Albspirit

Media/News/Publishing

The Economist: Ermonela Jaho një magnet në skenë

20160528_BKP004_0Arti i mbijeton edhe diktaturës. Pra, nuk është çudi që sopranoja që në fillim të këtij muaji rrëmbeu çmimin vjetor të këngëtarit më të vlerësuar nga lexuesit e Opera Magazine, ka lindur dhe është rritur në Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Kështu shkruan prestigjiozja “The Economist” për Ermonela Jahon që është sot padyshim një nga sopranot më të respektuara në botë. Ajo është lindur dhe rritur në Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Ermonela shpesh kujton mjedisin në të cilin është rritur. Thjesht me një televizor dhe një kanal londinez, Norman Wisdom, me fëmijë të cilët quheshin Adriatik sepse kështu quhej deti që duhet të kalonin për të bërë para dhe në sfond gjithmonë muzika polifonike.

Zonjusha Jaho ka një magnetizëm të madh në skenë, të kënduarit e saj plotësohet nga një prani e veçantë fizike. Kur ajo këndoi rolin kryesor në Giacomo Puccini-së “Suor Angelica” në Covent Garden në vitin 2011, tërhoqi një përgjigje ekstazë të publikut.

Angelica ka qenë e angazhuar në një manastir si ndëshkim për një çështje të paligjshme. Në këtë dramë mizore ajo mëson se djali i saj i paligjshëm ka vdekur. Kështu ajo merr helm dhe vdes duke u lutur për shpëtim.

“Zemërimi i saj është edhe zemërimi im”, thotë Ermonela. “Kur unë këndoj nxjerr çdo gjë që kam parë dhe dëgjuar në jetën time”,

Babai i saj mësonte filozofinë dhe luftëtarët rusë të fluturonin. Nëna ishte një mësuese, por familja e saj ishte e varfër dhe nuk mund ta përballonin karrierën e këndimit për të.

E lindur në vitin 1974, Jaho gjithmonë ka kërkuar të jetë një këngëtare. Ajo ka performuar për herë të parë “La Traviata”, në moshën 14 vjecare.

“Aty pashë një horizont të ri, një derë që më hapej”.

Sot ajo e ka interpretuar “La Traviata” plot 232 herë. Jaho është një personalitet i fortë dhe humoristike. Progresin e saj e shikon me një sy objektiv. Më vonë ajo do që të punojë si një mësuese për zërat e rinj, gjë që të cilën ajo e bën shpesh kur kthehet në Tiranë. Ajo u rrënjos këngëtarëve të vegjël, disiplinën, të cilës asaj i lejoi të lartësohej, pa lodhje dhe e prishur aspak zërin.

Përgjatë rrugëtimit të saj, shpesh ka pasur disa ndalesa të suksesshme. Hera e parë ishte me një soprano nga Italia, Katia Ricciarelli, e cila e ftoi Ermonelën për të studiuar në Itali, atje ku ajo nisi karrierën. Ajo u martua me një shok fëmijërie i cili jetonte në New York dhe akoma jeton atje përgjatë dy muajve të vitit kur nuk udhëton.

Kur ajo mori ftesën për të interpretuar Suor Anglelica në 2011, në momentet e para hezitoi. Të dy prindërit e saj kishin vdekur dhe ajo ishte shumë e traumatizuar qoftë edhe për të qarë. Të këndoje sipas saj ishte pjesa më e vështirë. Në dy vitet e ardhshme në Londër, New York, Washington dhe Paris ajo përsëri do të këndojë “La Traviata” dhe “Madam Butterfly”, por ajo i di kufijtë e saj vokale dhe kurrë nuk do ta bëjë “Wagner”.

Muajin e ardhshëm Opera Rara do të nxjerrë regjistrimin e saj të Ruggero Leoncavallo së “Zaza”, e cila varet nga karizma e yllit të saj.

Vetëm kur kompania zbuloi rekordet e Jahos u ndjenë të sigurt mjaftueshëm për të shkuar përpara me regjistrimin. Ajo do të jetë debutimi i saj me incizim dhe ajo e gjen punën plot me jehonat e gjendjes së nënës së saj:

“Disa nga linjat Zaza i kam dëgjuar si një refren nga nëna ime, kur unë isha një fëmijë. Ta këndoja këtë pjesë ishte si të paturit e një thikë që kalonte përmes shpirtit tim”.

Please follow and like us: