Rihapet portali Online i Maturës Shtetërore, një shans për ata që humbën aplikimin në universitet
Ministria e Arsimit dhe Sportit, bën me dije për të gjithë maturantët, të cilët nuk arritën dot të plotësojnë në kohë Formularin e Aplikimit për në universitete do të kenë një shans të dytë.
Që prej datës 15 shtator Qendra e Shërbimeve Arsimore do të rihapë portalin Online të Maturës Shtetërore, ku maturantët mund të rregjistrohe. Ky portal do të mbyllet në datën 22 shtator.
Maturantët e interesuar do të mund të kryejnë aplikimet në datat e paracaktuara përmes një kalendari, sipas qarqeve përkatës.
Po kështu maturanët do të kenë të drejtë të zgjedhin deri në 10 preferenca dhe për këtë aplikim ata duhet të kryejnë pagesën e tarifës në vlerën e 2 mijë lekëve. Mandati i pagesës së kryer do të dorëzohet në shkollën ku këta kandidatë kanë kryer plotësimin e Formularit A1/A1Z.
Publikimi i librit të transparencës ishte mundësia fundit e konkurrentëve për saktësimin e të dhënave të tyre, të cilat mund t’i penalizonin në listimin e fituesve.