Befasitë e horoskopit, e shtunë 28 tetor 2017
Dashi
Ditë e mbushur me risi kjo e sotmja për të dashuruarit. Në çdo moment do përjetoni emocione të jashtëzakonshme dhe do ndiheni për mrekulli. Beqarët do joshin pa fund, por sërish nuk do e gjejnë dot atë që kanë ëndërruar. Bëni durim! Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë nuk rekomandohen ende shpenzime marramendëse.
Demi
Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm të bëni gjithçka që lidhja juaj të jetë emocionuese. Partneri/ja nga ana e tij do ketë menduar t’iu surprizojë me një propozim interesant. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim të shpirtit binjak, por as sot nuk do arrijnë ta gjejnë. Financat do jenë të qëndrueshme.
Binjakët
Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni shumë përpjekje sot për t’i qëndruar besnik personit që keni në krah. Të shumtë do jenë ata që do mundohen t’iu joshin dhe t’ju tërheqin pas vetes. Beqarët nga ana tjetër do i kenë të shumta mundësitë për takime, por do jenë të pavendosur. Në planin financiar kërkohet më tepër maturi dhe kujdes.
Gaforrja
Çastet e lumtura do jenë të shumta sot në jetën tuaj në çift kështu që nuk do keni çfarë të kërkoni më tepër. Beqarët nuk duhet ta humbasin optimizmin deri në çastin e fundit sepse në mbrëmje priten disa takime mbresëlënëse. Në planin financiar është dita më e favorshme për të bërë një riorganizim tërësor të buxhetit.
Luani
Do i jepni rëndësinë e duhur jetës tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe lidhja juaj do i kalojë të gjitha pengesat. Do ju duket sikur dashuroni më tepër se kurrë partnerin/en. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë të gjitha premtimeve që do ju bëjnë disa persona. Situata financiare do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni të ardhurat që keni.
Virgjëresha
Tregohuni më të vëmendshëm ndaj detajeve të vogla në jetën tuaj në çift sot sepse edhe ato kanë rëndësinë e tyre. Pritet që ndryshimet të jenë rrënjësore dhe për mirë. Beqarët nuk do tregohen aspak të hapur dhe sërish do mbeten vetëm. Financat mund të kenë ndonjë tronditje për shkak të disa shpenzimeve.
Peshorja
Pasioni do rindizet në çift gjatë kësaj dite. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do ndihen disi më të qetë dhe do i mendojnë gjërat me kujdes. Venusi do jetë planeti më i favorshëm për beqaret gjatë kësaj dite. Në momentet që ata më pak e presin do takojnë princin e tyre të kaltër. Situata financiare do jetë e qëndrueshme.
Akrepi
Lidhja juaj në çift do jetë më e bukur dhe më e veçantë gjatë kësaj dite. Do shkoni nëpër vende të reja dhe do përjetoni ndjesi të papërshkrueshme. Beqarët do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje serioze dhe mjaft të bukur. Në planin financiar do keni tronditje të vogla, por situata do stabilizohet shpejt.
Shigjetari
Do qëndroni më shumë kohë me atë që keni në krah sot dhe do flisni gjerë e gjatë edhe për disa tema delikate. Edhe ata që kanë kaluar një periudhe të tensionuar do ndihen më të qetë. Për beqarët do jetë një dite plot ngjyra dhe risi. Shfrytëzojeni deri në maksimum. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm me shpenzimet.
Bricjapi
Venusi premton një ditë të lumtur dhe të mbushur me emocione shpërthyese gjatë kësaj dite. Shfrytëzojeni deri në minutën e fundit sepse nuk do përsëriten shpesh çaste të tilla. Edhe për beqarët klima do jetë e ngrohtë dhe e përshtatshme për takime impresionuese. Në planin financiar nuk është ende momenti për të kryer investime të mëdha.
Ujori
Do përjetoni kënaqësi të reja sot në jetën tuaj në çift dhe për këtë arsye do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni. Çdo surprizë ai do e ketë menduar me maturi dhe kujdes. Beqarët do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë prej kohësh. Me financat tregohuni të matur sepse duhet t’ia dilni mbanë me aq sa keni.
Peshqit
Ditë shumë e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do shkojë ashtu si kishit menduar sepse debatet do jenë të pafundme. As beqarët nuk do kenë fat në dashuri dhe do mbeten sërish vetëm edhe sot. Në planin financiar duhet të luftoni fort për t’i zgjidhur sa më parë problemet që ju kanë dalë.