Albspirit

Media/News/Publishing

Rama udhëton drejt Maqedonisë, takon Zaevin

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar mbrëmë drejt Maqedonisë ku është pritur nga homologu i tij Zoran Zaev. Rama ka udhëtuar drejt Shkupit në kuadër të Samitit të 100 të Europës Juglindore. Po kështu gjatë takimit me siç informojnë nga kabineti qeveritar i Maqedonisë, Rama i ka uruar Zaevit për zgjedhjet e ndershme dhe demokratike. “Rezultati nga zgjedhjet është në agjendën e demokracisë si dhe përkrahja e politikave reformuese për të gjithë, ato janë fitore për një koncept shoqëror, do bëjmë gjithçka që duhet që të sigurojmë besimin e qytetarëve dhe të bëjmë jetë kualitative”, ka thënë Zaev. Dy kryeministrat Rama dhe Zaev konstatuan se Maqedonia dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të mirëfilltë politik dhe cështje jo të hapura dhe se duhet të bashkëpunojnë në sferat integruese ekonomike. Sjellim në vëmendje që Ramush Haradinaj nuk do të marr pjesë  në këtë Samit pasi kishte planifikuar një axhendë zyrtare.  Haradinaj ka deklaruar që do të ftojë për vizitë Zaevin së shpejti.

Please follow and like us: