Albspirit

Media/News/Publishing

Skender Jashari: Radikalizmi në Burgjet e Kosovës është i organizuar nga Serbia

Radikalizmi në Burgjet  e Kosovës është  i organizuar nga Serbia, përmes Sokol Zogaj, Agron Rexha & co dhe  hoxhallarëve të dirigjuar nga Serbia.

 

Gjatë  qëndrimit tim në  burgjet e  Republikës së Kosovës, si i burgosur  politik nga  Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, prej 16.10.2012 deri më 31.06.2016, në  detaje  kam pa çdo gjë  në lidhje  me shumë  dukuri.  Në mesin e  dukurive  më  shqetësuese ishte edhe  radikalizimi, ekstremizimi, rekrutimi, organizimi në grupe terroriste  islamike.

Madje edhe Prokuroria Speciale  ka edhe një   kallëzim  penal, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme  e Shërbimit  Korrektues të Kosovës,  Ministria e Brendshme, Kryeministria por edhe   disa  dhjetra Institucione tjera  kompetente,  i kisha  lajmëru! Deri në mesvitin 2017, kjo dukuri qëllimisht është  fshehur dhe heshtur. Gojarisht dhe me shkrim i  jam  drejtu edhe  zyrtarëve  përgjegjës të  këtyre  institucioneve( QKD-së, QPL-së, QPGJ-së), por shumë pak  kanë  reagu!

Kjo  dukuri, është   tejet  e theksuar  sidomos  në  Qendrën Korrektuese  në Dubravë, më saktë  në  Pavionin VIII( i njohur  si Pavion i Sigurisë së Lartë deri në  fund të  vitit 2014), e që  me hapjen e   Burgut të Sigurisë së  Lartë  në  Dyz ka  vazhdu edhe  në këtë institucion(  të  burgosurit dhe paraburgosurit  e këtij  pavioni janë transferu). Por  dukuria e tillëështë  e  njohur edhe në  Pavionet  tjera të  Qendrës Korrektuese të Dubravës, por edhe  në  Qendrën e  Paraburgimit në Gjilan  dhe  në Lipjan( në të  cilat  kam qëndru si i burgosur  politik).

Radikalizimi,  ekstremizimi, rekrutimi, organizimi në grupe terroriste  islamike, i të  paraburgosurëve  e sidomos i të  burgosurëve  për  krime  ordinere, filloi në  vitin 2012 më intensivisht, edhe  pse  disa  grupe të  këtyre   kanë  qenë  prezentë  edhe më parë( arrestimi i një  grupe  më shtator 2009).

Fillimi dhe përhapja e dukurisë së tillë, bëhet nga:

  1. Zyrtarë korrektues që janë  agjentë të  Serbisë, të cilët   qartazi me  porosi të  drejtëpërdrejta   nga   shërbimet  sekrete  serbe, dhe  nga  organizata gjoja humanitare e  fetare  islamike dhe  hoxhallarë( agjentë  islamik të Serbisë) të  njohur  si vehabist  në   Trojet tona. Zyrtarët  korrektues si  agjentë  të  Serbisë, shkaku i lidhjeve  familjare, krushqie, ekonomike-biznesore, pagese( paguhen), ishin  bashkëpunëtorë të  Serbisë etj.
    • Libra, broshura, CD-DVD, tëgjitha këto me përmbajtje    ekstreme,  lëvduese për  ISIS, xhihadin, Bin Ladenin etj.
    • Pastaj ofrimi i trajtimit më të mirë penitensiar, si: shtimi i vizitave, sasisë dhe llojeve  të gjësendeve  që mund të merrnin në pako ushqimore, numrin e  pakove, shtimin e kontaktet telefonike, lejim i  posedimit të sendeve  të  caktuara  sh: DVD që të tjerëve  që  nuk ishin   radikalizu nuk i lejohej, ofrim shërbimesh mjekësore etj.
    • Shumica e këtyre të  burgosurve  të  radikalizuar, marrin ndihma  financiare, gjoja  nga shokët, por që realisht  lekët  e tillë, vijnë nga   organizata  të dyshimta  Këto  organizata  lekët  ia  dorëzojnë  përmes  shokëve  të  këtyre të burgosurve- për t’i ikur  ndjekjes.
    • Pasi radikalizoheshin të burgosurit e tillë angazhoheshin që të  bënin  bandat( celulat  terroriste), që tëradikalizonin, ekstremizonin, rekrutonin, organizonin në grupe terroriste  islamike të tjerë  të burgosur  ordinerë.
    • Ndërsa në çastin  kur  i nevoitej Serbisë, disa nga  më të   njohurit  si  të burgosur  ordiner por të  radikalizuar, janë  ndihmuar  që të   ikin-arratisen. Tentativa e tillë  në  fillim-vitin 2014, nga Pavioni VIII i Sigurisë së Lartë të  Qendrës Korrektuese të Dubravës, ku ky rast  izolohet! Rasti tjetër  përgatitja e   sulmit  nga  jasht  burgut,  në  fillim-vitin 2015, për të kriju në  Iliridë( Maqedoni), shtetin e  ISIS-it të Ballkanit! Etj.
  2. Të bugrosur që janë agjentë  islamik të Serbisë( një grup  i burgosur  më  2009), e  më pas  edhe   të  burgosur  të  dirigjuar  nga   hoxhallarë  vehabist( agjentë  islamik të Serbisë)- të njohur  si “terrorist islamik të  luftërave  të Sirisë, Irakut etj”.

Kurse  lehtësim dhe ndihmesë  në përhapje  të kësaj  dukurie,  bëjnë po ashtu edhe:

  • Zyrtarët korrektues tëkorruptuar dhe të pavetëdijshëm. Zyrtarët  e  korruptuar që janë më të  shpeshtë në  numër, për gjëra  shumëtë pakëta që mund të marrin, i bëjnë  të mundur  që të veprojnë  lirisht  këta  burgosur radikalizues, ekstremizues, rekrutues, organizues të  terroristëve  Derisa  ka  edhe   zyrtarë  korrektues, që janë të pavetëdijshëm, që  shkaku i  besimit  fetarë që i takon, mendon se :” udhëzimi i  kriminelëve  në  rrugën  e allahut” është  i dobishëm dhe për këtë  i lejojnë radikalizimin, ekstremizimin, rekrutimin dhe organizimin  në grupe   terroristësh!
  • Të burgosurit e tjerë, që kuptohet  disa  kanë vetëdije   të   pjekur, reagojnë! Por   kanë  pësu nga  trajtimi që i është  bë  prej  zyrtarëve  korrektues të dirigjuar nga  Serbia, por edhe nga  të burgosurit  që   janë  agjentë  islamik të Serbisë  dhe grupet  e tyre! Pas paraqitjes  së kallëzimit penal, në verën e  viti 2014, menjëherë    kërcënohem  nga  drejtori i Pavionit VIII të  Sigurisë së Lartë të Qendrës Korrektuese të Dubravës, e pastaj  nga  urdhëri i po këtij  agjenti  të  Serbisë,  kërcënohem edhe nga  dy   të rekrutuar në grupet terroriste  islamike!

Si zyrtarët  korrektues   të dirigjuar nga  Serbia, ashtu edhe të   terroristët  islamik të burgosur( a edhe të  burgosurit si agjentëislamik të  Serbisë, por që janë  burgosur  për  akuza kriminale të tjera), i përzgjedhin për   t’i radikalizu kryesisht  të  burgosurit ordinerë: që janë  të  dënuar  për  vepra penale ordinere e  mbi gjithë  për  vepra penale  më të pandershme si  vjedhje, plaçkitje, grabitje etj; që ata dhe as  familjet  e tyre nuk kanë identitet Kombëtarë  Shqipëtarë dhe që nuk janë  të njohur ata  dhe as  familjet  e tyre  për kontribut  Kombëtarë Shqipëtarë; që kanë  lidhje  gjaku, krushqie, biznesi etj  me  kombe tjera si: boshnjak, serbë,  turk; dhe që  nuk kanë  stabilitet në karakterin e  tyre etj.

Në vitet 2016-2017, mëshpesh  theksohet  në medie,  dukuria e  radikalizimit në  burgjet  e Republikës së Kosovës. Madje  janë  ndërmarr edhe  disa hapa sipërfaqësorë për të mashtruar opinonin  vendas dhe atë  ndërkombëtarë!

Duke  filluar  nga  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës,  Sokol Zogaj, pasuar  pastaj  nga   disa  drejtorë të  pavioneve siç është  Agron Rexha( drejtor i pavionit VIII të Sigurisë së Lartë në QKD, deri në fundvitin 2014),  vazhduar edhe nga  mbikëqyrës( sidomos të quajtur mbikëqyrës të sigurisë) si  Ismet  Avdiu( drejtor i  Delta në  QKD), Mumin Shkodra ( mbikëqyrës i Sigurisë në QPGJ), Qazim Bytyçi( mbikëqyrës i sigurisë në QPL) të  gjithë  këta  veprojnë  me bandat që kanë  kriju në  institucionet  respektive të cilave i takojnë!

Sokol Zogaj, Agron Rexha & co, janë joadekuat për   postet  që  kanë  zënë, me  ndihmë  të  Serbisë, UNMIK-ut dhe  po ashtu edhe  kanë   shfrytëzu edhe  ndihmën  e  partive  politike  Shqipëtare. Këta  së paku nga unë, janë  informu  me kohë, për këtë  dukuri, por nuk kanë  bë  gjë, derisa  edhe   ka bë  kërcënim ( Agron Rexha)!

Ende nuk janë  ndalu: veshjet  terroriste këta  të  radikalizuar  i sheh të veshur  si  Talebanët( në   Qendrën Korrektuese në Dubravë, por edhe në  Burgun e  Sigurisë së Lartë  në Dyz); nuk janë  izolu nga  mundësia  e radikalizimit, ekstremizimit, rekrutimit dhe organizimit të grupeve terroriste brenda   burgjeve; nuk janë  fillu  asnjë hetim për prejardhjen e  lekëve  që i vijnë  këtyre  të  burgosurve; nuk është  ndërpre  ende   kontakti me  personat  e dyshimtë jashtë  institucioneve  korrektuese;  nuk janë  ndërpre  gjestet dhe simbolet  terroriste( përshendetjet   talebanësh, ngritjet  e gishtit, thirrjet  ekstreme); nuk janë  drejtu në  kryerjen e  riteve  fetare islame  siç praktikohen nga  besimtarët  tjerë, por ende  vazhdojnë praktikat fetare  ekstreme; etj.

Bashkësia Islame, asnjëherë nuk është interesuar në  parandalimin, madje  sipas  po këtyre   të  radikalizuarëve, tregojnë  që  këta kanë nxitje dhe mbështetje  nga  hoxhallarë vehabi madje edhe   të tillë  të quajtur si “tradicional”. Po ashtu  këta  të  burgosur  tregojnë  edhe  lidhjet  që  kanë me  zyrtarët  korrektues,  lidhje  kjo që  shkon   zakonisht deri tek  Sokol Zogaj.

Nga çdo  deklarim i Sokol Zogaj,   mund të  shihet, që   në vazhdimësi, me këmbëngultësi  i mbron bandat-grupet   terroriste  islamike të të burgosurve të radikalizuar  në burgjet  e Kosovës.

 

 

 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

Please follow and like us: