Komploti i arrestimit të Tahirit nga prokurorët e Berishës
Pasi bënë një kthesë të beftë, nga qëndrimi i djeshëm që qe për “shitjen” e “Tahirit”, tek ai i sotmi që prezumonte mbrojtje për të, Rama dhe socialistët u përqëndruan kryesisht tek një argument. Arrestimi i Tahirit është një lojë politike, atë e kanë ndërmarrë prokurorë të kontrolluar nga PD-ja e cila do të nxjerrë përfitime nga kjo hitori. Rama mësohet t’u ketë thënë deputetëve dhe mediave pranë tij se ai kishte vendosur ta godiste Tahirin, por se përdorimi politik nga opozita e ka bërë që të ndryshojë qëndrim.
Menjëherë pas kësaj ai vetë u shfaq në Facebook me statuese krejt të ndryshme nga ato të një dite më parë, ku mbrronte Tahirin kundër prokurorëve. Edhe mediat e majta filluan sulmin në kor kundër mbrojtësve të akuzës. Ato shkruan se Besim Hardarmataj (I pari majtas) nga Tropoja është kushëriri i dytë Sali Berishës, i denoncuar nga Artan Hoxha në televizion si njeriu që i coi fotot e videot Berishës nga operacioni i Babicës së vogël. Për Elisabeta Ymeraj (në foto ne mes) shkruhet se është po nga Tropoja, ish pjestare e Grevës së Urisë të Shkelzen Berishës në vitin 1999. Ajo qenkësh edhe gruaja e Agron Bajrit, kushëri i dytë i Shkëlzn Berishës. Ndërsa Gentian Osmani (djathtas)nga Tropoja, ka qenë shok klase i Shkëlzen Berishës.
Të klasifikuar me këto etiketime politiko – prejardhësore duket sikur kemi të bëjmë vërtet me ndonjë komplot të mirë organizuar. Por në fakt, të gjithë ata që mbrojnë tezën e shpifur të një loje politike dalin bllof me një logjikë të thjeshtë.
Le ta pranojmë apriori se këta prokurorë bëjën lojën e PD. Le ta pranojmë se ata këtë moment donin të hidhinin baltë mbi qeverinë. Por ata kanë qenë po të njëjtët edhe kur denoncoi Dritan Zagani. Ata kanë qenë po aty edhe kur u hetua çështja e lidhjes së Tahirit me Habilajt dhe e nxorën të pafajshëm.
Po të kishin vepruar si Berishistë do të qenë të interesuar t’a dënonin tahirin dje si ministër dhe jo sot si deputet të thjeshtë.
Fakti është se ata nuk e dënuan dot dhe u desh zbulimi i lidhjeve nga Italia dhe përgjimet përtej Adriatikut, që të vinin me shpatulla për muri edhe organin shqiptar të akuzës.
Kështu që është e thjeshtë të kuptohet se e keqja çiftit Rama – Tahiri nuk i ka ardhur nga prokuroria e Berishës, por nga homologët e tyre italianë. Paraqitja e problemit si një sherr politik lokal është thjeshtë alibia e Ramës për të gjetur një kleçkë dhe mbrojtur Tahirin./Lapsi.al/