Ruçi reagon për Tahirin: S’kam marrë kërkesë nga prokuroria
Prej pothuajse 1 ore deputetët e Partisë Demokratike ndodhen në ambientet e kryesisë së Kuvendit në pritje të mbledhjes së Këshillit për të vendosur për Saimir Tahirin.
Por i kontaktuar nga deputetët e PD-së, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi thotë se nuk ka marrë një kërkesë nga prokuroria dhe nuk jep një orë të mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve