Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi: U martova me gruan e gabuar, Bukuria më shqep në dru…

Kjo është historia e një burri nga Durrësi, i cili akuzon gruan se ushtron dhunë ndaj tij. Pas divorcit nga gruaja, gjykata vendosi që Fatmir Murra të jetojë në një nga dhomat e banesës sociale në Durrës. Gruaja e tij, Bukurie Dervishi nuk e pranon lehtë këtë vendim. Burrë e grua akuzojnë njëri- tjetrin për dhunë.

“Më rreh ish-gruaja. Ajo ka një vit e gjysmë që më ka nxjerrë jashtë nga shtëpia, ku jeton me dy djemtë tanë. Ajo më ka degjeneruar në publik, e më ka lënë jashtë banesës, nuk kam asnjë mundësi të shkoj diku tjetër. Ish-gruaja ka mashtruar gjykatën, opinionin publik, gjykatën dhe policinë, më qëllimin e vetëm që të më mbajë mua larg. Jam durrsak i vjetër, u martova me gruan e gabuar. Dua vetëm të jetoj aty dhe të rri me djemtë. Nuk i trokas dot në derë”, thotë Fatmir Murra. Nga ana tjetër Bukuria, 44 vjeçe, në korrik të këtij viti kërcënoi të hidhej nga kati i tretë, sepse nuk mund të jetojë nën të njëjtën çati me personin që e dhunon. Edhe pse gjykata i ka dhënë të drejtë Murrizit të jetojë në një nga dhomat, ai e ka të pamundur sepse Bukuria kërcënon me vetëvrasje. Çifti ka dy fëmijë të sëmurë me hidrocefali.

Please follow and like us: