Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Mbresa të vizitorëve në Parkun e rilindur Arkeologjik e Natyror të Orikut

Kryeministri Edi Rama ka çelur sot rubrikën e tij tashmë të përditshme “Mirëmëngjes” me pamje të Parkut të rilindur Arkeologjik e Natyror të Orikut në Vlorë.

Në statusin e tij social Facebook, kryeministri Rama shprehet: “MIRËMËNGJES ? dhe me këto mbresa të vizitorëve në Parkun e rilindur Arkeologjik e Natyror të Orikut në Vlorë, ju uroj një të shtunë të qetë ?”.

Po ashtu, kryeministri Rama ka shpërndarë bashkë me postimin e tij edhe një video ku turiste të huaj vizitojnë Parkun e Orikut.

Në prononcimin e një turisteje thuhet se “Vizituam Parkun arkeologjik të Orikut, ishte një zbulim që nuk e prisja. Të tjerë vizitore shprehet se gjetëm më shumë nga ç’prisnim. Me duket shumë interesant ndryshimi i pikepamjeve mbi ata që mendojnë të ishte teatër, por në fakt është Nymfeu (Fantana).

Please follow and like us: