Albspirit

Media/News/Publishing

TURQI – Parlamenti votëbeson qeverinë e re

z Qeveria e 65-të e Turqisë, e drejtuar nga kryeministri Binali Yildirim mori  votëbesimin e parlamentit, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA). Pas fjalimeve të kryetarit të parlamentit turk, Ismail Kahraman dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, deputetët votuan qeverinë e re. Votëbesimi i qeverisë së 65-të në seancën plenare u bë në mënyrë të hapur dhe u pranua që të bëhej në mënyrë elektronike. Në votëbesimin e qeverisë morën pjesë 453 deputetë, ku 315 vota ishin pro dhe 138 kundër. Kryeministri Binali Yildirim pas votëbesimit, mbajti një fjalim.

Please follow and like us: