Përgjime tronditëse të Habilajve: 160 mijë euro dhe ata të tre të vdekur…
Dalin detaje të reja lidhur me përgjimet me grupin kriminal të “Habilajve”. Sipas hetuesve italianë Moisi Habilaj ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Celaj me automjetin Audi të ish-Ministrit Saimir Tahiri.
Moisi udhëtonte vazhdimisht nga Shqipëria drejt Siçilisë duke kaluar përmes Puglias për të dakortësuar shitjen e drogës e për të kërkuar vendet e përshtatshme për ankorimin e anijeve me drogë dhe ato të destinuara për ruajtjen e lëndës narkotike.
Pas arrestimit tashmë përditë kanë nisur të zbardhen pjesë nga përgjigmet e Mosi me anëtarë të tjerë të bandës.
Ja një pjesë nga përgjimet e dosjes ‘Habilaj’:
Trafikantët: Dua 160 mijë euro e i dua të vdekur të tre
Mariglen Alimuçaj: Qelbësirat që na kanë…
Moisi: Na varrosën e na lanë fëmijët në rrugë!… Ua q… do t’i kishim parë kalamajtë tanë burra 20 vjeçarë (nëse do t’i kishin kapur ndr.)… unë kam për të marrë akoma 160 mijë euro nga ky që (inc.le)…
Mariglen Alimuçaj: Ku e ke makinën?
Moisi: Këtë ku do të shkojmë ne poshtë… dhe do i them Anxhelos (e ka për Busaça Angelo , ndr) ti marr ato 160 mijë euro ashtu siç janë dhe i dua të vdekur të tre… të betohem mbi dy fëmijët e mi… i dua të masakruar… 160 plus 100… 260… plus 40… 300… 400 mijë euro… nuk mund t-i bësh asgjë….
Më pas Habilaj Moisi imiton disa persona me siguri me origjinë kataneze duke thënë: Mana Mirere i me figghii… ma morere kistu… ma morere kiddu”! (Duhet të vdesin fëmijët e mi… duhet të vdesë ky… duhet të vdesë ai).
Mariglen Alimuçaj: Duhet të mendosh për këta qelbësira… po këta qënkan qelbësira.
Moisi: U q…
Më tej në dosjen e plotë gjendet një tjetër përgjim i bërë në makinën Fiat Bravo me targë DG826Na në përdorim të Moisi Habilajt që mban datën 25.10.2013 mes të tjerash dëgjohen:
Ndihet të hapet dera dhe ngjitet Moisi Habilaj që thotë “O Zot pse na ndëshkove kaq rëndë”
Menjëherë me pas Habilaj i drejtohet Mariglen Alimucaj, i quajtu Beni, duke i thënë: Bushi mbylle bagazhin se është i hapur’
Më pas e pyet nëse ka veshur të njëjtat këpucë.
Moisi: E bëra rrugën me shpirt nëpër dhëmbë.
Habilaj ndërkohë flet në telefon me familjen dhe dëgjohet të thotë: Çfarë fati.
Më pas dëgjohet Geni: Në djall, sikur të mos ishte ai idioti.
Mosisi: Do e kishim mbyllur atë punë, e di si do ishim tani? Si mbretër, në djall vaftë, mund teë ishim si zotërinj, nuk duan që të vijnë paratë.
Hetimet e operacionit “Rosa dei venti” çuan në identifikimin e bashkëpunëtorë të Habilaj në Itali. Siç është italiani Antonino Riela, pika e referimit të Habilaj në Siçili në blerjen e drogës nga Shqipëria.
Bandës italo-shqiptare iu sekuestruan disa herë ngarkesa droge në Itali si 289 kg marijuanë të kapura nga autoritetet italiane në Palagonia, 900 kg në portin Risposto apo dhe një furgon plot me marijuanë i sekuestruar në qëndrën tregtare “Porte di Catania”.
Pas këtyre sekuestrimeve Moisi Habilaj nis bisedimet me anëtarët e bandës për të planifikuar transportimin e ngrakesave të tjera të drogës nga Shqipëria.
Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.