Albspirit

Media/News/Publishing

Tabaku publikon mesazhin e qytetarit në Shkozë: Ja si u gënjyen për legalizimet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku publikon mesazhin e një banori të Shkozës, drejtuar deputetes socialiste Elona Gjebrea pas nisjes së zbatimit të projektit për rehabilitimin e Lanës që do të prekë 153 banesa në këtë zonë. Referuar letrës, por edhe siç vë në pah deputetja, këtyre banorëve iu janë premtuar legalizimet e shtëpive në fushatë.

STATUSI I PLOTË
I gënjyen për t’ju marrë votën e sot i dhunojnë e arrestojnë për t’iu shkatërruar pronën. Patëm shumë diskutime këtë fushatë për përdorimin e policisë, hipotekës, legalizimeve për qëllime elektorale. Të gjitha paskan qenë të vërteta. Këta qytetarë qenkan gënjyer me legalizimet.

P.S.: Më poshtë një mesazh qe nje qytetar i dergon deputetes te PS te Njesise 1 per dhunen policore ne kete njesi!

Please follow and like us: