Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot Dervishi: Heroi i popujve jugosllavë

Më 23 qershor – 2 korrik 1946, kryeministri i Shqipërisë Enver Hoxha vizitoi anekënd Jugosllavinë me përjashtim të trevave shqiptare. Pasi ç’nuk tha për “miqësinë e përjetshme” të “popujve vëllezër”, më 27 qershor 1946 presidenti i Presidiumit të Asamblesë Popullor të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, Ivan Ribar, i dorëzoi urdhrin e Heroit të Popujve Jugosllavë. I dekoruari, i prekur thellë për nderin e madh që iu bë, në formën e betimit deklaroi në këtë ceremoni:
“Jam i gëzuar dhe i lumtur që po marr nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Jugosllavisë dekoratën më të madhe të popujve të Jugosllavinë, urdhrin e Heroit të Popujve. Jam i gëzuar se dekorata që më jepet është e të gjithë popullit shqiptar, i cili pa rezerva dhe pa kompromis u hodh në luftën e madhe antifashiste përkrah të gjithë popujve liridashës duke mos kursyer edhe jetën. Në çastet më të vështira vendi ynë ka gjetur mbështetjen më të madhe te Jugosllavia dhe populli ynë ka patur te popujt e Jugosllavisë, miqtë dhe aleatët më besnikë. Kjo miqësi dhe ky vëllazërim që është vaditur me gjakun e martirëve tanë, le të forcohet edhe më tepër mbasi vetëm me këtë mënyrë do të sigurohet një jetë më e mirë për popujt tanë, do të sigurohet paqja në Ballkan dhe do forcohet demokracia. Dekorata që po marr, Urdhri i Heroit të Popullit, do ta mbaj me krenari pse ajo simbolizon vuajtjet dhe luftën e madhe që popujt e Jugosllavisë kanë bërë për lirinë e tyre dhe për gjithë popujt liridashës”.
Me atë çfarë i bëri popullit shqiptar, ai e meritoi plotësisht dekorimin si hero i popujve jugosllavë.

Fotografia e Kastriot Dervishi

Please follow and like us: