Albspirit

Media/News/Publishing

Demiraj: Drejtorët e policisë në qarqe, menaxherët e hashashit

ë një intervistë të dhënë për televizionin e diasporës “ACTV” në Michigan të SHBA, ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, duke iu referuar situatës së krimit në vend ka theksuar se, “në muajt përpara se të merrte detyrën drejtorët e qarqeve kanë qenë menaxherët e kanabisit. Duke menaxhuar që nga momenti i mbjelljes dhe shpërdarjes së kanabisit, dhe kështu me radhë. Demiraj ka lëshuar akuza të forta ndaj policisë duke e akuzuar për lidhje të ngushta me trafikantët e kanabisit në vend. “Tani krimi organizuar ka ngritur kokë, sepse gjatë fushatës zgjedhore, lejohen për ti dhënë sa më shumë vota partisë. Dhe në rastin konkret Partisë Socialiste”. Gjithashtu Demiraj ka folur edhe për fushatën zgjedhore, ku theksoi se PS, më shumë se anjëherë tjetër kishte mbështetjen e të gjitha grupeve të interesit dhe bandava kriminale. “Dy javët e para të zgjedhjeve ishin të qeta, ndërsa java e tretë dhe e katërt pati intensifikim të grupeve kriminale në mbështetje të PS dhe pati mobilizim të grupeve që shpërndanin para”, u shpreh Demiraj. Gjithashtu Demiraj tha se ka kërkuar shkarkimin e tre drejtorëve vendorë të policisë të cilët sipas tij ishin të përfshirë gjithë kohës në fushatë si militantë dhe mbështetës të PS. “Ky shkarkim nuk erdhi dhe kjo padyshim nga presioni i kryeministrit”-deklaroi Demiraj.

Please follow and like us: