Joleza Koka hedh poshtë versionin e martesës në SHBA
Joleza Koka është martuar në fshehtësi të plotë gjatë kësaj vere. Ish-kryetarja e FRESSH është martuar me partnerin e saj të hershëm, aktivistin Laert Kola. Historia e dashurisë së dy të rinjve, njihej në shoqërinë e tyre, por dhe më gjerë, megjithatë tashmë, sipas lajmeve të fundit ata kanë zyrtarizuar gjithçka duke u bërë burrë e grua.
Pas një botimi të pavërtetë në disa portale me burim “Newsbomb.al’, Joleza Koka ka hedhur poshtë versionin e martesës në SHBA. Ja teksi i plotë i saj:
“Cila është arsyeja që Kryeministri i Kosovës pritet nga fotografia? Çfarë janë këto sjellje antishqiptare të këtyre ‘kanaleve anonime’ të komunikimit publik? Faqe me qindra mijëra ndjekës që në çdo sekondë të ditës na bombardojnë me fakte se sa të pa zotët, të pa ditur e të pa drejtë na qenkan shqiptarët.
Cilët janë njerëzit pas këtyre faqeve? Cili është misioni i tyre? I bëj thirrje autoriteteve të bëjnë publike pronësinë dhe qëllimin e ekzistencës së këtyre faqeve që nisën si satirike por vetëm për të qeshur nuk bëjnë.
Kjo fotografi është bërë në Strasburg kur zotit Haradinaj nuk i lejohej të kalonte përtej kufirit francez. E mbani mend kur të gjitha forumet rinore u bashkuam e protestuam për lirimin e tij. Jam shumë krenare për punën vullnetare që kam bërë dhe njëkohësisht shumë e bezdisur nga lajmet e rreme që publikoni çdo ditë duke detyruar lexues të panjohur të marrin guximin dhe të më dërgojnë të tilla mesazhe.
Dhe Jo, nuk kemi bërë dasmë në Las Vegas”!