want what’s best for you, Liridona.”
“The days of matchmaking are over; I was raised differently. I don’t like calculated marriages. Suppose your husband, my first cousin, divorced you—would that mean I’d have to break up my own family too?” she answered bluntly.
After that conversation, Shabiu’s aunt backed off. However, when Liridona returned to Kosovo after graduating, two friends invited her for a week-long vacation on the coast of Ulqin. She was surprised to find Shabiu there with his family as well. In Ulqin, the streets funnel down toward the sea and Albanian is spoken everywhere; you are bound to bump into fellow vacationers. Shabiu didn’t take his eyes off her for a single second. He was a well-mannered, quiet, and exceedingly polite young man. He never raised his voice. He had dark, almond-shaped eyes, a straight posture, and slightly prominent cheekbones.
“This guy is getting annoying,” she told her friends when Shabiu paid for their ice cream for the third time.
“As long as we hang out with you, we’ll get free ice cream!” one of them laughed. “Shabiu has caught the Canada bug.”
Liridona blushed to the roots of her ears. She felt embarrassed that her friends had seen right through his intentions, but she kept her composure. She walked over to the counter, paid, and told the waiter to hand the money back to “that guy in the white shirt.”
The story didn’t end there, though. Her grandfather, for whom she had an undeniable soft spot, pulled her aside as soon as they returned to the village. He stroked her hair lovingly and spoke in a warm voice, quavering with age:
“Grandpa’s sweet and beautiful girl, my mountain fairy, Liridona… Grandpa has one deep wish: I want you to marry an Albanian from Kosovo. That boy who works at the Ministry comes from a good family. I’ve asked around about him. He has a university degree, just like you. Think it over once more. An oak tree isn’t felled with a single swing of the axe. My days are numbered; I want to see you as a bride as soon as possible.”
“I’ll think about it, Grandpa,” she replied, not wanting to break his heart.
She remembered the three terrifying days of the exodus and his superhuman sacrifice amid the Serbian tanks. The next day, after a sleepless night torn between her free heart and her moral duty to her grandfather, she agreed: “I accept your proposal, even though I am not entirely convinced.”
4.
I had the feeling that a long time had passed in silence between Shabiu and me. Sunlight refracted into thousands of golden shafts through the leaves of the apple tree. I glanced at his cognac glass; it had been drained to the very last drop. I poured him another.
“Now tell me, my dear friend, where do I fit into all of this? These are private family matters,” I asked hesitantly.
“That’s true, but we are in a foreign land here. I think you should have a word with the painter. He’s destroying my family. I’ve always been suspicious of Liridona’s friendship with Genti Kodra. Even friendship has its limits!”
“Are you certain Liridona went to him last night?”
“No, but I suspect it… in fact, I’m completely convinced.”
“Listen to me carefully,” I told him. “I won’t give you my word, I’ll think it over carefully. Maybe I’ll do something,” I answered briefly and firmly.
I walked him to the gate. I watched him walk toward his car; with those slumped shoulders, he looked as though he had aged overnight.
Strike while the iron is hot, I thought. Could the painter, my fellow countryman, really have committed such a low act? I had never had a long conversation with Genti; I knew him through the community association. A quiet man with graying hair and bright eyes. I couldn’t believe an artist of reputation and dignity would behave like a common philanderer. Why bother him? Better to speak with Liridona.
She worked at a nearby bank in customer service. I had an hour left before closing time. Factoring in traffic, I was there in forty minutes. Along the way, the words of my late father echoed in my ears: “Listen to one and judge two—that cannot be done. You must hear both sides.”
5.
Liridona truly was a noble young woman. The moment she spotted me at the bank entrance, she smiled and gestured for me to come over.
“How can I help you?” she asked in English, with her usual professional courtesy.
I told her in Albanian that it wasn’t bank business, and that we needed to talk somewhere outside. She agreed immediately, asked her manager for a break, and moments later we sat at a secluded table at the “Second Cup” café across from the bank. She wore no makeup on her face and no rings on her fingers. A shadow of deep exhaustion lingered over her intelligent eyes.
“There are few of us Albanians here,” I began the conversation, “and sometimes we are the authors of our own tragedies.”
Her face darkened, and she stepped in immediately with a clarity that took me by surprise:
“I see you know something. I’m surprised you found out so quickly, because only my brothers know what happened. How did you hear?”
“Shabiu came to see me today. He was devastated. He doesn’t know I came here; I decided to on my own, because I can’t pass judgment without hearing the truth.”
“Yes, it’s not in Shabiu’s interest for the truth to come out,” she said with a bitter smile.
“Don’t tell me he laid a hand on you!” I said anxiously.
“Even worse. It’s true that I left him and asked him to move out of my apartment. I made the decision last night, together with my four brothers. They were furious when they found out why. Two of them wanted to settle the matter ‘the Albanian way,’ but my oldest brother and I stopped them. We can’t afford to get tangled up with the Canadian police.”
“Tell me from the beginning, please. I was under the impression that Shabiu was a cultured, gentle man who read plenty of books.”
“I thought so too, but as my grandfather says, you have to eat a whole sack of salt with someone before you truly know them.”
“Did the painter, Gent Kodra, have anything to do with your breakup?”
“So, he told you that too!” Liridona’s eyes filled with tears, though her voice didn’t waver; it was wounded pride speaking from within her. “Gent Kodra is the most innocent person in this entire story. It’s a shame to even drag his name into this.”
The barista called out that our coffees were ready. Liridona picked them up, sat down, took a small sip, and in clean, literary Albanian, began her story:
“I’ve known Gent Kodra for seven years. He is the soul of the Association. He does the quiet, thankless work nobody else takes on, without ever asking for medals or applause. He was the one who convinced me to wear the traditional costume and carry the flag during our Albanian community parades. Seeing his nobility and patriotism, my brothers and parents welcomed him as a close family friend. His age never stopped me from talking to him about anything. He is lonely here; his family is back in Albania. He is originally from Chameria, expelled from his own homeland too, so he understands Kosovo’s pain better than anyone. Through our hospitality, my family has tried to repay even a fraction of the kindness Durrës showed us during the war.”
She paused briefly, wrapping both hands tightly around her cup, then continued:
“I had told Shabiu about him ever since our engagement. After we got married, we often went out for breakfast at ‘Panera Bread,’ and I would invite Gent along. Shabiu pretended to respect him, even talking about books with him. Later on, though, Shabiu started inviting an old schoolmate of his, Sabiha. She is married to a wealthy Canadian businessman who travels constantly. Sabiha is pretty and blonde, but a shallow woman—the reckless, carefree type. One evening, Shabiu told me with a wicked smirk that Sabiha was going to ‘swallow Gent whole,’ because no man could resist her beauty. He stressed it to me: ‘Just wait, you’ll see!’ That’s when my eyes opened. I realized my husband had woven a vile trap; he wanted to lure our family friend into a dirty affair just to push him away from me. I began to see his true face—two-faced, cunning, and riddled with insecurities. Even Gent himself had pulled me aside to say he couldn’t stand Sabiha’s flattery and started avoiding our get-togethers.”
Liridona’s voice turned sharper, almost icy:
“The final straw was a painting Gent gave me for my birthday: a portrait of me with Niagara Falls in the background. It was a masterpiece full of light and warmth. I hung it in our bedroom. A few days later, Shabiu told me with thinly veiled anger that the painting belonged at the far end of the hallway. When I pushed back, he snapped sarcastically: ‘Better yet, let’s hang it in the bathroom so guests can look at it when they go in!’ At that point, I lost my patience and snapped back just as harshly. His whole face twisted. That gentle boy who never raised his voice turned into a savage, a beast. A heavy silence fell over the room before he stormed into the kitchen. He came back holding a knife and walked slowly toward me, his eyes dark with hatred, openly threatening me. When I screamed at him that he had been a hypocrite all along and that he had only ever wanted Canada, not me, his lips turned black with rage and he charged at me like a mad bull. I dodged out of the way just in time. Then, he unleashed all his bitter venom onto the canvas, stabbing and slashing the painting over and over… He destroyed a beautiful work of art. Right then, I saw his true character—the one he had hidden so cunningly for so long.”
Then Liridona fell silent. She took a deep breath, as if she had just lifted a heavy weight off her chest.
“That’s enough, my dear girl. There’s no need to go any further. Everything is crystal clear to me—I don’t have the slightest doubt about who is to blame in this tragedy,” I told her, compassionately placing my palm over her hand, which was still trembling slightly.