Albspirit

Media/News/Publishing

Zamira Çavo: Politika që çojnë ujë te të pasurit

Doni të shpreheni kundër kryeministrit apo qeverisë? Ja ku po ju ndihmoj:

-Politikat ekonomike të qeverisë së majtë janë tërësisht neoliberale, pra cojnë ujë vetëm te të pasurit. Cilat janë këto politika?

– Të gjitha koncensionet! Sepse japin në përdorim pasuritë tona publike të cilat shfrytëzohen maksimalisht nga kompanitë koncesionare duke na lënë gjithnjë e më të varfër. Nuk po kemi më as pasuri nëntokësore e as mbitokësore. Pasi i shfrytëzojnë në maksimum i lënë si fushë beteje të rrënuara. Nuk besoni? Shikoni minierat, hidrocentralet, lumenjtë…

– Politikat e famshme partneritet publik privat! Sepse marrin produktin e gatshëm që ne e kemi paguar me taksat tona dhe ia jep në dorë privatiti. Dhe e dini nga dalin këto para? Të gjitha nga taksat tona. Nuk bindeni? Shikoni se si shtohen vit pas viti!

Si në rastin e parë dhe në të dytin shteti bën një sy qorr e një vesh shurdh për të lejuar pasurimin pa “kufizim” e të pasurve.

-Vendos taksa për të gjithë bizneset, ama për Hotelet me 5 yje nuk ka taksa! Sërish të pasurit pasurohen, ndërsa ata që mezi kanë hapur një biznes duhet të falimentojnë në favor të 5 yjeve.

-Privatizimet e shumë sektorëve publikë me synim pasurimin e të pasurve dhe varfërimin tonë. Janë privatizuar në favor të tyre dhe të klientëve të tyre e gjithë pasuria jonë publike. Kush prej nesh ka privatizuar një godinë shtetërore? Po një ish fabrikë? Po një ish repart ushtarak? Po një ish teatër.

– Shkatërrimi i politikave sociale dhe mbështetjes sociale. Je i varfër? Puna jote! “Të kam dhënë lirinë që të jesh si të duash”!!!! Nuk bindeni? Shikoni si po ndryshon skema sociale nga muaji në muaj.

– Shkatërrimi i arsimit! Me shfaqe publike bëhet show qeveritar për arritjet në arsim, por realisht arsimi shkon gjithnjë keq e më keq. E dini pse? Sepse nuk u interesojnë njerëzit e ditur, sepse njerëzit e ditur nuk rrinë sus e as indiferentë. Nuk besoni? Shikoni se jo vetëm numri i analfabetëve funksionalë po rritet por është gjithnjë në rritje numri i analfabetëve realë!

– E dini sa familje shqiptare jetojnë me një dollar në ditë? Mbi 6%! E dini sa jep BE për një kokë lopë në ditë? 2 dollarë! As sa bagëtitë nuk arrijmë të jetojmë.

Nëse doni të merreni me “cudira” të tjera merruni, por mos harroni barkun dhe xhepin tuaj!

Please follow and like us: