Albspirit

Media/News/Publishing

Alarmohen mjekët për kastravecin myzeqar në pjesën intime femërore

Të kujdesesh për higjienën intime me një kastravec nga Myzeqeja. Duket se kjo është moda e re më e përhapur në rrjetet sociale mes femrave, por që sipas mjekëve mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin. Trendi konsiston në qërimin e një kastraveci dhe futjen e tij me delikatesë brenda zonës intime, duke e mbajtur për pak minuta. Kjo bën që të ndihet më shumë ndjesi freskie, por që mund të ketë pasoja për shëndetin. Siç raporton ‘Daily mail’, mjekët nuk e këshillojnë aspak këtë praktikë, pasi i ekspozon femrat ndaj një rreziku më të madh për t’u prekur nga infeksionet ose viruset si HIV. Kjo pasi kastraveci acaron pehashin e pjesëve intime, përveç faktit që mund të shkaktojë aromë të rëndë, shkruan noa.al. Madje disa mjekë nuk këshillojnë përdorimin e asnjë produkti në pjesët intime, pasi gjithçka mund të shkaktojë dëme të mëtejshme për shëndetin, duke dëmtuar florën bakteriale.

Please follow and like us: