Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive/Largimi i “Lockheed Martin Global INC.” dhe shpërthimi i kanabisit (2)

 

 

Ministria e Mbrojtjes – Shtabi i Përgjithshëm i FA – Afera skandaloze korruptive dhe sigurie, shkelje me vetëdije dhe arrogancë flagrante të gjitha VKM-ve, ligjeve, urdhërave, udhëzimeve dhe procedurave të FA-së mbi kontrollin dhe sigurimin e territoreve/reparteve ushtarake si edhe të shkeljeve të përsëritura ndër vite (prej vitit 2010) të marrëveshjeve ndër-institucionale midis Ministrisë së Mbrojtjes/SHPFA dhe AKEP-it mbi lejimin-autorizimin dhe përdorimin e frekuencave “të miratuara“ për qëllime ushtarake nga Shtabi i Përgjithshëm i FA.

 

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i është drejtuar në mënyrë të përsëritur (në mënyrë specifike më datë 03.03.2014 dhe me kërkesë tepër emergjente më 19.02.2015) Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së Gjeneral Major Jeronim Bazo, me kërkesën për “Largimin nga territoret ushtarake” të subjektit privat IDEA-TEL Sh.p.k. (pra të sistemeve elektronike private), të palicensuara, të paautorizuara, të palejuara, si nga AKEP-i ashtu edhe nga Ministria e Mbrojtjes, të cilat nuk operojnë sipas kushteve tekniko-administrative të parashtruara në “Autorizimin Individual“, të lëshuar nga AKEP si dhe Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 për “Menaxhimin e Frekuencave“.

Këto kërkesa të AKEP-it kanë të bëjnë jo vetëm me lejimin “pa asnjë dokument zyrtar“ të instalimit të paisjeve dhe sistemeve elektronike private, që operojnë në frekuanca të “pa lejuara dhe pa liçensuara – pra pa Autorizime Individuale“ nga AKEP, brenda ambjenteve të territoreve/reparteve ushtarake për ofrimin e shërbimeve teknike të saj private  –  sigurimin e mjediseve të transmetimit dixhital r/rele me sistemin “E1“ ndaj operatorëve privat por edhe me lejimin e përdorimit nga subjekti privat të frekuencave të tjera të “pa lejuara dhe pa liçensuara“, kundrejt frekunecave të miratuara nga AKEP për përdorim nga Ministria e Mbrojtjes, për realizimin e detyrimeve kontraktuale të subjektit privat mbi kontratat e lidhura me SHPFA-së.

 

Referuar kërkesave dhe raporteve të “Monitorimit të Frekuencave“ nga AKEP-i bëhet fjalë për një “zgjerim“ të aktivitetit të subjektit privat nga viti 2014 në vitin 2015, mbi përdorimin e territoreve ushtarake  –  jo vetëm për Pikat e Vrojtim Sinjalizimit PSV 20 – pikë në kodër Durrës dhe të PSV  Zvërnecit, Vlorë (nënreparte ushtarake të Qendrës së Vëzhgimit Detar/Komanda e Forcës Detare) por edhe në shumë pika të tjera ushtarake – si në të 10 (dhjetë) PSV e tjera të sistemit të SIVHD-së (sistemin e monitorimit të hapësirë detare shqiptare), Shkollën e Trupës Bunavi – Vlorë, aeroportin ushtarak të Kuçovës,  Komandën e Forcë Ajrore Rinas, Dajt, Tiranë etj.

 

Ministria e Mbrojtjes – Shtabi i Përgjithshëm i FA “lejon përdorimin e territoreve (vend-dislokimeve) të FA-së si edhe përdorimin e frekuencave të palejuara për përdorim nga AKEP-i“ për qëllime përdorimi private nga subjekti private për interesa të përfitimeve ekonomike të dyanshme si të subjektit ashtu edhe të aksit korruptiv të patrembur “ndër-vite dhe të rilindjes“ në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin i Përgjithshëm të FA.

