Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel drejt titullit të “kancelares së përjetshme” – Krerët e shteteve më jetëgjatë në Europë

Fitorja e mandatit të katërt të Angela Merkel në krye të qeverisë gjermane, ka nxitur të përditshmen New York Times të bëjë një shkrim ku analizon jetëgjatësinë e liderëve europianë gjatë 3 dekadave të fundit. Merkel, e cila aktualisht ka mandatin më të gjatë të vazhdueshëm në Bashkimin Europian, tejkalohet në kontinent vetëm nga Rusia, Bjellorusia dhe Turqia, të cilët kanë drejtues që janë më gjatë në pushtet. Edhe në Gjermani, ashtu si në shumë vende të Bashkimit Europian, nuk kufizohet numri i mandateve i kreut të shtetit. Kjo gjë mundëson që të ketë liderë që ushtrojnë funksionet për shumë vite, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara që kufizojnë mandatet e presidentit në vetëm 2.

Duke parë që nga viti 1990, Merkel hyn tek një grup i vogël liderësh që kanë arritur të shërbejnë për më shumë se 12 vjet. Këtu futen Helmut Kohl, ish-kancelar gjerman dhe ish-mentor i Merkel, si edhe François Mitterrand, një ish-president francez. Ndër emrat e paktë që e kanë kaluar dekadën duke drejtuar një vend hyn edhe ish-kryeministri Sali Berisha, Presidenti turk Erdogan, si edhe presidenti aktual i Komisionit Europian, Juncker, i cili qeverisi Luksemburgun për për 18 vite rresht, nga viti 1995 deri në 2013-ën. Nga liderët aktualë, vetëm 4 e kanë kaluar 12-vjeçarine vetëm Gjermania hyn në Bashkimin Europian. Në union askush nuk i kalonte tre mandatet prej vitit 2013, kohë kur Juncker u largua nga detyra.

Gjermania del nga ngjashmëria edhe me shumicën e vendeve me PBB të lartë, të cilat në rastin e Holandës, Spanjës, Italisë, Britanisë dhe Francës, nuk i kalojnë dy mandatet. Rrugën e Gjermanisë duket se e ndjekin vetëm disa vende lindore si Hungaria, Slovakia dhe Lituania.

Para zgjedhjeve të së dielës, disa aletë të Merkel po sugjeronin se ajo mund të garojë edhe për një mandat të pestë. Ajo do t’i afrohej kështu mentorit të saj, Helmut Kohl, i cilësuar dikur si “kancelari i përjetshëm”, por i cili u dobësuar politikisht në mandatin e fundit.

Sa i takon moshës, Merkel do të jetë vetëm 67 vjeç në vitin 2021, shumë më e re se sa janë sot Hillary Clinton dhe Presidenti Donald Trump./SCAN/

Please follow and like us: