Ku u shpenzuan miliona dollarët e fondit të solidaritetit të PPSH?
Viron Prodani
Disa vite më parë, në një emision televiziv ku diskutohej mbi politikat absurde të Enver Hoxhës, z. Artur Zheji midis të tjerave tha se: “Enver Hoxha donte të vendoste në të gjithë botën rolin hegjemon te ideologjisë marksiste-leniniste”. Po Artur Zheji, në gazetën “MAPO” në datën 25 maj të këtij viti e konkretizon thënien e tij me një artikull mbi Fondin e Solidaritetit. Kjo më nxiti që të bëj disa saktësime duke dhënë një tablo më të qartë të këtij fondi në USD dhe Lek. Them edhe në lek, se këto shpenzime kane qenë me dhjetëra miliona dhe të konvertuara me kursin e atëhershëm bënin edhe këto disa milionë dollarë.
Mbi fondin e solidaritetit 1964-1991
Sekretariati i K.Q. të P.P.SH me Vendimin Nr. 190, dt. 10/06/1964 vendosi në dispozicion të K.Q. një fond prej 700.000 U.S.D. për t’i përdorur në interes të punës për lëvizjen komuniste ndërkombëtare, për luftën kundër imperializmit dhe revizionizmit, për propagandën në botën e jashtme dhe mbrojtjen e M-L. Vendimi është firmosur nga Enver Hoxha. Vendimi Nr. 190, dt. 10/06/1964 parashikon që fondi të shpenzohet për disa qëllime:
– Ndihmë partive Komuniste M-L dhe grupeve M-L (165 000 USD)
– Organizim seminaresh me komunistë nga Evropa Perëndimore dhe Amerika Latine si dhe me sindikalistë nga vendet e Afrikës të Zezë (42.000 USD)
– Punë propagandistike me botën e jashtme si botimet ideologjike e propagandiste dhe shpërndarjen e tyre, letër shkrimi, makina shkrimi dhe një pjesë të rrogës së korrektorëvë të huaj. (80.000 USD)
– Për të dërguar jashtë shtetit delegacione partie për bisedime me partitë motra dhe grupet M–L ose kongreset dhe konferencat e tyre. (40.000 USD)
– Shtesa në organizimet e ditëve përfaqësuese diplomatike për çeljen e ndonjë përfaqësie të re për të mbajtur kontakte pune me partitë M-L dhe grupet komuniste (100.000 USD)
– Organizim konferencash, ku të shprehet solidariteti i P.P.SH. dhe popullit tonë në luftën për pavarësi Kombëtare të popujve të Azisë, Afrikës e Amerikës Latine duke ftuar për këtë qëllim delegacione. (8.000 USD)
– Akordim bursash për studentë të këtyre vendeve. (10.000 USD)
– Ardhjen e miqve të huaj, për vizitë e pushime në vendin tonë. Të ftohen 200 miq për pushime dhe njohjen e vendit tonë (105.000 USD)
– Në dispozicion të Byrosë Politike e K.Q.P.P.SH (150.000 USD)
Dokument tjetër që vërteton financime të shtetit për këtë fond është Vendimi i Sekretariatit të K.Q. nr. 19, datë 27.1.1967 për 700.000 dollarë.
FONDI I SOLIDARITETIT 1964–1991, TË ARDHURAT
USD
1.Derdhje ne banke (1964 – 1976) 6.500.000
2.Interesa Bankare (1968 – 1991) 4.970.000
3.Znj. Johanson Neë York 84.000
- Kuota të anëtarëve të Partisë në Ambasada etj. 101.000
TOTALI: 11.655.000
-Nga K.Q.P.P.SH kishte hapur në bankë një llogari, depozitë në dollarë e quajtur “Fondi i Solidaritetit”. Për periudhën 1964-1976 janë derdhur dorazi në bankë nga persona të caktuar 6.500.000 USD.
-Në mandat arkëtimet, për arsye të sekretit nuk tregohet nga çfarë burimi kanë ardhur. Vetëm në disa raste janë shënuar personat ose inicialet e atyre që kanë bërë derdhjet. Vetë personat nuk e dinin origjinën e kësaj valute mbasi përbente sekret. Këtë valutë ata e merrnin në zyrën e Drejtorisë se Jashtme të ambalazhuara.
-Përveç shumës prej 6.500.000 USD, K.Q ka marre nga Banka e Shqipërisë për periudhën 1968-1991 dhe 4.970.000 USD nga llogaritja e interesave. Fillimisht interesi bankar ka qene 2% dhe është llogaritur deri ne vitin 1977. Ne vitin 1978 përqindja e interesit me V.K.M. nr 11, date 2.3.1978 është aplikuar në masën 4% që ka vazhduar deri ne vitin 1991. Interesat e përfituara kane qene te kundraligjshme, pasi sipas vendimeve dhe udhëzimeve në fuqi, interesat i përfitonin vetëm individët dhe jo entet apo subjektet shtetërore e politike.
-Një mike e vendit tonë në SHBA, Imogrena Johonson ka lënë me testament në një bankë të New Yorkut në vitin 1990, 84.000 USD
-Kuota të anëtarëve të Partisë etj. llogariten në shumën 101.000 USD.
Fondet e derdhura ne banke sipas viteve për periudhën 1964 – 1976.
Vitet USD
1964 500.000
1965 –
1966 400.000
1967 300.000
1967 300.000
1967 250.000
1967 250.000
1968 250.000
1968 250.000
1969 500.000
1970 500.000
1971 500.000
1972 500.000
1973 500.000
1974 500.000
1975 500.000
1976 500. 000
Shuma e Fondeve derdhur në bankë (1964 – 1976) 6.500.000
**
Shpenzimet për Fondin e Solidaritetit 1964-1991.
- Ndihma financiare e Partive e grupeve M–L 2.290.000 dollarë
- Ndihma e personave të ndryshëm të Partive 150.000
- Përgatitje Politike – Ushtarake 200.000
- Propagandë – Botime – Përkthime – Media 140.000
- Zhvillimi i Kongreseve – Konferencave të vendeve të tjera në Shqipëri 70.000
- Në dispozicion të Byrosë Politike e K.Q.P.P për delegacione të Partive në Kongreset e P.P.SH, Rinisë dhe Gruas 220.000
- Materiale e pajisje Partive 80.000
- Shpenzime udhëtimi për miqtë – Përfaqësueses Diplomatë etj. 1.815.000
- Delegacione Partie dhe Organizata te masave jashtë shtetit 40.000
TOTALI: 5.005.000
****
10. Pallati i Kongreseve (200+500+730) 1.430.000
11-Zëri i Popullit për blerjen e një shtypshkronje 400.000
12. Fondi Rezervë 2.570.000
13. Ministria e Tregtisë së Jashtme 407.000
TOTALI: 4.807.000
- Gjendja më 1991, 1.843.000
TOTALI: 11.655.000
***
NDIHMA PARTIVE (M – L). DHE GRUPEVE (M – L)
- P.K (M-L) Itali 380.000
- P.K. Franceze 244.000
- P.K Austriake 144.500
- P.K (M-L) Spanjë 297.800
- P.K Belgjikë 54.400
- P.K Australiane 42.200
- P.K Polake 205.800
- P.K Brazil 300.500
- P.K Kolumbisë 79.000
- P.K Zelandë e Re 44.500
- P.K Peru 75.800
- P.K “Çekan-Çelik” SHBA 8.000
- P.K Malgash 2.500
- P.K Irak 1.300
- P.K Revol, Uruguai 23.000
- P.K Filipine 5.000
- P.K Punës Domenikane 25.000
- P.K Punt – Fshat Iranit 5.000
- Organizata Kom. Zvicër 15.000
- Qendra M-L Holandë 44.500
- P.K Ekuadorit 93.200
- P.K Libanit 2.000
- P.K Ceilonit 30.000
- P.K Sudanit 10.000
- P.K (M-L)Bolivi 26.500
- P.K Kongo 5.000
- P.K Revol Kili 52.000
- Komiteti M-L Portugeze 15.000
- Grupi M-L Angli 5.000
- Këshilli Suprem Kongo– epovil 4.000
- Lëvizja popullore Domenikane 2.500
- M.I.R. Venezuele 2.000
- Bashkimi PAN Afrikan Profesional 2.000
- Fronti i Çlirimit Somalisë Franceze 1.000
- Grupi M-L Grek GUSHAS 1.000
- Vangaria Komuniste Argjentinë 37.000
TOTALI: 2.290.000
NDIHMA E PERSONAVE TË NDRYSHËM TË PARTIVE
150.000 USD
1. Nils Anderson 1968 -1986, SUEDI 17.500
2.Madalena Gripes (3 raste) 1965, BELGJIKË 22.000
3.Fransua Marting (4 raste) 1967 FRANCË 39.000
4.Fosko Di Nuci, (në 9 raste) 1967 ITALI 25.000
5.Maria Oliveida 1967 BRAZIL 20.000
6.Ron Tayler Sigurim Jete 1972 ZELANDA E RE 21.500
7.Vllado Dapcev Ndihmë Financiare në vit 2.400
8. Daniel Blonje 1972 1.500
9.Boeve Peterson 1973 SUEDI 6.000
PREGATITJE IDEO–POLITIKE USHTARAKE
- 000 USD.
Dok. Data
248 05/12/1964 5 Indonezianë shkolla “V. I Lenin”
347 05/12/1964 4 Malgashë shkolla “V. I Lenin”
305 13/12/1965 3 Portugezë shkolla “V. I Lenin”
220 24/08/1965 10 Indonezianë shkolla “Politiko Ushtarake”
106 6/6/1966 2 Leopolvild shkolla “Politiko Ushtarake”
4 20/01/1967 6-8 Brazilian shkolla “Politiko Ushtarake”
5 Kolumbianë , 5 Kilian , 10 Ekuador, 3- 4 Bolivianë, 3 3 Haitiane, 5 Indoneziane.
22 10/02/1967 6 Kongolezë shkolla “Politiko Ushtarake” 5-6 muaj
99 21/07/1967 15 Sudanezë shkolla “Politiko Ushtarake” çdo vit
124 07/09/1967 10 Indonezianë “Akademia Ushtarake” për 3 vjet
9 Indonezianë “Kurs Ushtarak” 1 vjeçar
4 Indonezianë “Akademi Ushtarake”
305 13/12/1967 3 Spanjollë shkolla “Politiko Ushtarake”
90 31/07/ 1968 6 Ceilonez shkolla “Politiko Ushtarake” kursantë 3- 4 muaj.
136 15/12/1969 5 Peruane shkolla “Politiko Ushtarake”
5 Ekuadoriane shkolla “Politiko Ushtarake”
Viti 1972 Nga Ambasada jonë në Paris vijnë në Shqipëri për kurse Politike – Ushtarake disa kursantë si: 6 Francezë, 4 Belgë, 9 Italianë.
25/07/1975 Disa kursantë nga Sudani (Sekret)
***
PROPAGANDË – BOTIME – PËRKTHIME – MEDIA
140.000 U.S.D.
– 26/02/1972 Nils Anderson propagandën e veprave të E. Hoxhës. 15.000
– Nent/74, Jan75 Nils Anderson redaktim të veprave të E.Hoxhës në Frëngj. 1.000
– 1977 Nils Anderson Propagandimin e vendit tonë 1.000
– 11/05/1997 Patric Kasel (Francë) Publicist Propagandim 20.000
– 7/04/1977 Fosko Di Nuci (Itali) Botimi i raportit të Kongresit të VII të 3.000 P.P.SH. në Itali
– 12/06/1972 Nils Holemberg Botimnë suedisht të Historisë së P.PSH. 6.000
– 22/09/1981 Qëllime Propagandistike 3 Partive (pa adresë ) 15.000
– 12/03/1979 Ambasadës Egjipt. Ka botuar në Liban në 600 kopje të librit të Enver Hoxhës “Pikëpamjet kineze para gjyqit te historisë” 2.000
– 21/03/1979 PK Portugeze, Botimi i veprës E.H.“Imperializmi dhe 5.000 Revolucioni”
– 1976 Tre partive M-L Botimi i veprës 19 të E.H. në 3000 kopje 9.000
– 30/11/70 Shpenzimi i udhëtimeve – Dietë për 2 muaj 3 vetë “Për redaktimin e H.P.P.SH- në gjuhë të huaja
– 1965 korrespondentët e “Zërit të Popullit”
– Australi 2.500
– Austri 12.500
– SHBA. Rrogat për Organin “Çekan-Çelik” 2.000
– 17/08/1974 Bileta e çiftit spanjoll në Radio (Itali) 1.000
– 1965 Korrespondentë të Gazetës Puna në “Nuova Unita” Itali 25.000
***
ZHVILLIMI I KONGRESEVE – KONFERENCAVE TË VENDEVE TË TJERA NË SHQIPËRI.
70.000 USD
Veçojmë:
21/11/1964 15 Iranianë për të bërë kongresin e tyre në vendin tonë 15.000
17/01/1978 P.K Brazilit shpenzim udhëtimi dietë delegatëve të Koherencës së tyre që do të zhvillonin në Shqipëri 40.000
NË DISOPZICION TË BYROSË POLITIKE E K.Q PËR KONGRESET E P.P.SH ETJ.
220.000 USD
Veçojmë:
– KONGRESI 6 1971 20.000
– KONGRESI 7 1976 63.000
– KONGRESI 8 1981 66.000
– KONGRESI 9 1986 47.000
***
MATERIALE E PAJISJE PËR PARTITË
80.000 USD.
Veçojmë:
2/10/1967 P.K Franceze, sallë çmontimi ku do të zhvillohej kongresi i saj 14.000
7/10/1967 P.K Ceilonit, Makinë shtypi etj. 15.000
12/06/1970 P.K.Polake Makinë shumëfishimi shkrimi 10.000
23/11/1964 P.K Polake, Materiale të ndryshme, letër
18/02/1967 P.K Polake, Materiale të ndryshme, letër
6/03/1969 P.K Polake, Materiale të ndryshme, letër
14/02/1968 P.K Polake, Materiale të ndryshme, letër
20/03/1967 P.K Sudan materiale
27/01/1969 P.K Zelandë e Re , Materiale letër
1965 Serbo Kroatëve, Makinë Shkrimi me germa Serbo – Kroate
14/06/1969 P.K. Greke Makinë Shkrimi
***
SHPENZIME UDHËTIMI PËR MIQTË
Për periudhën 1964-1991 janë shpenzuar për bileta udhëtim -Përfaqësitë Diplomatike etj. 1.815.000 USD.
Kane udhëtuar drejt Shqipërisë dhe kthim në vendet e tyre 4.000–4.500 vete. Përmendim:
– V. 190 DT. 10/06/1964 200 miq
– V. 343 dt. 21/11/1964 15 iraniane bileta vajtje ardhje.
– V. 42 DT.13/02/1965 188 miq
– V. 48 DT.14/03/1966 158 miq
– V. 96 DT. 15/09/1969 Turistë
– V. 4 DT. 20.011967 200 miq
– V. 100 DT.12/09/1969 Delegacione të 25 vjetorit të Çlirimit
– V.4 DT. 16/01/1970 Delegacione të vitit 1970.
Në të gjitha Kongreset e tjera te P.P.SH. ka patur qindra pjesëmarrës.
***
DELEGACIONE PARTIE DHE TË ORGANIZATAVE TË MASAVE JASHTË SHTETIT
40.000 USD
Veçojmë:
– Për periudhën 1964-1965 delegacione 18.400
– Në nëntor 1970 delegacioni B.R.P.SH në Norvegji e Suedi për 20 ditë 20.000
**
Sekreti për derdhjen –tërheqjen – shpërndarjen e fondeve
-Në Promemorien e dt. 09/06/1964 të Ministrisë së Financave, pra një ditë para daljes së V. Nr. 190, dt. 10/06/1964 të firmosur nga E. Hoxha thuhet: Autorizimet e lëshuara nga sekretarët e K.Q. ose vendime e Sekretariatit të K.Q. të P.P.Sh. të mos kalojnë për protokollim por direkt të ngarkuarve me këtë punë.
-Dokumenti i Ministrise së Jashtme dt.04/01/1965 “Nuk duhet të merrni asnjë dokument për dhënien e të hollave”. “Shkresat të mos dërgohen me shkresë përcjellëse e Nr.- Protokolli”
-NË ZBATIM TË KËTYRE UDHËZIMEVE:
-Fondet janë derdhur në bankë pa adresën e burimit të tyre por vetëm shumën dhe emrat ose inicialet e atyre që kanë bërë derdhjet.
-Dollarët e tërhequr në bankë kanë qarkulluar nga disa persona me dëftesa ose pusulla të veçanta.
-Kështu: Në ambasadën Polake më 04/11/1964 “10.000 U.S.D për shokët komunist revolucionarë polakë dorëzuar Sh. Rushi”
– Në ambasadën Franceze: më 01/08/1965 “9000 U.S.D ja dhashë Roberto Sato Venera nga Peruja i cili erdhi me parullën “Vango de Parte de Andrea”.
– Më 04/11/1965 “E nënshkruara XH.K. dëftoi se mori nga sh.N.K një zarf më 7/000. tepër sekret për ta dërguar me anë të korrierëve diplomatikë në Ambasadën e R.P.SH Paris. Shënimi: “Numri 7 /1000 ka kuptimin që mori në dorëzim 7000 U.S.D
Ambasada Vjenë më 1970 Tepër sekret
I dorëzojnë Doktorit 5.000 U.S.D 13.3.70 DH. T
I dorëzojnë Doktorit 5.000 U.S.D 15.6.70 DH.T
I dorëzojnë Doktorit 2.000 U.S.D 28/11/70
Ambasada Kajro 1976, Përfaqësuesit nga Sudani do ti jepen 5.000 U.S.D. Ai do të japë parullën në gjuhë shqipe “Faleminderit” edhe në arabisht “Unë erdha nga ana e Fatimesë”. Këtij njeriu të mos i kërkoni asnjë lloj dëftese ose dokumenti tjetër me të cilin të vërtetojë që mori në dorëzim shumën e mësipërme”.
Sasi të konsiderueshme dollarë kanë shkuar ne disa ambasada si Paris, Romë, Vjenë, Varshavë dhe prej këndej janë shpërndarë me dëftesa dore. Në një letër që dërgon Ambasada jonë në Francë thuhet: “Pas hapjes së kasafortës për ne është e vështirë të nxjerrim llogaritë sepse nga shënimet e atij që ka mbajtur kasafortën nuk mund të bëhet një gjë e tillë.”
Ambasadori Ksenofon Nushi në Romë, në datën 1.7.1967 lëshon një dëftesë ku thotë se i dorëzova sh. Fosco Dinuçit shumën prej 3.000.000 lireta nga fondi për ndihmë lëvizjes marksiste leniniste. Fosco Dinuçi kishte marrë në këtë ambasadë me 9 dëftesa 15.620.000 lireta që me kursin me 624 i takonte 25.000 dollarë.
Nos Qosja në ambasadën Paris, më 31 korrik 1967 me anë të një dëftese i ka dhënë shokut Francois Marty shumën prej 10.000 dollarë që përbente pjesën e fundit nga ndihma që i ishte caktuar për vitin 1967. Francois Marty kishte marrë edhe më parë, më 14.7.1967 14.000 dollarë, më 15.7.1967 6.000 dollarë, me 24.7.1967 9.000 dollarë. Gjithsej 39.000 dollarë.
SHPENZIMET QË JANË BËRË BRENDA VENDIT NË LEK:
Në shpenzimet e mësipërme në dollarë që janë bërë për miqtë dhe të ftuarit, nuk janë përfshirë shpenzimet ne lek për trajtimin e tyre për periudhën që kanë qëndruar në Shqipëri si ushqim, fjetje , veshmbathje etj të cilat kapën shuma të konsiderueshme. Përveç pjesëmarrjes në Kongrese, festat etj, kanë ardhur edhe për pushime e kurime në vendin tonë. Në një informacion që bëhet nga Drejtoria me Marrëdhëniet me Jashtë në vitin 1967 për shpenzimet që duhen për të përballuar pritjen e delegacioneve, personave të ndryshëm, kurseve etj, duhen dhjetëra milion lekë. Duke u nisur nga numri i miqve të ftuar në Kongrese, kurse disa mujore, vizita, studentë, pushime etj, me dieta e përcaktuara për ushqim e fjetje dhe shpenzime të tjera për transport, përkthyes etj. për periudhën 1964-1990 përveç fondit në USD janë shpenzuar dhjetëra milion lekë qe me kursin e atëhershëm bëjnë disa miliona dollar. (Mbi 2 milion dollarë)
Nga dokumentet e kësaj periudhe del se në Shqipëri kanë ardhur 4.000-4.500 persona.
-Pjesa më e madhe e tyre qëndronin deri 10 ditë të cilët përveçse ndiqnin Kongreset që zhvilloheshin, festat e Nëntorit etj vizitonin vendet historike e turistike.
-Disa persona që ishin të preferuar qëndronin vetë dhe me familjet e tyre një muaj me pushime.
-Mbi 250 vetë për disa muaj bënin përgatitje politiko-ushtarake.
-Ishte një numër i madh gazetarësh “Kolonia e gazetarëve” që banonin në Tiranë dhe punonin në Radio-Tirana me muaj ose vite të tërë.
-Disa që bënin përgatitje politike-ushtarake ose gazetarë kishin me vete edhe familjen.
-Në dispozicion të tyre ishte Parku i Delegacioneve me autoveture e autobusë si dhe shumë përkthyes e shoqërues që trajtoheshin me dietë.
DIETAT QË ISHIN NË FUQI PËR KËTË TRAJTIM
– Numri 6889 25/10/1976 kuota e ushqimit ditor është përcaktuar 110 lekë. Dietat për delegacionin, shpenzimet ditore për ushqim e fjetje kategoria e parë 20–25 USD dhe kategoria e II 15–20 USD.
JA DISA RASTE QË FLASIN PËR KËTO SHPENZIME NE LEK.
Vendimi 190 10/01/1964 200 miq për pushime dhe njohjen e vendit tonë.
Vendim 42 13/02/1965 188 miq organizimin, pritjen dhe trajtimin e tyre.
Vendimi 48 14/03/1966 158 vetë për pushime dhe vizita me organizatat e masave
Vendimi 49 14/03/1966 155 vetë për pushime e vizita në K.Q
Vendimi 4 20/01/1967 200 vete delegacione, pushime, vizita etj
Vendimi 124 07/09/1967 23 indoneziane banim, ushqim veshmbathje
200 lekë në muaj për shpenzime të vogla 1–3 vjet
6 indonezianë 1000 lekë në muaj për 1–3 vjet
Nga viti 1968–1986 pothuajse çdo vit jo vetëm me pune partie por edhe pushime Nils Andersoni ka qene i pranishëm ne Shqipëri me gruan dhe fëmijët. Në këto vite z. Peter Boeve me pseudonimin Chris Petersen si kryetar i P.K.Hollandeze ka ardhur në Shqipëri 20 herë.
Vendimi 22, 10.02.1967 6 kongolezë për 5-6 muaj përgatitje politiko-ushtarake, 8 fëmijë dhe 2 gra.
Vendimi 90, 31.07.1968 6 kursant nga Ceiloni për 3-4 muaj përgatitje politike-ushtarake.
Komisari i repartit të Zall Herit z.Muhamet Hoxha në gazetën “Panorama”më 27.12.2009 tregon:
“Për javë dhe muaj me radhë repartet e ushtrisë u kthyen në qendër stërvitje për dhjetëra e qindra ilegale nga vende të ndryshme duke filluar nga Amerika Latine e deri në Indonezi.
Partitë dhe personat më të preferuar dhe të paguar nga Enver Hoxha kanë qenë:
-Partia Komuniste (M-L) italiane,
-Partia Komuniste e Brazilit
-Partia Komuniste franceze
-Patric Kasel, publicist francez që shpërblehej për propagandimin e veprave të Enver Hoxhës.
-Nils Anderson, personi kryesor me të cilin bëhej bashkëpunimi me grupin M-L suedez. Përveç ndihmave që ka marrë si person, këtij i ishin besuar shumë nga përkthimet dhe propagandimi i veprave të Enver Hoxhës. Ky pothuajse në të gjitha vitet, për periudhën 1968-1986 ka qenë i pranishëm në Shqipëri vetë, me gruan dhe fëmijët, jo vetëm për punë, por edhe më pushime.
Në lidhje me këtë person, Ismail Kadare, në veprën 20, (Nga një 1 Dhjetor në tjetrin), shkruan: “Në një letër që më dërgoi me anë të Le Monde, në dhjetor 1990, suedezi Nils Anderson e përmend mes të tjerash edhe këtë… Ajo që nuk thotë Nils Anderson është fakti që ai ka qenë e vazhdon të jetë përkthyes, botues dhe propagandist i veprave të Enver Hoxhës në disa vende. Kjo kushtëzon edhe qëndrimin e tij kundër procese demokratike në Shqipëri. Miqësia e marksistë-leninistëve si Nils Anderson, i ka kushtuar shtrenjtë Shqipërisë…. Në një Shqipëri demokratike, këta miq marksistë do të humbin monopolin dhe privilegjet që kanë pasur në këtë vend, ndaj edhe kuptohet përse janë kundër demokracisë”.
**
QËLLIMI I FONDIT TË SOLIDARITETIT
Të vendosë rolin hegjemon në botë në aspektin politik, ideologjik të PPSH dhe Enver Hoxhës.
Partitë që kanë përfituar nga fondi i solidaritetit, janë në shumë shtete që nga shtrirja gjeografikë zënë të 5 kontinentet.
-Nga Japonia ne SHBA.
-Nga Zelanda e Re ne Argjentinë.
-Nga Gadishulli Skandinav në Jug të Afrikës.
SIPAS KONTINENTEVE
- Kontinenti amerikan: Brazil, Peru, Kolumbi, SHBA, Ekuador, Bolivi, Venezuelë, Kili, Argjentinë, Uruguai, R. Domenikane, Haiti.
- Kontinenti afrikan: Sudan, Somali, Kongo, Kongolo Leo Pold Vil, Malgash, Mozambik, Namibi, Zambabve, Angola, Togo, Volta e Sipërme, Gaboni, Egjipti.
- Kontinenti aziatik: Irak, Liban, Iran, Ceilon, Japoni, Indi, Laos, Jordani, Siri
- Kontinenti australian – Oqeani: Australi, Zelanda e Re, Filipine, Indonezi,
- Kontinenti evropian: Francë, Itali, Poloni, Belgjikë, Austri, Spanjë, Zvicër, Holandë, Portugali, Angli, Greqi, Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë, Rumani, Gjermani, Jugosllavi.