Referendumi, kurdët e Irakut “fitojnë” pavarësinë
Populli që jeton në zonën veriore të Irakut votoi me shumicë dërrmuese në favor të pavarësisë për rajonin e Kurdistanit në referendumin e diskutueshëm të së hënës.
Komisioni zgjedhor tha se 92% nga 3.3 milionë kurdë dhe jo-kurdë që hodhën votat e tyre mbështetën pavarësinë.
Shpallja erdhi përkundër një thirrjeje të minutës së fundit nga kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi që rezultati do të “anulohej”.
Kryeministri irakian u bëri thirrje kurdëve që në vend të kërkimi të pavarësisë të angazhohen për dialog me Bagdadin “në kuadër të Kushtetutës”.
Krerët kurdë kanë thënë se votimi për “po” do t’u japë atyre një mandat për të filluar negociatat për shkëputjen me qeverinë qendrore në Bagdad dhe vendet fqinje.
Please follow and like us: