Albspirit

Media/News/Publishing

Mentor Kikia: Cila drejtësi do ta zbardhë të vërtetën?

E keni parasysh kur akuzojnë njëri-tjetrin në parlament për vjedhje tokash, ndërtime pallatesh, tendera, koncesione, lidhje me trafiqet dhe krime të tjera? “Nëse ke prova çoji në prokurori. Le të vendosë drejtësia”- kështu thonë të gjithë.

Kur vjen puna për të akuzuar drejtësinë, fjalori nuk mjafton: E korruptuar, e degjeneruar, e kalbur, e inkriminuar….

Një ndër ata që e ka akuzuar fort, si prokurorinë ashtu dhe gjykatën, ka qenë edhe ish ministri i brendshëm Sajmir Tahiri.

Por dje ai tha: Le të më hetojnë, le ta zbulojë drejtësia të vërtetën.

Por cila drejtësi?

Ajo që thonë ata që është, pra e krimbur dhe e kalbur, apo drejtësia që duhet të jetë? Nëse është vërtet e krimbur(siç unë besoj) ajo s’ka për të zbardhur asnjë të vërtetë.

Please follow and like us: