Italianët-dy hetime për ish-ministrin e Brendshëm, përgjime dhe foto të Saimir Tahirit me Habilajt
Dosjet e mbërritura sonte nga Italia, i përkasin një hetimi tjetër italian, për Saimir Tahirin dhe bandën e Habilajve.
Kjo dosje vjen nga Antimafia e Leces dhe i bashkëngjiten dosjes së ardhur pak ditë më parë, nga homologët e tyre të Catanias.
Sipas gazetares Klodiana Lala, mësohet se janë dy hetime për Saimir Tahirin nga Italia, nga Antimafia e Catanias dhe nga ajo e Leces.
Nga studio e emisionit “Studio e Hapur” e Eni Vasilit në TV “News 24”, gazetarja Klodiana Lala sqaron se
hetim i përbashkët italo-shqiptar, nga Antimafia e Leces, ka nisur disa kohë më parë dhe se ëpr këtë hetim kanë dijeni vetëm pesë prokurorë shqiptar.
Gazetarja “hodhi bombën”, kur deklaroi se dosja e mbërritur sonte, përmban prova të rëndëishme si përgjime ambientale dhe fotografi, të Saimir Tahirit me Habilajt.
“Vetëm një orë më parë mbërriti një dosje nga Italia. Nuk e di me numra faqes. Prokuroria e Antimafias së Leçes ka sjell një dosje për çështjen ‘Habilaj’ një material voluminoz. Janë dy hetime të ndryshme. Një hetim nga Gjykata e Catanias, dhe një tjetër nga ajo e Leçes. Kjo çështje që unë flas është një hetim i përbashkët italo-shqiptar, që do harmonizohet me grupin Habilaj. Prokuroria thotë se ka prova. Kur them për prova, sipas prokurorëve ka përgjime ambientale, foto dhe takime të Tahirit me Habilajt. Mbetet për t’u parë. Fakti që këto prova kanë ardhur në rrugë ligjore dhe procedurale, juristët e kuptojnë se janë prova të mirëfillta. Nuk e di nëse kjo dosje do të çohet në Komision”, tha Lala.
Biles Lala, më herët kishte përmendur në fakt, sipas të cilit, Antimafia e Leces ka fotografuar Saimir Tahrin duke udhëtuar me makinën AA 003 GB.
Sipas gazetares, ky fotografim është bërë pasi ish-ministri i Brendshëm pretendon se e kishte shitur makinën, ndërsa për strukturat e antikrimit italian, me këtë makinë është identifikuar se lëvizte Artan Habilaj.