Albspirit

Media/News/Publishing

Shënim i Ajnshtajnit për sekretin e lumturisë shitet 1,56 milionë dollarë

Një shënim i fizikantit, Albert Ajnshtajn mbi sekretin e lumturisë, u shit sot në Jeruzalem për 1,56 milionë dollarë, ndërkohë që ishte vlerësuar më parë rreth 5 000-8 000 dollarë, theksoi shtëpia përgjegjëse e ankandeve. “Personi që bleu dokumentin nëpërmjet telefonit është një evropian, i cili ka kërkuar të ruajë anonimatin”, theksoi ajo. Nga oferta e parë prej disa mijëra dollarësh, shitja ka arritur majat gjatë 20 minutave, me dy blerës potencialë duke diskutuar nëpërmjet telefonit për letrën e verdhë që mbante shkrimin e njeriut të madh. “Një jetë e qetë dhe modeste jep më shumë gëzim sesa kërkimi i suksesit, që të përfshin në një irritim të përhershëm”, kishte shkruar Ajnshtajni në gjermanisht në letrën me kokë të “Imperial Hotel de Tokyo”, ku ai qëndroi në vitin 1922.

Please follow and like us: