Gjendet i pajetë 50-vjeçari në oborrin e shtëpisë
Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij. Sipas burimeve të policisë së Vlorës bëhet me dije se “rreth orës 8 të mëngjesit të sotme në fshatin Shën Vasi, Himarë, në oborrin e banesës së tij, ku banonte i vetëm është gjetur nga të afërmit, i pajetë shtetasi L.Q., rreth 50 vjeç”.
Dyshohet se vdekja ka qenë natyrale pasi nga verifikimi paraprak trupi i pajetë nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.
Please follow and like us: