Albspirit

Media/News/Publishing

Skandalet seksuale në ‘Wall Street’, pushohen nga puna dy drejtues të lartë

 

Pas botës së spektaklit dhe televizionit, skandalet seksuale duket se nuk kursejnë as Wall Street. “Fidelity Investment”, një nga shoqëritë më të mëdha të investimeve ka pushuar nga puna dy drejtues të lartë me akuza të këtij lloji në sfond. Robert Chow, 56 vjeç është pushuar nga puna në fillim të muajit për akuzën e ngacmimeve seksuale të kolegeve, ndërsa Gavin Baker është pushuar për shkak të ngacmimeve ndaj një vartëseje 26 vjeçare. Shoqëria Fidelity nuk ka dashur të komentojë specifikisht mbi ngjarjen, por në një prononcim ka deklaruar politikat e saj “ Ndalojnë ngacmimet e çdo lloj forme. Kur një denoncim I këtij lloji sillet në vëmendje, në hetojmë menjëherë dhe marrim masa të shpejta dhe të duhura. Nuk kemi toleruar dhe nuk do të tolerojmë këto lloje sjelljesh.

Please follow and like us: