Albspirit

Media/News/Publishing

Llalla: Hetimet do të zbulojnë nëse ka policë të përfshirë, mund të ketë arrestime të shumta

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, mbërriti me urgjencë paraditen e sotme në Prokurorinë e Vlorës. Kjo lëvizje e kryeprokurorit erdhi pas sekuestrimit të një sasie të madhe kanabisi prej 4 ton në Babicë të Vlorës, e cila dyshohet se i takon bandës së Habilajve.

Llalla u prit nge prokurori Ramadan Troci, dhe gjatë takimit u diskutua edhe për dosjen “Habilaj” dhe përgjimet e trafikantëve nga autoritetet italiane.
Në këtë takim, kryeprokurori Llalla u shoqërua nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndodhemi sot në Prokurorinë e Vlorës për situatën e shqetësuar në këtë qark, ngjarjet kanë qenë të vazhdueshme, sidomos ngjarja e mbrëmshme. Bashkë me partnerët ndërkombëtarët, finalizuam këtë operacion” – tha Llalla.

I pyetur nga gazetarët nëse janë përfshirë policë në trafikun e drogës, Llalla thotë se pritet të vërtetohet nga hetimet në vijim.

Pas këtij takimi, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme iu drejtua Prokurorisë së Lushnjës. Pak më herët drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, paralajmëroi shkarkime  në Policinë e Lushnjes ashtu si dhe në atë të Elbasanit.

Please follow and like us: