Albspirit

Media/News/Publishing

Milena Harito: Pse vrasin burrat?

  • Për të fshehur pafuqinë.
  • Sepse nuk përballen dot më.
  • Për të harruar tradhtitë e tyre.
  • Sepse nuk durojnë më qortimet.
  • Për t’u hakmarrë ndaj një poshtërimi.
  • Sepse rraskapiten nga përbuzja, frika, urrejtja që shkaktojnë.
  • Sepse kanë turp nga vetja dhe nuk e pranojnë dot.
  • Për të hapur vend rreth vetes.
  • Sepse nuk vendosin t’ia mbathin.
  • Për të zëvendësuar një grua me një tjetër.
  • Sepse mund të humbin shumë nga ndarja.
  • Sepse nuk zotërojnë tjetër gjuhë veç goditjeve.
  • Sepse prova e gjallë e dhunës duhet të zhduket.
  • Për të dënuar rebelen që nuk zbaton urdhrat e tyre.
  • Sepse ndihen në të drejtën e tyre të bëjnë drejtësi.
  • Pë t’u shfajësuar.
  • Sepse lartësimi, për ta, është egoja e tyre.
  • Për tu pasuruar, për të përvetësuar një pasuri.
  • Sepse gjallesa që kanë pranë nuk është më aq rentabël.
  • Sepse janë të terrorizuar se mos i braktisin.
  • Sepse egërsia është më e lehtë sesa pendesa.
  • Sepse jetën e një gruaje e perceptojnë si uljen e tyre.
  • Sepse ligji është zemërgjerë me ta.
  • Sepse raporti kosto/përfitim ja vlen.
  • Sepse vdekja e tjetrit është prova që kanë të drejtë të vrasin.
  • Sepse lehtësisht mund ta fshehin, ta mbulojnë, ta justifikojnë, ta harrojnë.
  • Sepse nuk e kanë mbrojtur dot nënën e vet nga violenca e babait.
  • Sepse nuk duan të kujtojnë veten të vogël, të pafuqishëm para violencës së babait.
  • Për të mos u vetëvrarë.
  • Që të marrin me vrasjen çfarë nuk u jepej me nënshtrim.
  • Sepse një grua vlen pak.
  • Sepse urrejnë vetveten dhe për ta fshehur urrejnë tjetrin.
  • Për të patur gjithë pushtetin.
  • Në vdekje si në jetë.

Adaptuar nga Marie-Victoire Louis

Please follow and like us: