Albspirit

Media/News/Publishing

Spikeret më seksi në botë

 Folëset e lajmeve janë ndër personazhet më të dashur të televizioneve, edhe pse jo gjithmonë raportojnë lajme të mira. Madje për disa prej tyre thonë se lajmet e kronikës së zezë nuk duken aq “të zeza” kur dalin me ëmbëlsinë e fjalëve të tyre. Kjo i bën “fytyra” e televizionit ku jetojnë dhe janë më të paguara se drejtuesit e kompanive më të mëdha, madje edhe vetë presidentët e tyre. Për pjesën më të madhe të tyre diskutohet se janë gjysmanalfabete, por është edhe e vërtetë se praktika të mëson më mirë. Në këtë fushë nuk kanë të sharë, pasi gati të gjitha kanë raportuar nga ana e errët e botës, mes shpërthimeve dhe bombardimeve, në mes të përmbytjeve dhe uraganeve. Të gjitha prezantojnë programe argëtuese, sportive dhe kuice. Por konkursi më i fundit nuk ka për qëllim të bëjë të ditur arritjet e tyre profesionale, por cila është fytyra më e bukur e lajmeve. Ajo që pëlqehet më shumë nga teleshikuesit dhe pengesa që ata të mos ndërrojnë kanalin edhe para pamjeve tmerruese. Pjesa më e madhe prej tyre kanë qenë mise, gazetare lokale apo modele revistash. Sot ato janë fitueset e çmimeve “Pulitzer” dhe “Emmy”.

 

1. Melissa Theuriau, LCI

Mellissa Theuriau është konsideruar folësja më e bukur e lajmeve në botë. Ajo është supermodele dhe punon për stacionin televiziv francez “LCI”. Aftësitë si folëse lajmesh i kapërcejnë gjuhët dhe kulturat.

 

2. Erica Hill, CBS

Kur ishte tel “CNN”, Erica Hill ishte folësja e lajmeve për “Titujt e parë” dhe prezantonte “Lajmet e para me Erica Hill”. Shumë thonë se ngjason me personazhet tërheqëse të filmave vizatimorë. Tani punon për CBS

 

 

3. Kiran Chetry, CNN

Kiran Chetry prezantonte “American Morning” dhe ka intervistuar “pesha të rënda” si zonjën e parë Laura Bush dhe John McCain. Admiruesit e saj thonë se lajmet gjithmonë tingëllojnë më mirë kur prezantuesja vesh minifund.

 

4. Richelle Carey, CNN

Richelle Carey prezanton edicionin e lajmeve “Headline Prime” dhe është korrespondentja e “Lajmet e para me Erica Hill”. Ajo bashkohet me “CNN” në vitin 2006 me zyrat në Atlanta.

 

 

5. Lauren Sanchez, KTVK-TV, Extra, Fox Sports Net

E nominuar për çmimet “Emmy”, Lauren Sanchez njihet për prezantimin e “So you think you can dance”, si dhe shumë shfaqje sportive dhe argëtuese. Edhe pse s’është “gazetare lajmesh”, por është shumë e preferuar.

 

 

6. Amy Robach, MSNBC

Amy Robach është ish-mbretëresha e bukurisë dhe prezantuesja e lajmeve të ditës për “MSNBC”. Ajo mbuloi luftën në Irak, uraganin “Katrina” dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.

7. Sharon Reed, Action News 19

Sharon Reed është në gazetare lajmesh në Cleveland, SHBA dhe u vu në qendër të vëmendjes në vitin 2004, kur raportoi e zhveshur për projektet “Shtetet e zhveshura” të Spencer Tunick. U cilësua si historia më e parë e vitit.

8. Maria Menounos, NBC dhe Access Hollywood

Një tjetër mbretëreshë bukurie, e cila në një fazë të jetës përfundoi duke raportuar lajme. Maria flet rrjedhshëm greqisht dhe adresa e saj e internetit është më e klikuara.

9. Lindsay Czarniak, NBC

Lindsay Czarniak duket si “vajza e derës pranë” dhe reportere sportive për “News4 Sports” në Miami. Fakti që admiron sportet dhe veçanërisht futbollin amerikan e bën edhe më të pëlqyeshme.

10. Robin Meade, CNN

Robin Meade mund të jetë prezantuesja e shfaqjes “Morning Express” dhe ajo që ka mbuluar luftërat në Irak dhe Afganistan për “CNN”, por ajo që i bën përshtypje teleshikuesve është se punon me minifund.

11. Megyn Kelly, Fox News

Megyn Kelly është prezantuese e edicionit të lajmeve ditore “America’s Newsroom” me zyra në Nju Jork. Punon për “FNC” që nga viti 2004. Para rolit të ri ishte reportere dhe analiste në Uashington.

12. Jane Skinner, Fox News

Skinner mund të jetë bashkëprezantuesja e “Happening Now” dhe producentja e segmentit “Skinnerville”, por ajo që e ka bërë edhe më të famshme është një batutë pa vend e shfaqur në “YouTube”.

13. Natalie Morales, NBC

Natalie Morales, korrespondente kombëtare e “Today” për “NBC” që nga ’06-ta. Ajo ka lindur në Tajvan dhe më parë ishte folësja e edicioneve të lajmeve për “MSNBC”.

14. Alex Witt, MSNBC

Witt punon për “MSNBC” që nga janari 1999 dhe ka prezantuar me dhjetëra emisione televizive. Ajo ka qenë korrespondente e fatkeqësive natyrore, zgjedhjeve presidenciale dhe sulmeve terroriste.

 15. Jennifer Eccleston, CNN

Jennifer Eccleston korrespondente ndërkombëtare për “CNN” me bazë në Itali. Ajo punon për “CNN” që në ’05-ën, e specializuar për pasluftën në Irak dhe proceset e vështira politike.

16. Catherine Bosley, Action News 19

Catherine Bosley ishte folëse në Youngstown, Ohio atëherë kur u bë edhe më e famshme. Gjatë pushimeve në Key West u zhvesh në një bar, dhe duke qenë se interneti është ky që është, video u shpërnda kudo.

17. Alison Stewart, MSNBC

Reporterja e “MSNBC”, Alison Stewart ka sjellë në ekran lajmet tragjike të uraganit “Katrina” dhe bombardimet në Jordani, por e ka mpirë dhimbjen me ëmbëlsirën e saj; për këtë fitoi çmimin “Emmy”.

18. Heidi Collins, CNN

Heidi Collins prezanton edicionin e mëngjesit me Tony Harris me bazë në Altanta që nga viti ’03. Ajo ishte pjesë e një skuadre folësish gjatë kapjes së Sadam Huseinit në dhjetor ’03.

19. Elizabeth Vargas, ABC News

Elizabeth Vargas është bashkëprezantuesja e “20/20” për “ABC News”. Si korrespondente, Vargas ka mbuluar historitë më të forta në gjithë botën dhe intervista unike, që nga luftërat e deri tek fatkeqësitë natyrore.

20. Mirthala Salinas, KVEA-TV

Folësja e lajmeve u pezullua nga puna për një konflikt interesash, pasi kishte marrëdhënie personale me kryebashkiakun e Los Angeles, Antonio Villaraigosa ndërkohë që raportonte për aktivitetet e tij.

Please follow and like us: