Të shtëna me armë te “Pazari i Ri”, plagoset një person. Kapet autori
Një sherr me armë ka terrorizuar qytetarët sot pasdite në zonën e “Pazarit të Ri”. Mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas përplasja ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.
Policia thotë se shtetasi P.Gj. ka qëlluar më armë zjarri në këmbë shtetasin K.M. 40 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë është arrestuar edhe autori. Ende nuk dihen motivet e sherrit.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.09.2017, rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se :
Shtetasi P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.