Albspirit

Media/News/Publishing

Saimir Tahiri reagon pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tij

Pak orë pasi Prokuroria kërkoi nga parlamenti heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, që më pas do të sjellë edhe arrestimin e këtij të fundit, ligjvënësi i PS-së, ka lënë ambientet e banesës së tij.

Teksa Tahiri është pritur nga një numër i madh gazetarësh në momentin që po largohej me makinë u përgjigj me shprehjen e “famshme” të Edi Ramës: S’keni parë gjë akoma

Kjo është dalja e parë në publik e Tahirit vetëm pak orë para mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve që do të vendosë nëse do i heqë apo jo imunitetin.

 

Please follow and like us: