Albspirit

Media/News/Publishing

Prostitucion online në Tiranë, në pranga 6 femra e një burrë

Një operacion kundër prostitucionit online është organizuar gjatë natës në Tiranë, ku në pranga janë vënë 7 persona, 6 femra dhe një burrë. Burime nga policia thanë se kanë përfunduar operacioni policor të koduar “Chat line 3”. Në pranga është vënë administratorja e studios dhe 6 persona të tjerë pasi shfrytëzonin vajza të reja për prostitucion virtual.

Në pranga janë vënë:

  1. Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.
  2. Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.
  3. Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
  4. A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
  5. E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
  6. K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.
  7. A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
  8. Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja: B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
Please follow and like us: