Seks në Big Brother, modelja tregon shifrën marramendëse që i ofruan për një natë
Ajo konkuroi në Big Brother 8 duke provokuar audiencën me sensualitetin e saj si dhe i çuditi të gjithë kur bëri seks brenda në shtëpi. Është zgjedhur Miss Albania në vitin 2014 dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Miss World ku është renditur ndër 10 më të mirat në votimin e publikut. Xhensila njihet për deklaratat e saj të drejtpërdrejta dhe të njejtën gjë ka bërë në emision “Thumb”. Në kolltukun e së ftuarës, Xhensila ka rrëfyer detaje nga jeta e saj dhe planet në të ardhmen. Dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu e kanë pyetur Xhensilën nëse mund të tregojë publikisht ofertën më të çuditshme apo të pacipë që mund t’i kenë bërë ndonjëherë. Si gjithmonë e sinqertë në atë që thotë Xhensila ka treguar një rast konkret:
“Tek unë ka ndodhur. Më ka shkruajtur djali i një biznesmeni në Zvicër. Kishte hotelin e vet. Më tha do kesh suitën, gjëra mëse normale. Më ofroi diku tek 250 mijë euro vetëm për një natë. Dhe e bukur ishte fjalia e fundit: Më pas do të flesh vetëm në suitë”- ka treguar ajo.
Vajzat e kanë pyetur gjithashtu nëse në këtë grup bëjnë pjesë dhe politikanët.
“Edhe ata nëna i ka pjellë. Ata maten sepse e dinë që unë herët a vonë e nxjerr. Unë po nxjerrë dy gishta për ta treguar. Mund ta merrni për PD , mund ta merrni edhe për PS. Ata të LSI-së nuk janë të ndershëm, thjesht mua Skrapari më ka ardhur në majë të hundës”- ka treguar Xhensila.