 

Shtabi i Përgjithshëm i FA shkel në mënyrë flagrante në vijimësi prej një kohe të gjatë disa vjeçare, marrëveshjen ndër-institucionale midis SHPFA-së dhe AKEP-it mbi përdorimin e frekuencave të miratuara nga AKEP-i për përdorim nga Ministria e Mbrojtjes, duke përgatitur, hartuar dhe lejuar zhvillimin e proçedurave prokuruese tepër korruptive, krejtësisht “fiktive“ në shumën e milionave lekëve për çdo vit (afërsisht për çdo vit prej vitit 2010 rreth 230 000 000 lekë, kurse në vitin 2015 shuma është rritur në nivelin 285 244 250 lekë – të vjetra, pa llogaritur shumën financiare që paguhet totalisht fiktivisht nga KFD për shërbime “dublante – backup të sistemit E1 të radarëve, të përfshirë në mënyrë mafjoze brenda kontratës së mirëmbajtjes së radadrëve) mbi përdorimin e këtyre frekuencave ushtarake nga “të tretë“ (rastësisht vetëm nga i njëjti subjekt privat) për “shërbime me qarqe dixhitale E1 për FA“ dhe pavarësisht të gjitha shkeljeve korruptive në këto procese dhe procedura fiktive, Shtabi i Përgjithshëm – Drejtoria e Ndërlidhjes në vijimësi ka lejuar prej vitesh subjektin privat të mos përdorë frekuencat e miratuara nga AKEP-i për FA-në, të mos sigurojë dokumentacionin e nevojshëm prej AKEP kundrejt detyrimeve financiare, të mos kontrollojë zbatimin e detyrimeve kontraktuale nga firma, të mos marrë asnjë masë administrative apo financiare, duke lejuar me vetëdije të plotë të cënohet me flagrancë maksimale shkalla e sigurisë së rrjeteve të radio-komunikimit me qarqe dixhitale brenda reparteve të FA-së si edhe duke arritur deri në kufijtë e cënimit të sigurisë kombëtare.

Frekuencat e miratuara nga AKEP-i janë për përdorim “ushtarak“ dhe nuk lejohen kategorikisht të përdoren me paisjet-sistemet që zotëron subjekti privat (faktikisht të gjitha paisjet dhe sistemet elektronike të subjektit privat janë të blera dhe ndërtuara me fondet-lekët e ushtrisë dhe që nuk ngelen kurrë pronë e FA-së – ky proçes nuk ka të bëjë farë as edhe me të famshmin term dhe praktikë të shumë dëgjuar kohët e fundit “koncension“).

 

Për vetë specifikat dhe rëndësinë strategjike kombëtare, si anëtar i NATO-së, Ministria e Mbrojtjes – SHPFA, sikurse kanë vepruar dhe veprojnë institucionet e tjetër shtetërore – si Ministria e Punëve të Brendshme, RTSH etj, për mbulimin e nevojave të brendshme operacionale për sigurimin e komunikimit elektronik-dixhital brenda brezit të  “frekuencave“ të miratuara nga AKEP-i sipas proçedurave ligjore, duhet të realizonte vetëm blerjen e paisjeve elektronike sipas specifikave të brezit të frekuencave dhe t‘i përdorë ato sipas destinacioneve të kërkuara etj. Kujtojmë që të njëjtin proçes dhe proçedurë ka ndjekur dhe realizuar së fundmi (vitin 2009) edhe firma amerikane “Lockheed Martin Global INC.” gjatë ndërtimit të sistemit të radarëve detarë (ndërtimin e sistmeit të ri-transmetimit radio-rele dixhital me 28 pika ri-transmetimi me sistemin E1), e cila në varësi të specifikave të teknikës së radarëve, ka kërkuar pranë AKEP-it (pra nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes) miratimin e brezit të frekuancave që do të duhet të përdoreshin për sigurimin e ri-transmetimit të sinjaleve të radarëve e të sistemeve të tjera si edhe njëkohësisht realizoj blerje dhe instalimin e komplet paisjet elektronike, të cilat sot janë pronë e KFD/FA dhe vazhdojnë të shfrytëzohen për sistemin, me mundësi kapaciteti teknik për zgjerim.

 

Theksojmë faktin tronditës që sistemi i ri-transmetimit radio-rele me E1 i SIVHD (monitorimit të hapësirës detare) jo vetëm që është planifikuar të jetë pjesa thelbësore e sistemit të  radio-komunikimit të  FA (referuar VKM-së – marrëveshjes me firmën amerikane, sistemi  r/rele E1 i SIVHD është pjesë e sistemit të integruar në nivel kombëtar, duke minimizuar investimet paralele, standartizim të teknologjisë, standartizim të proçedurave të grumbullimit, përpunimit dhe shkëmbimit të informacionit …. etj), pavarësisht të shfrytëzimit të një pjese të kapaciteteve të lira E1 të tij nga QNOD-ja për ndërtimin e sistemit të komunikimit dixhital civil “TETRA“ midis Institucioneve – autoriteteve portuale detare shqiptare, financuar nga Bashkimi Europian, ekzistojnë ende sot kapacitete “porta E1“ ende të lira që mund të shfrytëzohen nga MM/SHPFA për përmbushjen e nevojave të saj të r/komunikimit dixhital midis Njësive, reparteve ushtarake, pa qënë fare nevoja e kryerjes të shenzimeve financiare stratosferike vjetore për “qiramarrje për aparate dhe pajisjet – E1“ pra mjedise transmetimi me qarqe dixhitale, proçedura që hartohen dhe realizohen në mënyrë tepër korruptive pranë ASNI (Agjensia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit), proçedura tenderimi të cilat prej muajit maj 2013 Drejtoria e Ndërlidhjes – “Drejtoria e Korupsionit“ i ka kaluar në nivelin e klasifikimit “I Kufizuar“ për ti mbajtur këto proçedura fiktive dhe korruptive tepër të fshehura dhe larg çdo ndryshimi në sistemin politik.

Informimi

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Shefi i SHPFA Gjeneral Major Jeronim Bazo kanë marrë informacione tepër të detajuara veçanërisht nga Komanda e Forcës Detare për këtë proces, sikurse ka marrë informacione, udhëzime dhe rekomandime speciale nga Autoritetet më të Larta Shtetërore për të zgjidhur këtë aferë skandaloze – pra largimin e paisjeve të subjektit privat nga territoret ushtarake.

Gjeneral Major Jeronim Bazo dhe specifikisht Kolonel Ferdinant Dimo (Ish Drejtori i Ndërlidhjes dhe së fundmi i emëruar personalisht nga treshja elitare “pro korupsionit“ Kodheli – Kraja – Bazo si Komandant i ASNI, pikërisht tek vendi “Komandant“ i menaxhimit të tenderave – parave të korupsionit në MM, i cili qëndron pas këtyre skandaleve), jo vetëm që kanë dijeni dhe marrë informacione të plota dhe të detajuara prej vitit 2013 për kohën, mënyrën, proceset e instalimit të paisjeve, mungesën totale të dokumentacionit dhe të autorizimeve të kërkuara, por pikërisht Drejtoria e Ndërlidhjes është ajo që ka inicuar ngritjen e mekanizmave dhe proceseve, ka miratuar dhe zhvilluar procedura administrative dhe prokurimi tepër korruptive, duke lejuar për subjektin privat ndërtimin, instalimin dhe shfrytëzimin e dyanshëm (civil dhe për FA) të sistemeve të radio-komunikimit për shërbime me qarqe dixhitale brenda territoreve ushtarake të FA.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Jeronim Bazo, i “tronditur” për daljen e këtyre dokumentave të AKEP-it në mediat elektronike, organizoi një mbledhje urgjente më datën 06.03.2015 me të gjithë Drejtorët e Shtabit të Përgjithshëm për analizimin e situatës dhe të procesit. Kolonel Ferdinant Dimo përgatiti përsëri mashtrimin e radhës përpara Shtabit të Përgjithshëm, duke fshehur dhe manipuluar situatën reale, sepse është i “kapur“ nga e gjithë elita koruptive. Njëkohësisht Gjeneral Major Jeronim Bazo “hezitoj“ t‘u thoshte vartësve të tij se ka qënë pikërisht iniciativa e vetë Tij dhe Kolonel Ferdinant Dimo, për kalimin e dy Pikave  ushtarake (PRT Zvërnec, Vlorë dhe PRT Hidrovorit, Lushnjë) nga Qendra e Vëzhgimit Detar, Durrës tek Agjensia e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit (ASNI). Kjo zhvendosje e dy pikave ushtarake PRT-ve është kundërshtuar nga disa Gjeneralë, Drejtorë, Komandantë dhe specialistë të tjerë në SHP për arsye të mos argumentimit të llogjikshëm administrues dhe teknik të kësaj ri-zhvendosje të “pakuptimtë“. Megjithë kundërshtimet procesi u realizua, dhe për këtë zhvendosje nuk është hartuar asnjë urdhër apo autorizim për dorëzim kapitali të aseteve të sistemit të radarëve tek ASNI-ja nga Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, pavarësisht informacioneve, dokumentave, raporteve që ajo ka patur mbi aktivitete apo procedura të dyshimta koruptive në këto sisteme, ajo ka dhënë miratimin me heshtje, sepse “s‘kishte rrugë tjetër“ kur e kishte kapërdirë lugën me “çorbën e ëmbël“, duke pretenduar apo patur bindjen që kishte njohuri të mjaftueshme mbi “frekuencat“ dhe “mjediset e transmetimit dixhital“ falë eksperiencës së punës pranë Postës Shqiptare !!!!!!.

Kjo zhvendosje pjesore e sistemit radio/ritransmetimit të këtyre dy pikave PRT nga KFD tek ASNI është realizuar vetëm dhe vetëm për të mbuluar dy nga “aferat“ më korruptive të Drejtorisë të Ndërlidhjes në këtë histori tranzicioni të FA-së (dhe për të hapur një të tretë) si edhe për të garantuar vazhdimësinë e këtyre proçedurave tek ASNI-ja, pasi kishin konstatuar dhe marrë informacion mbi zbulimin e skemës së korrupsionit në fushën e “shërbimeve me qarqe dixhitale“ për FA. Për të menaxhuar në vijimësi këto “afera – procedura milionëshe korruptive“ – afërsisht 240 000 000 lekë, të vjetra, Gjeneral Major Jeronim Bazo dhe Kolonel Ferdinant Dimo janë “kujdesur“ shumë në mbajtjen jashtë rrjetit dhe largimin e personave problematikë nga kjo “linjë përfitimi milionëshe“ si edhe në emërimin e personave të “duhur, të “kapur“ ndaj gradës dhe ndaj  shpërblimeve financiare nga firma kundrejt kryerjes të punëve për firmën, jo profesionist, mediokër, pleq në prag pensioni, gojë kyçur dhe të bindur“ në të gjithë linjën e këtij sektori abuzues të ndërlidhjes.

Mashtrimi i Kolonel Ferdinant Dimos

Niveli i mashtrimit të Kolonel Ferdinant Dimos arrin kulmin me letrën Nr. 1684/1, datë 17.03.2015, mbi “Kthim përgjigje“ për AKEP-in, madje në emër të Shefit të SHP Gjeneral Major Bazo, i cili jo vetëm fshehu të vërtetën e situatës reale veçanërisht në PRT Durrës, duke mashtruar përsëri AKEP-in, por mori guximin të ushtronte presione tek personeli i AKEP-it për“nxjerrje“ informacioni. Ky mashtrim i radhës i Shefit të SHPFA-së e detyroi AKEP-in (Drejtorinë e Inspektimit dhe Monitorimit të Spektrit të Frekuencave), të ngrinte një grup special pune për të ri-zhvilluar një kontroll në të gjitha pikat ushtarake të sistemit të radio-komunikimit të FA-së, ku subjekti privat operonte dhe përgatitjen e një raporti të hollësishëm mbi aktivitetin e subjektit privat ndër vite. Grupi i punës pranë AKEP-it hartoi një raport special me të gjitha konstatimet, shkeljet e ligjit të frekuencave dhe atë të “Autorizimit Individual“, të evidentuara tek të gjitha pikat ushtarake, ku gjendeshin të vendosura-instaluara sistemet elektronike të r/transmetimit dixhital me E1 të subjektit privat pra përsëri konfirmoj ri-konstatimin e paisjeve elektronike private, të instaluara brenda territoreve ushtarake por edhe për përdorimin e frekuencave të “pa lejuara“ nga subjekti privat për vitet 2014 – 2015 për interesa përdorimi nga FA-ja.

Referuar informacioneve tepër të sigurta mbi këto shkelje flagrante koruptive të MM/SHPFA, si para,  pas kthimit të përgjigjes “mashtruese“ të SHSHP të FA-së dhe në vijimësi deri në ditët e sotme kanë patur dijeni të plotë deri në detaje mbi këto proçese edhe struktura të tjera me fushë specifike përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes si Agjensia e Inteligjencës Ushtarake dhe Policia Ushtarake. Elitat drejtuese të këtyre strukturave ushtarake, duke ditur plotësisht lidhjet dhe suportin e ri mbështetës ndaj subjektit privat, nisur edhe nga interesat personale, në vend që të siguronin sipas proçedurave standarte ushtarake, urdhërave, udhëzimeve, bllokimin, izolimin dhe sekuestrimin e këtyre paisjeve elektronike të subjektit privat, nxorrën tek subjekti privat këto informacione “konfidenciale“ duke lajmëruar direkt firmën private të mund të largonte pjesërisht provizorisht paisjet elektronike vetëm nga disa territore ushtarake si PRT Shëngjin, kodër Durrës dhe PRT Ksamil (vetëm për pikat ushtarake që ishin përmendur në Kërkesën e AKEP-it si edhe për PRT që nuk ishin të sigurtë për ruajtjen e informacionit). Kulmin e këtij proçesi “mafjoz“ të mbrojtjes me çdo çmim të subjektit privat dhe të veprimeve të tyre antiligjore, “shpërdorimit të detyrës, postit, informacionit etj“ arrin kur personalisht Kolonel Dimo urdhëron Oficerët e Drejtimit në QNOD dhe të PRT Ksamil, Sarandë dhe Durrës për të mos nxjerrje/dhënie asnjë informacioni jashtë mbi lëvizjet e pasijeve të firmës nëpër repartet e QVD si dhe për largimin e komplet “librave të shërbimeve teknike“ nga pikat e Ksamilit, Sarandës dhe Durrësit për të mos lënë asnjë gjurmë mbi kohën e lëvizjes “provizore“ të paisjeve të firmës. Personeli ushtarak i këtyre pikave gjendet i kërcënuar me format dhe metodat nga më të ndryshmet për të mos nxjerrë asnjë llojë informacioni mbi instalimin apo përdorimin e paisjeve, veprimet që kryen nga subjekti privat si dhe mos u dhënë asnjë dokument administrativ mbi lejimin e këtyre paisjeve nëpër pikat ushtarake.

Skandali

E vërteta e madhe, skandaloze, është se të gjitha paisjet elektronike të sistemit r/rele pranë të 12 (dymbëdhjetë) n/reparteve ushtarake PSV/PRT të KFD, të instaluara nga subjekti privat gjatë kontratës spektakulare koruptive të “mirëmbajtjes së sistemit të radarëve“ për vitin 2011 (gusht – dhjetor 2011) në justifikimin e sigurimit të sistemit “backup“ të E1, paisje të cilat gjenden ende sot të instaluara në komplet sistemin e SIVHD pa asnjë “Autorizim Individual“, Liçensë nga AKEP për “Data Transmission“ apo leje nga SHPFA,  jo vetëm që janë blerë me lekët e asaj kontrate pra fondin financiar të MM, duke devijuar objektin e kontratës (dhe aspak me lekët dhe shpenzimet e firmës, përkundrejt falsifikimeve të dokumentave të tenderit dhe të kontratës) pra ato paisje janë dhe duhet të jenë “pronë“ e sistemeve të IT të FA, por në të kundërt të çdo argumentimi – fakti dhe në të njëjtën kohë Ministria e Mbrojtjes (KFD) paguan sot pa asnjë shërbim “lekë fiktive“ shtesë përsëri këtë subjekt privat, në kuadër të kontratës së re të “mirëmbajtjes së sistemit të radarëve 2015 – 2017“ për gjoja sigurimin me këto paisje të sistemit “backup“ rezervë r/rele dixhitale E1 nga subjeti privat. Kjo është një aferë shtesë koruptive, e cila ka filluar planifikimin e saj (faktikisht të paralajmëruar direkt edhe tek Ministria e Mbrojtjes Kodheli) para momentit të zhvendosjes të dy pikave PRT të KFD (të përmendura më lart) tek ASNI, kur njëkohësisht KFD dhe sistemi i radarëve kanë sistemin e vetë të r/transmetimit E1, të ndërtuar nga firma amerikane me një kosto 1.4 milion dollar.

Përse nuk i ka sekuestruar këto paisje elektronike Policia ushtarake, referuar informacioneve të marra? Përse nuk thirret për ballafaqim, verifikim apo konsultim nga Drejtoria e Inspektimit dhe Antikorupsionit në MM, Policia ushtarake etj,  personeli ushtarak teknik që ka konstatuar këto shkelje dhe që kanë dijeni për këto proçese dhe proçedura koruptive?

Rasti i fundit në muajin dhjetor 2015 i “ri-korigjimit-ndryshimeve“ nga KFD-ja të pjesëve të “nxehta“ të kontratës për mirëmbajtjen e sistemit të radarëve si dhe thirrja vetëm e personave të veçantë, që nuk kanë dijeni fare për këto proçedura, për verifikim gjoja të disa dokumentave nga Drejtoria e Inspektimit – Antikorupsionit dhe Auditi i MM, duke garantuar besnikërin e “mbylljes“ së këtyre proçedurave korruptive këto Drejtori, vërtetojnë nënshtrimin total, të pa ndalshëm, të të gjitha organizmave dhe strukturave të MM/SHPFA përpara elitës koruptive e udhëhequr nga çiftet “Kodheli – Kraja“ dhe “Bazo – Dimo“.

Këto veprime, proçedura, makinacione, involvime, heshtje dhe mos reagim të strukturave të specializuara ushtarake nxjerrin në përfundimin se Drejtoria e Ndërlidhgjes, e cila menaxhon këtë llojë korupsioni miliona lekësh paraqet platformën e një organizme “mafjoze“ brenda strukturave të MM7SHPFA.

Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Shefi i Shtabit Gjeneral Major Bazo dhe Kolonel Dimo kanë prezantuar vetë me fakte, argumenta, prova, bile edhe “mbrojtje“ të subjektit privat deri në Parlamentin shqiptarë dhe së fundmi edhe në Prokurori (është prekur dinjiteti i subjektit personal privat me etiketimin nga ana e mediave dhe opozita si firma “dyqan celulari“) për lidhjet “mega“ korruptive që kanë me subjektin privat në fjalë. Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Gjeneral Bazo vazhdojnë të liçensojnë kanalet e korrupsionit në Ministrinë e Mbrojtjes.

 

 

Please follow and like us: