Albspirit

Media/News/Publishing

Nikolin Dodaj: Rrugëtimi im nga Shkodra në SHBA, në tokën e ëndrrave…

 

Shqiptarët në Amerikë janë shumë të dashuruar me flamurin

Hermes Nikaj

Personazhi i rradhës që vendosa të intervistoj është një njeri me shumë energji dhe pozitivitet. Fotografi & kameramani i talentuar, Nikolin Dodaj vjen në këtë rrëfim të sinqertë duke na zbuluar jetën e tij, fillimet dhe vështirësitë & suksesin e arritur në SHBA.

  1. Fillimet tuaja, si kanë qënë?

Kam punuar në një televizion privat në Shkodër (Antena Nord) vitet 2001-2002… Sigurisht njeriu synon më të mirën dhe më pas vendosa të largohesha nga vendi im.

  1. Më pas çfarë ndodhi me ju?

Në korrik të vitit 2002 shpërngulem në Itali dhe aty punova me kamer, security dhe shumë punë të tjera për të mbijetuar. Më pas vendos të largohem nga Italia drejt Kanadasë. Qëndrova deri më 29. 07. 2014, ishte dita kur mbërrita në Amerikë.

  1. Si u ndjeve në SHBA, a hasët vështirësi?

Si fillim kam punuar çdo punë që m’u ofronte. Më tej me ndihmoi një shok, kameraman në gëzime familiar. Fillova të bashkëpunoj me të dhe m’u krijua mundësia për të njohur shumë figura të komunitetit shqiptar që vinin këtu. Plot pas një viti unë mora vendimin të punoja vetë me kamer dhe fillova te jem në kontakt me jehonat e muzikës shqiptare për ndonjë organizim, dasëm apo koncert.

  1. Çfarë pune bëni aktualisht, cilat janë impenjimet tuaja?

Punoj kameraman (operator) në një televizion shqiptar “AA VISION” dhe kam fatin të jem i pranishëm në çdo institucion shqiptar, kosovar, por edhe te huaj.

  1. Më thatë se merreni edhe me menaxhime këngëtarësh nëpër mini-party. Na trego diçka më tepër…

Këtu kam patur fatin të punoj me shumë legjenda të muzikës shqiptare, si Gëzim Nika, Sabri Fejzullahu, Meda, Frederik Ndoci, Albërie Hadërgjonaj e shumë të tjerë.

  1. Jeta private, si shkon?

Jeta private shkon shumë mirë, jam i lumtur dhe i plotësuar. Kam ndarë dhe ditën e dasmës, shtator 2018, kurorëzimi në martesë.

  1. Si ndjeheni ne Amerike?

Amerika mbetet një vend i veçantë. Mbetet një vend shembëlltyrë. Besoj se nuk ka asnjë vend tjetër në botë që të të ofrohen kaq shumë mundësi punësimi dhe ku njeriu gjen vetveten.

  1. Ju merr malli për atdheun?

Sot largësitë janë shumë të vogla. Për 9 orë je ne Shqipëri. Kjo sdo të thotë se nuk më merr malli, por sa herë ndjej mall vij.

  1. Çfarë keni vënë re gjatë punës tuaj që doni ta ndani me lexuesit?

Shqiptarët në Amerikë janë shumë të dashuruar me flamurin. Në shumë aktivitete ata vijnë me flamur të vegjël kombëtar.

  1. Së fundi, çfarë na mbeti pa thënë?

Dua të falënderoj nga zemra Gezim Nikën dhe bashkëshorten e tij për mbështetjen e vazhdueshme. Po ashtu edhe Hajro Ceka që më bën të pranishëm në eventet familiare. Dhe së fundi menaxherët e suksesshëm në SHBA: Agimin dhe Benin. Ju uroj të gjithëve një vjeshtë të mbarë dhe gëzime në familjet tuaja.

Please follow and like us: