Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarja: Bledi Çuçi fotografoi me celularin e tij dosjen sekrete të prokurorisë

E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka bërë disa deklarata të forta, ku ka thënë se nga Italia kanë ardhur disa fashikuj voluminozë që provojnë fajësinë e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Lala tha se një nga anëtarët e Këshillit të Mandateve ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë, kundër Saimir Tahirit. Sipas Lalës bëhet fjalë pikërisht për deputetin socialist Bledi Çuçi i cili sipas saj ka fotografuar dëshminë. “Prokurorët më kanë konfirmuar se njëri nga antarët socialistë ka fotografuar dëshminë e ish oficeres së Policisë”.
Ajo tha se nuk janë materiale të grumbulluara vetëm nga Prokuroria e Katanias, por edhe prokurori të tjera.
“Në dijeninë timë kanë mbërritur katër fashikuj voluminozë për çështjen Tahiri. Fashikujt kanë ardhur në rrugë proceduriale dhe bëhet fjalë për rreth 1000 faqe. Materialet kanë ardhur nga Guarda di Finanza duke shmangur edhe zyrën e Interforces, direkt në Prokurorinë e Përgjithshme, duke marrë dhe siglimin, por dokumentet nuk janë hapur, ato i kanë kaluar automatikisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda” u shpreh gazetarja.
Ajo tregoi se në një kapitull të veçantë të këtyre fashikujve, pala italiane ka specifikuar rolin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me Habilajt.
“Autoritetet italiane kanë bërë njësërë përgjimesh ambientale si dhe kanë një dëshmitar në Itali. Nga ana tjetër edhe shteti shqiptar ka një bashkëpunëtore drejtësie, e cila është një oficere policie”,– tha Lala.

 

Please follow and like us: