Shantazhe, video seksuale, vrasje-operacionet më tronditëse të KGB
Agjencia spiune sovjetike (tani ruse) e njohur si KGB-ja ishte angazhuar me operacione sekrete në të gjithë botën, duke filluar nga shantazhet e deri te rrëmbimet. Shumica e sekreteve që ne dimë për KGB-në sot, janë prej Vasili Mitrokhinit.
Mitrokhini ishte një arkivist i KGB-së për 30 vite përpara se ai të ikte në Mbretërinë e Bashkuar dhe të dorëzonte arkivën 25 mijë faqëshe të dosjeve sekrete të KGB-së.
Këto janë disa nga operacionet më të fshehta të KGB-së.
Sulmet ndaj infrastrukturës amerikane
Nga viti 1959-1972, KGB-ja filloi të fotografonte termocentralet, digat, tubacionet e naftës dhe pothuajse të gjithë infrastrukturën e Shteteve të Bashkuara për një operacion që do të prishte furnizimin me energji elektrike në të gjithë Nju Jorkun.
Sapo morën të dhënat e objektivave, KGB-ja ngriti një shtëpi të sigurtë në Pensilvani. Nga atje, agjentët e KGB-së planifikuan dhe kryen një seri sulmesh ndaj sistemeve të energjisë së Amerikës. Digat hidroelektrike, që gjenerojnë një pjesë të konsiderueshme të furnizimit me energji e SHBA-së, ishin një objektiv.
KGB-ja formuloi një plan për të shkatërruar dy diga të mëdha hidroelektrike, ‘Hungry Horse’ dhe ‘Flathead’, në Montana.
Shkatërrimi i tyre do të dëmtonte furnizimin me energji elektrike të rajonit të shtetit dhe vendeve përreth. Nga ambasada kanadeze e Bashkimit Sovjetik, KGB-ja gjithashtu planifikoi të ndërpriste më tej furnizimin me energji të Amerikës duke sulmuar tubacionet e naftës mes Kanadasë e SHBA-së.
Ky komplot kishte një dekadë që planifikohej. KGB-ja kërkonte të shkatërronte edhe rafineritë e naftës në Kanada, të cilat furnizonin një pjesë të madhe të Amerikës. Të gjitha sulmet mbi sistemin e energjisë së Amerikës ishin pjesë e një skeme të madhe sulmi mbi qytetin e Nju Jorkut.
Ndërsa shkatërruan pjesën më të madhe të energjisë të Shteteve të Bashkuara, KGB-ja përdori kaosin e shkatërruar nga errësira për të vendosur eksplozivë në depot përgjatë portit të Nju Jorkut, port i rëndësishëm për tregtinë e Amerikës.
Kriza e pengjeve
Në vitin 1974, KGB-ja krijoi një task forcë elitë kundër terrorizmit me emrin misterioz “Alfa grup”. Alfa Grup u përdor nga KBG-ja për misionet më sekrete e shpesh më të rrezikshme të Bashkimit Sovjetik, përfshi edhe misionin e përgjakshëm të Libanit.
Në vitin 1985, Bashkimi Sovjetik e pa veten me krizën e parë më të madhe të pengjeve pasi 4 diplomatë sovjetikë u rrëmbyen në Liban nga terroristët e lidhur me një grup 9terroristësh islamikë. Rrëmbyesit morën peng sovjetikët për të ndaluar Bashkimin Sovjetik të ndihmonte Sirinë në luftën civile kundër Libanit.
Pasi diplomatët sovjetikë u zunë rob, rrëmbyesit dërguan fotografi të pengjeve me armë në kokë nëpër agjencitë e lajmeve. Terroristët kërkonin që forcat e Bashkimit Sovjetik të ndalonin së sulmuari forcat iraniane në very të Libanit, ose pengjet do të ekzekutoheshin.
Fillimisht, Bashkimi Sovjetik ishte i hapur për të negociuar me terroristët për të liruara pengjet pa dëme. Gjërat ndryshuan kur BS dukej se nuk do të ndalonte përfshirjen në luftën civile, dhe terroristët ekzekutuan një nga pengjet vetëm 2 ditë pas kërkesave të bëra. Pikërisht aty BS braktisi negociatat dhe KGB-ja ndërmori aksione të përgjakshme. Ajo zbuloi se rrëmbimet ishin vepër e Hezbollah.
Në shenjë hakmarrjeje, KGB-ja rrëmbeu disa të afër të liderit të Hezbollahut. KGB-ja gjithashtu kërcënoi liderin e Hezbollahut se të afërmit e tij do të kishin të njëjtin fat nëse nuk lironin pengjet. Terroristët islamikë liruan tre diplomatët e mbetur rusë, pa kërkesa të mëtejshme.
Shantazhe me kaseta me video seksi
Bashkimi Sovjetik kishte në plan dominimin e botës. Një nga vendet që BS kërkonte që t’i bashkohej regjimit të saj komunist global ishte Indonezia. Pasi Partia Komuniste Indoneziane fitoi pushtetin me ndihmën e Presidentit Sukarno, BS mendoi se tani kishin një aleat në rajon.
Për t’u siguruar që Indonezia do të mbetej aleate e BS, KGB-ja planifikoi të hynte në jetën intime të Sukarnos, në rast se do t’i duhej t’i bënin shantazh 8atij. Sukarno kishte një dobësi që KGB-ja e përdori në avantazh të saj, kishte një oreks të madh seksual. KGB-ja gjeti një grup vajzash të reja falë të të cilave mund të shfrytëzonin oreksin e pangopur seksual të Presidentit Sukarno.
KGB-ja i veshi vajzat si stjuardesa avioni dhe ja dërgoi në hotelin e Sukarnos në Moskë. Presidenti kreu marrëdhënie seksuale me vajzat, pjesë të cilat u regjistruan nga KGB-ja. Megjithatë gjërat nuk shkuan siç e kishin parashikuar ata kur i dërguan kasetat e regjistruara me qëllim për t’i bërë shantazh Presidentit. Sukarno tha jo vetëm që nuk i interesonte që KGB-ja e kishte regjistruar apo që mund ta bënin publike atë, por ai kërkoi kopje të tjera për vete.
Megjithatë shantazhi funksionoi diku tjetër. Në vitin 1956, ata ngritën kurth për ambasadorin francez Maurice Dejean. Një situatë e sajuar nga KGB-ja bëri që ambasadori francez të bëhej pjesë e KGB-së. Ai filloi të tregonte sekretet e Francës tek KBG-ja me qëllim që këta të fundit mos nxirrnin sekretin e tij.
Hakerat e KGB-së kishin akses në 400 kompjutera ushtarakë të SHBA-së
Në vitin 1980, KGB-ja po kërkonte një mënyrë për të vjedhur sekretet e ushtrisë amerikane . Për këtë, ata rekrutuan Markus Hess, që shpejt u bë spiun i BS dhe një nga hakerat më legjendarë të kompjuterave në histori. Hess filloi misionin e tij të hakimit nga Universiteti i Bremenit në Gjermani, shumë larg nga komjuterat ushtarakë amerikanë që ai po përpiqej të kishte akses.
Nga atje, Hess ishte i aftë të sulmonte 7400 kompjutera të përdorura nga ushtria amerikane. Disa nga kompjuterat përdoreshin në baza në të gjithë botën në vende si Gjermania e Japonia.
Një tjetër kompjuter përdorej nga Pentagoni. Hess ishte në gjendje të gjente fjalëkalimet dhe të kishte akses në të dhënat e Pentagonit dhe në bibliografinë e dokumentave të ushtrisë. Misioni i Hess nuk u vu re deri në momentin që administrator i sistemeve Clifford Stoll filloi hetimin e një gabimi të vogël në një laborator kompjuterik në Kaliforni. Stoll bëri investigime për të gjetur se nga vinte hakimi. Ai shpenzoi 10 muaj për të gjetur vendndodhjen e hakerit. Stoll e zbuloi vendndodhjen e Hess dhe filloi të regjistronte çdo lëvizje të tij. Ai u bë dëshmitar i aksesit të hakuesit në sistemin kompjuterik të bazës ushtarake, duke kërkuar për dokumenta që kishin lidhje me sekretet ushtarake dhe armët nukleare.
Stoll menjëherë vuri në dijeni ushtrinë amerikane, CIA-n, NSA-n dhe FBI-në. Autoritetet amerikane zbuluan identitetin e plotë të Hess, duke shpikur një departament falco kompjuterik që kishte lidhje me ushtrinë amerikane.
Kur hakuesi u përpoq të kishte akses në dosjet fallco të këtij departamenti, amerikanët zbuluan shtëpinë e tij në Hanover të Gjermanisë. Autoritetet gjermane, që punonin me amerikanët u futën në shtëpinë e Hess dhe e arrestuan atë. Shumë pak e dinin që ky hakues ishte i lidhur me KGB-në dhe i ndante sekretet ushtarake amerikane me Bashkimin Sovjetik. Hess më pas u dënua me tre vjet burg për spiunazh.
Operacioni Ryan
Në vitin 1980, Lufta e Ftohtë arriti në një tjetër pikë të nxehtë. Udhëheqësi i atëhershëm i BS, Leonid Brezhnev tha se kishte informacione që SHBA-ja po përgatitej për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik dhe 6mund të kryente një sulm bërthamor në çdo kohë. Kështu KGB-ja vendoi të ndërmerrte operacionin RYAN, një nga operacionet më të mëdha të survejimit në histori. Operacioni RYAN do të paralajmëronte sovjetikët në rast sinjali të një sulmi të mundshëm bërthamor të SHBA-së. KGB-ja donte të fotografonte bazat ushtarake amerikane.
Operacioni kërkonte gjithashtu të monitoronte të gjitha përdorimet e radarit brenda SHBA-së për indikacione të një sulmi të mundshëm. Operacioni RYAN kishte si qëllim edhe monitorimin e aktiviteteve të të gjithë qytetarëve amerikane dhe personelit ushtarak kur dilnin nga Shtetet e Bashkuara.
RYAN vendosi të monitoronte edhe NATO-n, duke u përpjekur të përgjonte telefonatat e bëra në SHBA e Europë. Operacioni RYAN krijoi një rrjet spiunësh që ishin gati të vepronin në rast se vinin re që SHBA-ja po niste një luftë kundra Bashkimit Sovjetik. Operacioni i kushtueshëm u hodh poshtë në vitin 1984, vetëm 3 vjet pasi ishte vendosur në lëvizje.
Blerja e bankave amerikane
Kur KGB-ja nuk po përdorte më spiunët për t’u futur në sekretet e qeverisë amerikane, ata u përpoqën të përdornin bankat. Në mesin e viteve 1970, KGB-ja hartoi një plan për të blerë fshehurazi tre banka 5amerikane në Kaliforninë Veriore si pjesë e operacionit sekret për të marrë informacion nga kompanitë e teknologjisë së lartë në rajon.
Të tre bankat u zgjodhën nga KGB-ja sepse më parë ato kishin marrë kredi për kompanitë teknologjike. Shumë nga këto kompani ishin të lidhura me ushtrinë amerikane, kështu që KGB-ja shpresonte të zbulonte sekretet e teknologjisë ushtarake amerikane
Për këtë operacion, KGB-ja kontaktoi me një biznesmen nga Singapori i quajtur Amos Dawe për të blerë bankat pa e marrë vesh qeveria amerikane për planin e Bashkimit Sovjetik për të vjedhur sekretet e teknologjisë. Por përpara se KGB-ja mund të merrte bankat, blerja e tyre u pengua nga CIA. CIA e mësoi skemën kur ata mësuan që paratë e biznesmenit nga Singapori rridhnin nga një bankë sovjetike.
Operacioni Pandora
Tensionet racore ishin të larta në SHBA gjatë viteve ’60. Trazirat racore për të drejtat civile po shkaktonin kaos të madh në vend. KGB-ja mendoi se mund ta shfrytëzonte këtë dhe ta përkeqësonte situatën duke 4nxitur armiqësi e dhunë midis grupeve racore në SHBA. Plani, i quajtur Operacioni PANDORA, filloi me shpërndarjen e pamfletave fallco nga KGB-ja sikur ishin nga një organizatë e djathtë politike hebreje, që klasifikohej nga FBI-ja si një organizatë terroriste.
Pamfletet e krijuara nga KGB-ja shkruanin se zezakët amerikanë po sulmonin e plaçkitnin dyqanet e hebrenjve në Nju Jork. Nga ana tjetër KGB-ja i çonte edhe letra fallco grupeve militantëve të zezakëve, që pretendonin se sulmoheshin nga hebrenjtë. Kjo shkaktoi një kaos të madh dhe trazira e përleshje të shumta.
Lideri i hebrenjve u vra një vit më vonë nga një arab që nuk kishte lidhje me grupet militantë të njerëzve me ngjyrë. Si pjesë e operacionit, KGB-ja planifikoi të hidhte në erë një kolegj zezakësh. Më pas bëri fajtorë për këtë hebrenjtë.
Përpjekjet për të vrarë Josip Broz Titon
Edhe pse ishte komunist vetë, kreu i Federatë Jugosllavie, Josip Broz Tito çuditërisht zemëroi Bashkimin Sovjetik dhe Jozef Stalinin në veçanti. Në përpjekje për ta bërë Jugosllavinë më të pavarur, Tito e distancoi veten nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik.
Për këtë Stalini donte ta vriste Titon dhe kontaktoi me paraardhëse e KGB-së, MGB, për ta kryer këtë punë. Agjenti më i mirë i Bashkimit Sovjetik u ngarkua me këtë detyrë për vrasjen e Titos. Ai kishte vrarë më parë edhe një nga armiqtë më të mëdhenj të Stalinit, Leon Trotski.
Tito i shpëtoi vrasjes dhe i dërgoi një paralajmërim Stalinit: “Mjaft dërgove njerëz për të më vrarë. Ne kemi kapur 5 prej tyre, një prej tyre me një bombë dhe një tjetër me armë”. Tito gjithashtu i shkroi Stalinit : “Nëse nuk ndalon së dërguari vrasës, do të dërgoj një në Moskë, dhe nuk do të jetë nevoja të dërgoj një të dytë”. Kur komplotet e MGB-së për vrasjen e Titos dështuan ata u treguan më kreativë.
Planifikuan ta vrasin Titon me plagën e tij personale. Ata shpikën një bakterie vdekjeprurëse. Edhe KGB-ja shpiku një kuti stolish me helm në përpjekje për të vrarë Titon. Kutia do t’i jepej Titos si dhuratë, një kalë troje, dhe do të lëshonte një gaz vdekjeprurës që do të vriste këdo që e hapte atë. Asnjë nga planet e helmimit nuk funksionoi dhe Tito vdiq në vitin 1980 në moshën 87 vjeçare.
Dyshemeja përgjuese
Gjatë Luftës së Ftohtë, KGB-ja u përmirësua në përgjimin e ndërtesave dhe dëgjimin e bisedave. Ata ishin aq të mirë sa njëherë mbushën të gjithë dyshemenë e një hoteli me pajisje audio për të përgjuar, për 20 vjet.
Në 2fillim të viteve ’70, turizmi filloi të lulëzojë në Estoni. Bashkimi Sovjetik e pa si mundësi për të sjellë para, dhe KGB-ja e pa si mundësi për të spiunuar të huajt. Në vitin 1972, KGB-ja lidhi pajisje të sofistikuara audio në dyshemenë e Hotelit Viru për përgjim. Hoteli frekuentohej nga biznesmenë ndërkombëtarë.
Mikrofonat ishin të lidhur në 60 dhoma. KGB-ja qëndroi atje për dy dekada, derisa i dha fund operacionit të mbikqyrjes në vitin 1991. Këtë operacion përgjues KGB-ja e ndërmori edhe në hotele të tjera në botë. Në vitin 1945 disa fëmijë sovjetikë i dhanë ambasadorit të SHBA-së në Bashkimin Sovjetik një pllakë të gdhendur druri, si shfaqje të miqësisë mes dy vendeve. Por pllaka përmbante një mikrofon të fshehur. KGB-ja dëgjoi bisedat e ambasadorit për 7 vjet, derisa u zbulua rastësisht në vitin 1952 nga një operator britanik radioje.
Financimi i terrorizmit
Pasi Jaser Arafat mori pushtetin në krye të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), ai bëri aleancë me 1KGB-në. KGB-ja ofroi më pas trajnime të fshehta për militant e PLO-së, që po merrnin armët për të arritur me dhunë nënshtetësinë palestineze. Përveç trajnimeve, KGB-ja transportoi armë me anije për guerrilet e PLO-së pavarësisht embargos së vendosur në territoret palestineze.
Gjatë kësaj kohe, PLO kreu shumë akte terrorizmi. Vetëm në vitin 1969, ata kryen 82 rrëmbime ajrore në gjithë botën. Kreu i inteligjencës së KGB-së, Aleksandër Sakharovsky, deklaroi se “rrëmbimi i avionëve është shpikja ime”.
KGB-ja financoi një tjetër grup militantësh palestinezë, Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës (PLPF), dhe i furnizoi me armë. Lideri i PLPF-së ishte agjent i KGB-së. Një nga rrëmbimet e tij të avionëve provokoi në Jordani atë që quhet Shtatori i Zi, një luftë civili që zgjati një vit. /Listverse/