Albspirit

Media/News/Publishing

“Kush ua dërgoi videon e Babicës?” Berisha: Ja kush ishte burimi dhe lidhja ime me Zaganin

Ish-­kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Studio e Hapur”, në “News 24”, është përgjigjur se kush ia ka dhënë videon e Babicës, ku u sekuestruan 4 tonë drogë.

Në media qarkullonte lajmi se video që publikoi Berisha ia kishte dhënë kryeprokurori. Por Berisha i ka hedhur poshtë këta zëra. Nga ana tjetër ai është shprehur se nuk njihte as Dritan Zaganin, i cili ishte i pari që kishte hetuar lidhur me bandën e “Habiljave”.

“Burimi është tjetër krejtësisht dhe jo prokuror. Dhe kur kam dëgjuar unë ata të përmendin prokurorin, them që është hera e parë në jetën time që kam dëgjuar emrin e atij prokurori”, tha Berisha.

 

Please follow and like us: