Cohen: Nuk kemi pasur bashkëpunim sekret me Rusinë
Michael Cohen, avokat personal i presindetit amerikan, Donald Trump, tha mbrëmë se nuk ka parë “asnjë informacion” se Trump ka bërë marrëveshje sekrete me Rusinë gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale amerikane.
Këtë deklaratë zoti Cohen e ka bërë para se të fillonte seanca e mbyllur në Komitetin e Inteligjencës së Senatit të Shteteve të Bashkuara, lidhur me çështjen e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.
Zoti Cohen tha se dosja e agjentëve të inteligjencës britanike, në të cilën shfaqen dyshime se Trump kishte marrëveshje sekrete me Rusinë gjatë zgjedhjeve, ishte “përplotë me të pavërteta dhe akuza banale të qëllimshme”.
“Ansjëherë nuk jam angazhuar, ose paguar, ose biseduar, me çfarëdo anëtari të Federatës Ruse ose ndokend tjetër për të ndërhyrë në zgjedhje”, tha Cohen.
Dosja e përmendur e përpiluar nga ish-oficeri i inteligjencës britanike, Christopher Steele, akuzon se Cohen kishte vepruar si ndërmjetësues me qeverinë ruse dhe në mëynrë sekrete ishte takuar me zyrtarët e Kremlinit në Pragë të Çekisë, në gusht të vitit 2016.
Por, zoti Cohen tha se “kurrë në jetën time nuk kam qenë në Pragë ose diku tjetër në Republikën e Çekisë”.