Albspirit

Media/News/Publishing

Tjetër skandal me policinë, arrestohet Dritan Xhindoli

Policia përfshihet në një tjetër skandal pas ngjarjes së Elbasanit. Ish- shefi i Krimeve të Rënda në Tiranë dhe i njësisë Operacionale të Policisë së Tiranës Dritan Xhindoli, u vetëdorëzua në policinë e Durrësit, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Për të një gjykatë italiane ka firmosur një urdhër ndërkombetar arresti, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg për akuzat e vjedhjes dhe të falsifikimit të dokumenteve. Xhindoli që mbante gradën kryekomisar dhe ishte efektiv i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë deri para disa muajsh. 39 vjeçari mësohet se ishte larguar nga policia në muajin qershor të këtij viti me kërkesën e tij. Ndërkaq Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe ankesave ka nisur edhe një verifikim për të saktësuar mënyrën se si është rimarrë në rradhët e policisë Xhindoli.

Please follow and like us: