Ulsi Manja: Nuk ia dorëzojmë Tahirin Prokurorisë
I ftuar në rubrikën “Opinion” në ‘News24’ deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ka paralajmëruar se nesër nuk do tia dorëzojnë Saimir Tahirin, Prokurorisë. Sipas deputetit socialist, Prokurori nuk ka prova, pasi nëse do kishte prova Saimir Tahiri do arrestoj në flagrancë. Sa i përket shtyrjes së këshillit të Mandateve për nesër, Manja tha se është ndjekur procedura e rregullt “Prokuroria e kërkon, por është Kuvendi ai që e vendos. Kuvendi ka ndjekur procedurën e rregullt. Prokuroria pati mundësinë të bëjë parashtrimin e kërkesës, por i njëjti standard duhet t’i garantohet edhe palës tjetër. Kuvendi nuk ka pse ngutet kur është në respektuam të rregullores aq më tepër kur jep autorizon për arrestimin e një deputeti. Procesi penal ka 4 faza, fillimi, hetimi, gjykimi dhe ekzekutimi i vendimit. Jemi në fazën e hetimit. Prokuroria është e lirë të vijojë hetimet. Gjykata vendos standardin e provës, por edhe Kuvendi i kërkon Prokurorisë ku i përligj provat. Nëse prokurori do kishte pasur prova do kishte vendosur arrestimin në flagrancë të Tahirit. Por nuk e ka bërë sepse nuk ka prova. Prokurori ka ardhur dhe tani ja kërkon Kuvendit. Kuvendi nuk ka të drejtë të kërkojë dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova. Përgjimi është mjet kërkimi për prova, por jo provë”, tha Manja. Manja zbuloi disa detaje të provave sekrete që prokurorët paraqitën sot në këtë mbledhje. Manja tha se është për tu habitur, por prokurorët s’kishin asnjë provë më shumë se disa materiale që i dispononte edhe demokrati Gent Strazimiri. “Pasi mbaroi seanca publike kujtova se në seancën me dyer të mbyllura do na vënë në dispozicion prova. Jam befasuar kur prova që ata kishin ishte një material nga ato 416 faqet e bëra publike në media dhe portale që çuditërisht me firmë e kishte Gent Strazimiri, pra një pjesë të këtij materiali e dispononte deputeti i PD”, tha Manja.