Helmeta ilire në Pela të Maqedonisë
Këto përkrenare të arta, të një koleksion të tipit ‘Ilir’ janë gjetur në varrezat arkaike të Pelas Maqedoni. Pela ishte edhe vendlindja e Lekës (Aleksandrit të madh). Sipas historianëve grekë kjo përkrenare u emërtua gabimisht si “ILIRE” për shkak se edhe Maqedonia e ashtquajtur greke, përdori helmetën tipike Ilire.. Ekziston një preokupim nga ana e Greqisë, se në të ardhmen historigrafia zyrtare pa dashje mundet të pranoj etnicitetin e përbashkët iliro-maqedonas. Grekët nuk duhet të harrojnë shkrimet e Strabonit, i cili quan të të njëjtës racë etnike si Maqedonasit, Epirotët dhe Ilirët. Kjo e dhënë e Strabonit dëshmon se maqedonët dhe iliro-epirotët kanë pasur të njëjtën kulturë dhe të njëjtë gjuhë. Të ngjashme kishin edhe të qethurin, mantelin me sa shihet edhe përkrenaret i kishin të ngjashme. Helmeta e tipit ilir mbulonte të gjith kokën dhe ishte e hapur nga pjesa e fytyrës. E quajtur helmet ilire, sepse një numër i madh përkrenaresh të këtij stili, janë gjetur në Shqipëri, Mal të zi, Epir, Apulia (Itali) dhe Maqedoni. Atje ku mbretëruan fiset ilire janë gjetur edhe përkrenaret e tyre.