Albspirit

Media/News/Publishing

Basha denoncon skandalin: Sponsori i PS rrëmbeu për tre ditë një person

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një denoncim kundrejt Partisë Socialiste.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha denoncon rrëmbimin e një qytetari nga Renato Çami, sipas tij, sponsori më i Madh i Partisë Socialiste, por “policia as nuk ka shkuar për kontroll në shtëpi”.

Postimi i plotë i Bashës:

Ky eshte shteti mafioz i Edi Rames dhe Gramoz Rucit me kompani:

“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit. Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi policia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij.

Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci. Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur.

Please follow and like us: