Albspirit

Media/News/Publishing

Poeti rus hetohet për fyerje të ateistëve

Një poet në rajonin jugor të Krasnodarit në Rusi, është duke u hetuar në atë që mendohet të jetë rasti i parë penal i hapur nga policia ruse nën akuzat për fyerjen e ateistëve. Hetimi për Maksim Drozdov, bazohet në ligjin që kriminalizon “fyerjen e ndjenjave fetare të besimtarëve” dhe zakonisht përdoret për të mbrojtur Kishën Ortodokse Ruse dhe pasuesit e saj të fuqishëm të cilët janë të lidhur me politikën. I nënshkruar në vitin 2013, legjislacioni ilustron atë që shumë e konsiderojnë si një ndryshim konservator ndaj vlerave “tradicionale” në mandatin e tretë të presidentit, Vladimir Putin, si president. Kritikët thonë se është përdorur për të shtypur lirinë e shprehjes dhe lë hapësirë për abuzim. Rasti kundër Drozdov, u nis mbi poezinë e postuar në rrjetin social VK, në faqen e një grupi satirik të quajtur “ Patrioticheskoe Tvorchestvo”. Vargu që identifikohet i fyes për ateistët shkruante: “Nuk ka njerëz më këqij se sa ateistët e tmerrshëm, do ta rikthejmë Inkuizicionin”. Që kur është miratuar ligji, disa rusë janë persekutuar dhe dënuar, duke tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Raste të tjera të dënimeve, përbëjnë ndezjen e cigares me qiri të kishës apo përdorimin e ikonave fetare si brusha për pikturim.

Please follow and like us: