Albspirit

Media/News/Publishing

Fitorja e Merkel, Ambasadorja Schutz: Mbështesim Ballkanin në BE

Pas fitores së kancelares gjermane Angela Merkel, e cila mori rreth 32% të votave. Në një deklaratë për media,  ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz ka komentuar fitoren e Merkel. sipas ambasadores gjermane Suzane Schutz do të thotë vijimi i marrëdhënieve të mira me Shqipërinë dhe mbështetjen e proceseve të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Sa i përket politikës së jashtme dhe asaj evropiane të Gjermanisë unë në të ardhmen nuk pres zhvendosje. Të gjitha partitë në Gjermani janë në të njëjtin zë, ato janë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në Evropë, sikurse edhe të Shqipërisë. Qeveria e Merkel do të kushtëzohet nga bisedimet me partitë e vogla që janë rritur në rezultat si ekologjistët dhe partia e lirë demokrate. Ndërkohë rritja e paralajmëruar e ekstremistëve, për momentin nuk duket shqetësuese”, tha ajo. Po ashtu ajo shtoi se “AfD do të përfaqësojë një fraksion parlamentar të konsiderueshëm, por nuk mendoj se do ndikojë në politikat e qeverisë federale sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë”.

Please follow and like us: