Albspirit

Media/News/Publishing

Athina zyrtare: Po çorientoni opinionin publik me problemin e drogës

Banorët e Himarës kanë vetëm 5 ditë kohë që të largohen nga shtëpitë e tyre me lajmërim të IKMT-së për arsye se banesat e tyre do të preken nga projekti i rikualifikimit urban. Por kjo çështje nuk ka kaluar në heshtje, pasi përveç faktit që banorët kanë dalë në protesta, kaq qenë edhe Athina zyrtare që ka reaguar ndaj fenomenit.

Në një deklaratë të dërguar nga Ministria e Jashtme Greke ditën e sotme, ndërlidh zhvillimin në Himarë me faktet që kanë dalë në dritë pas asgjësimit të grupit italo-shqiptar të drogës.

Ministria e Jashtme grek shpreh shqetësimin se mos përshpejtimi i vendimit për shembjet në Himarë, bëhet me qëllim që të çorientohet opinioni publik shqiptar nga problemi i madh politik që ka rezultuar nga narkotrafiku. “Shpresojmë të mos jetë kështu”, nënvizohet në deklaratën e ministrisë së jashtme greke.

Deklarata

“Shkakton shqetësim ndërlidhja e mundshme e krimit të organizuar me skenën politike të Shqipërisë, siç rezulton nga arrestimi i kreut të një grupi të trafikut të drogës, që është dhe i afërm i njerit prej ish ministrave më kryesorë të qeverisë Rama.

Po ashtu shkakton shqetësim fakti se qeveria shqiptare vazhdon të ndërmarrë masa për shkatërrimin e pasurisë së pjesëtarëve të minoritetit grek, në kuadër të politikës së çrrënjosjes së prerzancës historike të helenizmit në zonën e Himarës.

Vendimi djeshëm i autoriteteve shqiptare vërteton se ligji për minoritetit i votuar pak ditë më herët, përbën një hap mbrapa për minoritetin kryesor të Shqipërisë. Ka dhe shumë që e interpretojnë si një akt që synon të çorientojë opinionin publik shqiptar nga problemi madhor politik që ka rezultuar me narkotrafikun, shpresojmë të mos jetë kështu”, përfundon deklarata e ministrisë së jashtme greke.

Please follow and like us: