Presidenti i PPE: Do e marrim seriozisht Shqipërinë kur të luftohet korrupsioni, krimi e droga
Në një kohë kur politika ‘zien’ nga akuzat që i rëndojnë ish-ministrit Saimir Tahiri, ku prokuroria kërkon arrest me burg për përfshirje të tij në trafik droge, një reagim I fortë vjen nga presidenti i PPE, Joseph Daul. Ky i fundit në një postim në ‘Twitter’ shkruan se krimi dhe droga mbeten problematikat më të mëdha në Shqipëri, që pengojnë rrugën e saj në BE. “Krimi dhe droga janë një nga problemet më të mëdha që pengon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Përpjekjet e vërteta duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, tha ai.
Please follow and like us: