Rama, “fshesë” në arsim: 300 drejtorë shkollash duhet të shkarkohen
Kryeminstri Edi Rama në një takim me prindërit e nxënësve të shkollave në Vlorë ka deklaruar se 300 drejtorë shkollash duhet të shkarkohen pasi kanë dalë shumë keq në testim. “300 drejtorë shkollash duhet të shkarkohen pasi kanë dalë shumë keq në testim. Si do të zënëdësojmë ata? Do ju drejtohemi 300 mësuesve që janë më të mirët në vend. Do të bëjmë shkollën e drejtorëve të shkollave. Nuk do të ketë parti politke që do të lëviz për qejf ata sepse gjithçka do të bëhet me ligj siç do të mbrohet mësuesi me ligj. Do t’i bëjmë thirrje 300 mësuesve më të zotë të aplikojnë dhe pavarësisht teserave të zënë vendin e drejtorëve. Kemi bërë një projekt për këtë, do çelim shkollën e drejtorëve të shkollave, pra drejtorët do shkojnë në shkollë, do të mësojnë, do japin provime dhe do marrin kreditet e tyre mbi bazë të së cilave do vazhdojnë ose jo të jenë sërish drejtorë në shkolla”, u shpeh Rama. Nuk është arsimi i vetëm sektor ku Rama ka paralajmëruar “fshesën”. Doganat, tatimet, hipotekat do të ketë ndryshime të mëdha në punësime. Rama ka deklaruar se vetëm në 100 ditët e para do të bëhet një ristkrukturim i adimistratës. Madje sot po nga Vlora Rama iu ka kërkuar drejtuesve të administratës rezyme për punësimet pasi sipas tij do të ketë ristrukturime. “Dua të nënvizoj edhe aspektin tjetër atë të burimeve njerëzore. Kemi njerëz të mirëshkolluar që rinë papunë dhe kemi analfabetë qe merren në punë, që paguen nga taksat e shqiptarëve. Ju kërkoj të gjithëve një skanim për të gjitha punësimet në qarkun Vlorë, për të parë punën, diplomën dhe ekperiencën e punonjësve. Ky raport i duhet dorëzuar çdo ministri dhe një kopje zyrës së zv/kryeminsitres. Ajo ndjek të gjithë ristrukturimin që ne po bëjmë për punësimet”, u shpreh Rama.