Albspirit

Media/News/Publishing

Vritet basketbollisti amerikan, ngatërroi derën e shtëpisë

Bryce Dejean-Jones

Një incident tragjik i ka kushtuar jetën basketbollistit, Brus Dejean-Jones, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në Dallas, pasi kishte hyrë gabimisht në një apartament. Ai duket se kishte menduar se ishte ai i partneres së vet. Personi që hapi zjarr i tha më pas policisë se dikush kishte goditur derën e hyrjes së tij në mes të natës dhe e kishte dëgjuar pastaj të hynte brenda. I ndodhur brenda banesës, personi pretendon se ka thirrur, por nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe kur dera e dhomës së gjumit ku ndodhej, është hapur nga personi që ndodhej në anën tjetër, ai ka marrë armën dhe ka gjuajtur.

Dejean-Jones ka rënë në tokë dh ndonëse u transportua me shpejtësi në spital, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Skot Nikols, agjenti i basketbollistit të NBA-së, shpjegoi se 23-vjeçari ndodhej në Dallas për të vizituar të dashurën me rastin e 1-vjetorit të së bijës. Në apartamentin e ri të saj, ai kishte qenë vetëm një herë, dhe kur është rikthyer, ka ngatërruar katin. Lojtari i “New Orleans Pelicans” konsiderohej një i ri mjaft premtues.

Please follow and like us: